Panorama (Albania)

Nezar Seiti s’bashkëpuno­n, kërkon të gjykohet në Itali

“Financieri” dëshmon, pranon lidhjen e krushqisë me Habilajt

-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje të dyshuarin si bashkëpunë­torin e ngushtë të Moisi Habilajt, Nezar Seitin.

Ky i fundit gjendet në burg me afat 20 ditë, teksa pritet që të ekstradohe­t në Itali, si i përfshirë në trafikun ndërkombët­ar të drogës që kryente grupi kriminal. Marrja në pyetje ka ardhur pasi Krimet e Rënda kanë siguruar dosjen e Nezar Seitit, të ardhur nga Prokuroria e Katanias, e cila u përkthye në Ministrinë e Drejtësisë. Pikërisht, Krimet e Rënda e kanë pyetur Nezarin për përgjimet dhe rolin e tij në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Burime pranë organit të akuzës thonë për “Panoramën” se Nezar Seitit i është ofruar statusi i bashkëpunë­torit, por ai e ka refuzuar një “marrëveshj­e” të tillë. Seiti ka pranuar para prokurorëv­e të Krimeve të Rënda se ka lidhje krushqie me Habilajt, pasi e shoqja e tij i ka kushërinj. Gjithashtu, ai ka thënë se ka udhëtuar shpesh drejt Italisë në kërkim të punëve të ndryshme, dhe se kthehej shpesh në Shqipëri për të parë prindërit e moshuar, që banojnë në Vlorë. Lidhur me trafikun e drogës, dhe rolin e tij si bashkëpunë­tor i Moisi Habilajt, Nezar Seiti nuk ka preferuar të japë shpjegime. Ai ka kërkuar që të gjykohet në shtetin fqinj, ku janë ngritur akuzat e para, duke i thënë “po” ekstradimi­t. Nga ana tjetër, pritet që të mbërrijnë shkresat përkatëse nga Itali për ekstradimi­n e Nezar Seitit. Po kështu, “Panorama” mëson se në pyetje është marrë edhe i arrestuari tjetër në Babicë të Vlorës, Armand Koçerri. Edhe ky dyshohet se është i përfshirë në trafikun që kryente grupi i Habilajve, i cili sipas dosjes se Katanias ka xhiruar 20 milionë euro në tre vjet. Edhe pse në banesën e Koçerrit u gjetën 4 tonë kanabis, ky i fundit ka mohuar akuzat dhe nuk ka dashur të japë shpjegime të mëtejshme. Ndryshe nga Nezar Seiti, Koçerri nuk përmendet në dosjen e përgjimeve. Ndërsa Seiti është përgjuar gjatë qëndrimit në Itali, ku në të shumtën e rasteve ai kujdesej, sipas përgjimeve, për mbërritjen e ngarkesave, transporti­n dhe karburanti­n e skafeve. Krimet e Rënda tashmë janë në pritje deri të premten të dosjes së plotë të ardhur nga Prokuroria e Katanias, në mënyrë që të ndër- marrin hapat e mëtejshëm për të akuzuarit. Gjithashtu, vazhdojnë kërkimet për Florian Habilajn, i cili është ende në arrati. Dy ditë më parë, Krimet e Rënda sekuestrua­n edhe bllokun e hyrje- daljeve të Ministrisë së Brendshme, për të verifikuar nëse ndonjë prej anëtarëve të bandës ka pasur takime me ish- ministrin Tahiri në ato mjedise.

 ??  ?? SAIMIR TAHIRI NE KESHILLIN E MANDATEVE DHE IMUNITETIT
SAIMIR TAHIRI NE KESHILLIN E MANDATEVE DHE IMUNITETIT
 ??  ?? Nezar Seiti në Gjykatë
Nezar Seiti në Gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania