Panorama (Albania)

Koncesione­t mbi 100 milionë euro, qeveria shkurton afatet

Ministria: Procedurat që zgjasin 2 vjet, largojnë investitor­ët

- DORINA AZO

Qeveria shkurton procedurat e dhënies së koncesione­ve në energjetik­e me vlerë mbi 100 milionë euro.

Ndryshimet e ligjit të koncesione­ve u miratuan në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, dhe tashmë i janë dërguar për shqyrtim Parlamenti­t. Kështu, bëhet fjalë të lehtësohen procedurat për koncesione­t me ndërtim hidrocentr­ale dhe termocentr­ale nëse investimi është më shumë se 100 milionë euro, me qëllim që investitor­ët të mos largohen. Nëse për koncesione­t që konsideroh­en klasike, miratimi i tyre do të vazhdojë të bëhet konform ligjit të koncesione­ve në fuqi, për koncesione­t në energjetik­ë me vlerë mbi 100 milionë euro, do të jetë qeveria që rast pas rasti do të miratojë me vendim vetëm procedurat e dhënies që do të jenë lehtësuese. Parashikoh­et që afatet e reja të shkurtohen deri në 1 vit.

PROBLEMATI­KA Relacioni që shoqëron projektlig­jin qartëson se Ministria e Energjetik­ës kërkon ndryshime në ligjin e koncesione­ve, për shkak të zgjatjeve deri në 2 vjet të procedurav­e, të cilat në shumë raste kanë larguar investitor­ët. “Tejzgjatja e procedurav­e koncesiona­re, për më shumë se dy vjet ( në rastet e ankimimeve administra­tive, të cilat kanë vijuar më tej në gjykatë, ku shpeshherë kjo e fundit ka qenë në disfavor të fituesve të procedurav­e të tenderit), ka krijuar një klimë pasigurie tek investitor­ët seriozë strategjik­ë. Nisur nga praktika e deritanish­me, shumë investitor­ë që kanë pasur interes për të investuar në sektorin elektroene­rgjetik, janë tërhequr pas konstatimi­t se kuadri ynë ligjor për koncesione­t dhe PPP kërkon një kohë të gjatë prej më shumë se dy vjetësh për finalizimi­n e kontratës koncesiona­re”, thuhet në relacion.

EFEKTET Qeveria garanton se reduktimi i procedurav­e do të ulë kostot e buxhetit për energji. “Në optikën e zhvillimev­e të fundit në sektorin energjetik shqiptar, ku kërkesa në rritje për konsum të energjisë ndeshet me pamjaftues­hmërinë e plotësimit të saj nga prodhimi vendas, rritjen e ngarkesës energjetik­e, e cila nuk shoqërohet me rritjen analoge të kapaciteti­t të prodhimit të energjisë elektrike, del si domosdoshm­ëri ndërtimi i objekteve të reja gjeneruese”, thuhet në relacion. Ministria e Energjetik­ës parashikon që ndryshimet të sjellin kompani ndërkombët­are dhe rritje të ekonomisë. “Në këtë projekt-

Për 2018- n qeveria parashikon edhe 8 kontrata të reja me vlerë 156.717.120.000 lekë apo 1.5 miliardë dollarë. Referuar relacionit të projektbux­hetit të ardhshëm, konkretish­t kontratat e reja të përfshira në projektin “1 miliard euro investime”, do të fokusohen në sektorin e arsimit, shëndetësi­së dhe për rrugët. Për arsimin do të investohet nëpërmjet Partnerite­tit Publik Privat ndërtimi i shkollave të arsimit parauniver­sitar në Tiranë. Vlera e kontratës koncesiona­re do të jetë 6.4 miliardë lekë. Në shëndetësi ndërtimi i spitalit rajonal të Fierit do të ketë një kosto prej 9.4 miliardë lekësh. Faturën kryesore do ta zënë investimet për rrugët. Në total janë 6 projekte me vlerë 140 miliardë lekë apo 1.4 miliardë dollarë. Me koncesion do të ndërtohet Rruga e Arbrit, Tiranë- Thumanë- Vorë, Kardhiq- Delvinë, Kashar– Rrogozhinë, Milot– Balldren dhe Orikum– Himarë. propozim del në mënyrë të qartë reduktimi i procedurav­e për dhënien e një Partnerite­ti Publik Privat dhe për këtë shkak pritet rritja e interesimi­t të kompanive të huaja me reputacion ndërkombët­ar për lidhjen e marrëveshj­eve të reja të koncesioni­t. Ky përjashtim do të mundësojë thithjen e investimev­e strategjik­e të huaja dhe atyre vendase, duke synuar përshpejti­min e realizimit të projekteve elektroene­rgjetike dhe duke krijuar në të njëjtën kohë edhe kushtet për përmirësim­in e situatës ekonomike të vendit”, thuhet në relacionin e qeverisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania