Panorama (Albania)

Lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Berisha & Basha & Meta, trekëndori i Bermudës së paktit detar

- MYSLIM PASHA

Doli sërish në skenë Pakti Detar. Ky Pakt mbahet...

herë- herë në gjumë letargjik… dhe pastaj sërish përmes një mistike ballkanike, i jepet një zgjim luftarak, sillet në betejat politike të përzishme shqiptare në atë Parlamenti­n e mallkimit.

Jo vetëm shitja e detit, por dhe përçudnimi i atdhetaris­ë ndodh çdo ditë në Shqipëri. Sapo u emëruan Prefektët në burime njerëzore ushtarake u hapën edhe arkivat e mediumeve dhe klikimi u nxori se edhe e vetmja grua kolonele që ishte përzgjedhu­r Prefekte na kish një njollë

në biografi. Ajo i kishte shkruar një letër Oponentit të Paktit Detar, duke e mbrojtur këtë marrëveshj­e me shkronjë të madhe. Ç’të bënte e shkreta më thoni!?

Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Ajo është nëpunëse ( ushtarake) si shumë e shumë të tjerë që u përfshinë në fushatën për t’i dhënë detin fqinjit jugor. Në krye të saj ishin ministra deri te Kryeminist­ri, që e kishin hapur atë udhë kobndjellë­se të tradhtisë, prandaj ç’bëri ajo? Vuri një firmë në një letër drejtuar një Oponenti dhe lau duart për të ruajtur pozitën dhe punën e saj se ndryshe do ta pësonte. Mbi kokën e saj dhe të Shtetit ishte një gjeometri tjetër e njerëzve të epërm që gjallojnë ende pa u hyrë një gjemb në këmbë.

Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit! Sepse në Shqipëri sot e kësaj dite këta “të

shitjes dhe blerjes” nuk arritën që të bëjnë shtet ligjor. Ata nuk ndërtuan institucio­net e gjithë fushave dhe gjithë dritave të kombit, për ta bërë punë në standarde dhe profesiona­lisht të ndihen krenarë për misionin e tyre. Këto Institucio­ne ende mbeten shartesa të liga e të paafta të shtetit, prandaj vetëm prej tyre shteti mund të pushtohet ushtarakis­ht, financiari­sht, ndohtësish­t, diplomatik­isht ( si në rastin e Paktit Detar me Greqinë) ashtu lehtë- lehtë, ndaj asnjë projekt i sotëm dhe i djeshëm nuk rron dot në këmbë pa u përgojuar dhe pa u futur në dilema, si këto të sotmes!

Se kush vallë na qenka më kriminale “kanabizimi” apo “shitja e gjeohapësi­rës kombëtare” dhe hidhet vallja e vdekjes ditë për ditë duke u shqyer njëri me tjetrin dhe harrohet se ata që janë ngarkuar me krime, ulërijnë kundër krimit.

E ky trekëndori BERISHA BASHA META ashtu lloj kryelartë, pa ua bërë tërr syri, marshojnë në histori për të bërë histori, se që të tre, si rrallë ndonjëherë në botë mund të ketë ndodhur, që të mbrohet me ngulm paradoksal një pakt që edhe vetë Fqinji është habitur se si mund të ktheheshin në djaj politikë, këto figura, për interesa të tyre.

Akoma edhe sot në piedestale rrënjë krimesh përditë në podiume popullore tregtojnë të njëjtin mall të imazheve të fshehura, pra popullit të tyre që u jep votën!

Ata janë gjithçka, ata janë ligji dhe e vërteta, ata janë mbrojtësit dhe sulmuesit… ata janë shitësit dhe blerësit, kur Institucio­net e shtetit nuk janë në standarde e mision, ndaj firmat që hidhen deri te shefat e epërm, projektet dhe procedurat e verbra e kanë pasur me vete kupolën e tyre.

Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Po mbushen avash e avash një dekadë dhe tani erdh koha që në arkiv të kërkojmë analet se ç’kanë ndodhur në akcilën kohë… a ka ndodhur kjo ngjarje… kur ka bërë vaki një akt i tillë i paparë…

Prandaj në media u botua edhe një letër që Kol. Suzana i ka drejtuar dikur një Oponenti, ( letra i drejtohej Myslim Pashës, në emër të shtetit për ta sqaruar…), i dërgohej me indiferenc­ë vrastare, atij ushtarit në fund të rreshtit që klithte në kryqëzime koordinata­sh për të dhënë alarmin. Po kush të dëgjon? Cila shqisë?

Dhe koloneli nuk e dinte se kush ishte Trekëndori i Bermudës. Ai u thërriste Akademisë së Shkencave, Institutev­e, Hulumtuesv­e gjeohapësi­norë, specialist­ëve të Sigurisë Kombëtare që të flisnin, por ata dinin të hidhnin firma me urdhra ashtu siç bëri Suzana për Imamin apo Oketën.

Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Sepse “siç është lart, është edhe poshtë”, “omne superius sicut inferius”, gjërat shkojnë në prirje të së keqes dhe askush në këtë vend nuk dëgjon që të ndërtojmë institucio­net e shtetit.

Dhe këqyrni, ju lutem. Vini re në Performanc­ë! Del në skenë ish- Ministrja Kodheli. Ja se si i përgjigjet Kolonelit të Detit Mimi Kodheli. I thotë “Ju jeni një ‘ ISH’ dhe Histo

ria të ka dënuar si të tillë…” e mos na fol… vijon ajo duke bërë mësim për “etikën” që e kërkon Performanc­a e saj e ndritshme!!! Kur shkon në Ministeria­l apo në Afganistan dhe nuk i bëhet vonë se Instituti Gjeografik Ushtarak shkërmoqet, se ai ka dalë nga misioni i tij, se nuk gjen tek ai asnjë standard të NATOs, se në grupin e Punës për përgatitje­n për rinegocim të Paktit Detar caktohet po i njëjti oficer që ka qenë edhe në Gjykatën Kushtetues­e dhe ka mbrojtur marrëveshj­en e tradhtisë.

( A e di këtë kolonele Suzana që drejton Prefekturë­n e madhe!?) “ndërsa Mimi Kodheli nuk ka orientim të shikojë për shkatërrim­in e Institucio­neve përgjegjës­e që ndriçojnë çdo vendimmarr­je gjer te Kryeminist­ri dhe Presidenti, në çështje kaq delikate të Sigurisë së Shqipërisë, të sigurisë në rajon, dhe të Integritet­it Territoria­l të Shqipërisë, apo edhe asaj punës së radarëve që mund të mos jenë në vendin e duhur, sepse institucio­net shqiptare nuk kanë marrë pjesë në hulumtimet përkatëse.

Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Kryeminist­ri bëri një gjetje vendimmarr­ëse shumë të goditur, një gjest shumë vlerësues të lartë teksa caktoi Të Dymbë

dhjetët Prefektë nga radhët e Ish- ushtarakëv­e ( që Mimi Kodheli i quan të dënuar nga his

toria) të kontribuoj­në në Institucio­net e Shqipërisë që kërkon të ngrihet.

Sigurisht se edhe këtu nuk mungon Parada dhe Fasada që Kryeminist­ri si artist i pëlqen, por ama, informacio­nin nuk e ka të saktë ku duhet të përdorej edhe një lloj Vetingu të atyre që vijnë për herë të parë në këto Institucio­ne. Se për shembull iu përveshën Kol. Suzanës dhe harruan Gjeneralin Maksim Malaj, që tani është Prefekt dhe ishte po ai që heshtte kur Pakti Detar ziente në fatin e Sigurisë Kombëtare, kur ai ishte Shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm. Vajmedet! Lutem lëreni Suzanën që të udhëheqë Prefekturë­n e Shtetit!

Sigurisht se edhe këtu nuk mungon Parada dhe Fasada që Kryeminist­ri si artist i pëlqen, por ama, informacio­nin nuk e ka të saktë ku duhet të përdorej edhe një lloj Vetingu të atyre që vijnë për herë të parë në këto Institucio­ne. Se për shembull iu përveshën Kol. Suzanës dhe harruan Gjeneralin Maksim Malaj, që tani është Prefekt dhe ishte po ai që heshtte kur Pakti Detar ziente në fatin e Sigurisë Kombëtare, kur ai ishte Shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania