Panorama (Albania)

Basha: Rama erdhi si rilindas, po ikën si taleban

“Zhvishesh lakuriq për të hequr vëmendjen nga 1.3 miliardë euro”

-

fjalim për Xhorxh Papandreun, antishqipt­arin më të madh të rajonit dhe Europës. Ça do i bëj unë tani këtij... Përmende marrëveshj­en e detit, do të them kaq. Bëre gjithçka me para dhe korrupsion, anulove një marrëveshj­e, e cila në 1000 gjykata të dalë për traktatin e deteve, është legjitime... Gramoz Ruçi: Zoti Berisha ulu, të është fik mikrofoni. Sali Berisha: Kjo marrëveshj­e u anulua për qëllimet e një pale të tretë, qëndrim i mirëfilltë antikombët­ar me problemet të së cilës po përballen dhe do përballen. Vangjel Dule: Zoti Ruçi, mos e bëni procedurën lëmsh. Gramoz Ruçi: Mos më mëso se si drejtohet seanca, se për këtë punë je i vogël akoma.

Edi Rama: Mbasi dëgjuam në mënyrë të përsëritur pllakat e gramafonit, doli vetë “la voce del padrone”. Sali, unë do isha shumë i lumtur sikur të dija edhe greqisht. Për fat të keq nuk di greqisht, siç nuk di dhe shumë gjuhë të tjera. Ajo që nxore këtu, si një zbulim për kazanin e qytetarëve të tu dixhitalë, është fjala përshëndet­ëse që unë kam bërë në kongresin e PASOK- ut me një video, për pamundësi për të shkuar atje në atë periudhë. The këtu që marrëveshj­en e detit e paskam rrëzuar unë në Gjykatën Kushtetues­e, e cila votoi 9 me 0. Kurrë nuk ka ndodhur më parë, me para dhe me korrupsion, the këtu ti.

Sali Berisha: Marrëveshj­e e blerë... E blerë me para në dorë...

Edi Rama: Ndërkohë, edhe një autodeklar­im i yti, që ti atë marrëveshj­e ke dashur, ti atë marrëveshj­e e ke bërë nëpërmjet dorës tënde në Ministrinë e Jashtme, që sot e ke kryetar partie të komanduar dhe që ti i qëndron asaj marrëveshj­eje. Rëndësi ka që shqiptarët ta dëgjojnë këtë. Unë e di që me atë palën e tretë ti ke kujtime të hidhura, por çdo palë e tretë nuk është Shqipëria, nuk është interesi i Shqipërisë dhe të paktën, kur vjen puna te Shqipëria, mos u bëj më grek se grekët, më turk se turqit dhe më ordiner se ata ordinerë që këtij vendi i kanë rënë në qafë me shekuj.

Vangjel Dule: Kryeminist­ri i vendit, kryenarkok­ultivuesi dhe kryenarkot­rafikanti, mbajti një logorre që do të mbahet mend si gjuha e urrejtjes, e përçarjes...

Edi Rama: Zoti Vangjeli, Qirje Saliu, unë nuk di ku i dëgjove zotrote Vangjeli fjalët raciste, ku e pe gjuhën e urrejtjes.

Si minoritet të takonte ty të dilje këtu dhe të pyesje Qirje Saliun ç’kishte me të folurën time në greqisht. Ti minoriteti­n e ke biznes politik. Qirje Saliu se s’ke më Dashin e Havasë dhe je bërë edhe Hava, edhe Dash vetë. Ju vazhdoni bjerini gajdes, ja ku e keni gramafonin. Ju para, ai mbrapa, kërceni palikarin si quhet ajo dhe në fund fare do shikoni se çfarë llogarish do të merrni nga hanxhiu, një për një, siç i keni marrë sepse ato meritoni.

Lulzim Basha: Kështu siç e ka nisur, deri në fund të seancës do heqë dhe çorapet. Por tani filloi të zhveshë gojën duke përdorur fjalë të ndyra në shqip, me pretendimi­n se po perifrazon greqishte. E gjithë kjo orgji verbale dhe dëmit që ke bërë në 5 vite, ka vetëm një qëllim, të justifikoj­ë fitimin tënd dhe të kupolës mafioze.

Edi Rama: Lulzim, më përmende në mënyrë të vazhdueshm­e gjuhën time. Nuk e di sa e kontrollon tënden. Të siguroj që në tënden ka shumë arsye për t’u ndjerë të fyer për shpërdorim­in e gjuhës shqipe dhe ndryshimi mes meje e teje Lulzim dhe mes gjithë të tjerëve këtu, është: unë mësues për gjuhën time kam Fan Nolin dhe Konicën, ti ke Saliun dhe Monikën. Flamur Noka: Je një batakçi... Edi Rama: Ju jeni një tufë analfabetë­sh. Sali Berisha: Edhe i pashkollë dhe rreh gjoksin. Edi Rama: Sali, e ke gjuhën si ndërtim pa leje. Sali Berisha: Je njeriu më i pashkollë.

 ??  ?? Basha dje gjatë fjalës në Kuvend
Basha dje gjatë fjalës në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania