Panorama (Albania)

Aksidentet, tre të vdekur në Durrës e Fier

Një prej viktimave, vajzë e re që kthehej nga një festë

-

FIER- DURRES - Tri viktima është bilanci i tri aksidentev­e që ndodhën dje në Fier dhe Durrës. Fillimisht një aksident tragjik në aksin rrugor Patos- Fier i mori jetën një vajze të re dhe një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 03: 15 të së enjtes. Një automjet tip “Benz”, me targa AA 551 OB, doli nga rruga dhe më pas përfundoi përmbys në një kanal me ujë. Përplasja ka qenë fatale për vajzën e re me emrin Maltjana Hënaj, e cila ka mbetur në vend e vdekur, ndërsa për pasojë mbeti i plagosur rëndë edhe drejtuesi i mjetit, i identifiku­ar si Taulant Ershani, 27 vjeç. Vajza e re ishte pasagjere në automjetin që drejtohej nga 27- vjeçari. Dy të rinjtë kishin qenë në një festë te miqtë e tyre dhe i riu po e përcillte për në shtëpi nga Patosi për në Orikum ku vajza jetonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes, ndërkohë paraprakis­ht dyshohet se shpejtësia e lartë mund të ketë qenë shkak i aksidentit të rëndë. Kthesa e Patosit njihet si kthesë e rrezikshme, ndërsa mungon ndriçimi dhe tabelat sinjalisti­ke. Ndërsa në Durrës, gjatë orëve të para të së enjtes, pati dy aksidente me vdekje. Rreth orës 05: 20, në autostradë­n Tiranë- Durrës, në afërsi të Sukthit, një autobus me drejtues një 48- vjeçar nga Tetova përplasi për vdekje një 72- vjeçar. Drejtuesi i autobusit, G. B., 48 vjeç, banues në Sllatinë, Tetovë, u shoqërua në Komisariat­in e Durrësit për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Ndërsa rreth orës 09: 40, në Shkozet, treni i linjës Shkodër- Durrës aksidentoi për vdekje shtetasen F. B., 70 vjeçe, banuese në Rrashbull. Policia bëri shoqërimin e makinistit G. R., 62 vjeç, deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes me pasojë vdekjen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania