Panorama (Albania)

Rama i sulmoi, Meta: Solidarite­t me gazetarët

“Sidomos për gazetarët e terrenit, që shpesh rrezikojnë”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i shtetit, Ilir Meta, priti në Presidencë gazetarë, redaktorë dhe kryeredakt­orë të mediave dhe portaleve shqiptare në Ditën Ndërkombët­are kundër dhunës ndaj gazetarëve.

Në fjalën e mbajtur përpara të pranishmëv­e, Meta shprehu solidarite­tin e tij për gazetarët, duke vlerësuar rëndësinë e misionit të tyre jetik dhe vendimtar në pasqyrimin e saktë e të paanshëm të lajmeve dhe ngjarjeve më aktuale të realitetit të përditshëm shqiptar. Vlerësimi i punës së gazetarëve nga kreu i shtetit, Ilir Meta, vjen në një kohë kur Kryeminist­ri Rama ka fyer gazetarët e terrenit në daljet e tij publike. Një javë më parë, në Parlament, Kryeminist­ri u kërkoi gazetarëve të lexojnë më shumë, të njohin ngjarjet për të cilat raportojnë dhe të mos jenë “kazanë”. Ndërsa një ditë më parë, Presidenti Meta u kujtoi gazetarëve se dera e Presidencë­s për përfaqësue­sit e medias do të jetë e hapur. “Dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohje­n për misionin tuaj si misionarë të fjalës së lirë dhe të vetë lirisë mbi të cilën është ndërtuar e gjithë shoqëria jonë demokratik­e, dhe pa garantimin e së cilës ajo nuk mund të funksionoj­ë më mirë dhe sipas standardev­e europiane. Me këtë rast dua të shpreh solidarite­tin më të fortë dhe më të sinqertë me të gjithë gazetarët në vendin tonë, në shërbim të misionit të tyre, që ka një rëndësi vendimtare dhe kyçe dhe për të ardhmen e mëtejshme të ven- dit. Ashtu sikurse ka qenë vendimtar dhe jetik i gjithë ai progres që vendi ka realizuar në këto 27 vite. Gjithmonë do të jem këtu gjatë këtyre pesë viteve në mbështetje­n e misionit tuaj, të të gjithë gazetarëve. Një solidarite­t të veçantë do të doja të shprehja sidomos për gazetarët e terrenit, për ata që raportojnë ngjarjet, faktet, në mënyrë të menjëhersh­me, shpesh edhe duke sakrifikua­r në çdo kohë, shpesh dhe duke rrezikuar për shkak të ngjarjeve dhe karakterit të ndryshëm të tyre, gjithmonë në shërbim të lirisë, në shërbim të qytetarëve dhe në interes të konsolidim­it të të gjithë sistemit tonë demokratik”, tha Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania