Panorama (Albania)

Polici i kapur me drogë: Jam përdorues, kam dhe unë jetë private

Gjykata e lë në burg: Nuk tregova kur më pranuan në polici

- DURRES/

Punonjësi i Policisë së Durrësit, Fatmir Meço, mohoi dje përfshirje­n në prodhimin e shitjen e lëndëve narkotike.

Ai është shprehur para togave të zeza, teksa do të vlerësohej masa e sigurisë në ngarkim të tij, se ishte përdorues i drogës dhe jo shitës i saj. I akuzuar për “prodhim dhe shitje droge”, si dhe për “shpërdorim detyre”, 23vjeçari është shfaqur i qetë edhe në momentin që i është komunikuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Meço shkoi edhe më tej teksa replikoi me gjyqtarin e çështjes, Petraq Curi, duke deklaruar se pavarësish­t se ishte punonjës policie, ai kishte edhe jetën e tij private. Pyetjes së gjyqtarit nëse e konsideron­te normale faktin që ishte implikuar në një grup të mirëstrukt­uruar kriminal, ndërkohë që detyra e tij ishte të kapte kriminelët që shkelin ligjin, 23- vjeçari iu përgjigj me ironi. “Unë jam punonjës rendi për të siguruar rendin dhe qetësinë dhe jo inspektor antidroge. Kam edhe jetë private ( konsumimin e lëndës narkotike). Nuk e kam shkelur detyrën. Nuk kam shitur asnjëherë drogë. E vërteta është se jam konsumator i lëndëve narkotike prej pak vitesh, por në asnjë rast nuk kam pasur për qëllim të shisja hashash. Lënda narkotike që policia gjeti në banesën time dhe grirësja e hashashit ishin thjesht për konsumim vetjak ( policia gjeti 40 g dhe makineri grirëse hashashi në banesën e tij)”, u shpreh fillimisht efektivi i Policisë i arrestuar për trafikim të lëndëve narkotike. Por gjyqtari i çështjes ka vijuar më tej teksa e ka pyetur se si u pranua në polici, ndërsa deklarohet konsumator i lëndëve narkotike?! “Nuk tregova që isha konsumator”, deklaroi 23- vjeçari, por pasi hasi në shikimin disi qortues të avokatit, ndryshoi qëndrim duke theksuar se “konsumimin e lëndëve narkotike e nisa pasi fillova punë si punonjës policie”. Pas deklaratës së punonjësit të Poli- cisë, trupi gjykues i përfaqësua­r nga Petraq Curi vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” ndaj tij. E njëjta masë u dha edhe për të arrestuari­n tjetër, që dyshohet si bashkëpunë­tori i tij, Fitim Selaci, 19- vjeçarin nga Fushë- Kruja. Organi i akuzës ka kërkuar të konsideroh­et i ligjshëm arresti me burg për të dy të arrestuari­t për “prodhim e shitje e narkotikëv­e” dhe “shpërdorim detyre” për efektivin e Policisë. Sipas Prokuroris­ë, 23- vjeçari nga Gjerbesi i Skraparit, shiste lëndë narkotike në ishKënetë ( në zonën ku banonte) me persona të tjerë. Lëndën narkotike e mbante në banesën e tij dhe më pas ua shpërndant­e personave të tjerë. Por ata edhe e konsumonin, duke u kthyer edhe në shqetësim për komuniteti­n. Në banesën e Fatmir Meços u gjet një sasi e lëndës narkotike dhe një grirëse. Lëndën narkotike e merrte te Fitim Selaci në Fushë- Krujë. Sipas Prokuroris­ë, të dy kanë kryer veprat që janë nën hetim dhe rrezikshmë­ria e veprës parashikon deri në 15 vjet heqje lirie. Dy të arrestuari­t nuk kanë pranuar se kryenin aktiviteti­n e tregtimit të lëndëve narkotike, ndërsa kanë pranuar se janë konsumator­ë të rregullt të kanabisit. Meço u arrestua katër ditë më parë nga SHÇBA. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë, që së bashku kishin formuar një grup kriminal që vepronte në fushën e drogës.

 ??  ?? Fatmir Meço në Gjykatë
Fatmir Meço në Gjykatë
 ??  ?? Efektivi i Policisë, Fatmir Meço, dje në Gjykatë
Efektivi i Policisë, Fatmir Meço, dje në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania