Panorama (Albania)

Berisha: Visho Ajazi u largua prej Saimir Tahirit

“Në vend që të qërohet Haki droga, ikën kreu i SHISH”

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha është i bindur se arsyet për të cilat kreu i SHISH- it, Visho Ajazi, dha dorëheqjen ishte zbulimi i përfshirje­s së ish- ministrit Tahiri në trafikun ndërkombët­ar të drogës. Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha deklaroi se zyrtari që duhej të largohej pas skandalit me kanabizimi­n e vendit duhej të ishte drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe jo kreu i SHISH- it, Visho Ajazi. “Në kulmin e krizës, në një kohë kur çështja e kanabisit u ndërkombët­arizua në mbarë botën, në një kohë kur shqiptarët dhe bota mori gjithë dokumentac­ionin e Antimafies italiane, se trafiqet në Shqipëri i drejtonte vetë ministri i antitrafik­ut, pra Saimir Tahiri, në një kohë kur në ekzekutivi­n shqiptar kishte vetëm një zë të fuqishëm kundër kanabisit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, dhe ky ishte Shërbimi Informativ Kombëtar, në vend se të qërohet Haki droga, largohet nga detyra shefi i SHISH për fajin e vetëm sepse në zbatim të ligjit dhe të Kushtetutë­s, i raportoi me dhjetëra dhe qindra herë kryetarit të shtetit, por dhe vetë Noriegës për narkosh- tetin dhe zhvillimin e tij në Shqipëri. Kjo lëvizje inekstremi­s përbën revanshin më të fuqishëm të narkoshtet­it dhe krimit të organizuar”, deklaroi Berisha. Ishkryemin­istri u bëri thirrje shqiptarëv­e të shpëtojnë vendin e tyre përmes një revolucion­i popullor. Berisha paralajmër­oi Kryeminist­rin Rama se do të ketë fatin e mikut të tij, ish- kryeminist­rit rumun, Viktor Ponta, që përfundoi në birucat e Rumanisë. “Noriega, për të fshehur krimin e tij monstruoz ndaj shqiptarëv­e, shndërrimi­n e Shqipërisë në një narkoshtet, bllokimin nga ky narkoshtet, për herë të parë në historinë e pluralizmi­t, të drejtësisë, një javë më parë, me urdhër të tij, shfaqi tmerrin që i ka hyrë deri në palcë se mos e ndjek fati i Viktor Pontes, mikut të tij të ngushtë, që përfundoi për 1/ 100 e vjedhjeve dhe abuzimeve në birucë nga drejtësia rumune”, tha Berisha. Replikën me ish- kryeminist­rin e bëri kreu i Grupit Parlamenta­r të PS, Taulant Balla. Për kreun e Grupit të PS, Berisha përmend emrin e Viktor Pontes për shkak të baltës së tyre brenda Shqipërisë. “Sali nuk të kam kthyer kurrë përgjigje për ish- kryeminist­rin rumun, Viktor Ponta, të cilin fati e ka bërë të jetë miku im i shkollës, fati e ka bërë që të ishte kryeminist­ër i Rumanisë për një kohë të gjatë. Ishte i vetmi kryeminist­ër i Rumanisë që vendosi të njihte Kosovën. Ka ardhur dhe në Tiranë, ka bërë të njëjtën gjë dhe në Bukuresht, ka bërë të njëjtën gjë me Presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë me të gjitha autoritete­t kosovare”, deklaroi Balla. Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS i ka bërë thirrje Berishës të heqë dorë nga sulmet personale, të cilat nuk e nderojnë Shqipërinë në arenën ndërkombët­are.

 ??  ?? Berisha dje në Kuvend
Berisha dje në Kuvend
 ??  ?? Balla dje në Kuvend
Balla dje në Kuvend

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania