Panorama (Albania)

Operacioni "Vjeshtë 2017", u bllokuan 41 mln euro pasuri

Bilanci i dy muajve, nga makinat luksoze, anijet e pallatet

- ETLEVA DELIA Gjatë operacioni­t

Makina, troje, apartament­e, mjete lundruese, llogari bankare e biznese me vlerë rreth 41 milionë euro janë sekuestrua­r përgjatë dy muajve nga Policia e Shtetit, gjatë operacioni­t "Vjeshtë 2017".

Nga data 28 gusht, kur nisi operacioni, në zbatim të porosisë së Kryeminist­rit Edi Rama, e deri më 31 tetor, Policia ka referuar në Prokurori rreth 80 procedime pasurore. Thuajse të gjitha këto procedime janë referuar në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, me përjashtim të disa rasteve të veçanta që po hetohen nga prokurorit­ë e rretheve gjyqësore. Sipas statistika­ve zyrtare të Policisë së Shtetit, deri tani janë bllokuar 102 banesa ( shtëpi private, vila, apartament­e); 1 pallat 11- katësh; 111 automjete luksoze, nga të cilat 12 të blinduara; 120 biznese, njësi tregtare dhe objekte shërbimi; 120 mijë metra katrorë tokë; 3 mjete lundruese, anije, gomone. Aksioni do të vazhdojë pa ndonjë afat të përcaktuar, në zbatim të planit operaciona­l "Vjeshtë 2017".

OPERACIONI Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako, në fillim të muajit shtator zhvilloi një takim me gjithë drejtuesit e Policisë, të cilëve u përcolli porositë e Kryeminist­rit për goditjen e të gjithë atyre që bëjnë rolin e "të fortit", duke lëvizur me makina të blinduara e luksoze. Gjithashtu kërkoi sekuestrim­in e aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i veprimtari­së kriminale, si pasuri të paluajtshm­e, ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj. Plani operaciona­l "Vjeshtë 2017" nisi pasi ishin bërë disa hetime paraprake nga ana e strukturav­e të Policisë në bashkëpuni­m edhe me Prokurorin­ë.

MAKINAT Gjatë dy muajve, Policia e Shtetit pati bllokuar për verifikim 180 automjete luksoze, pasi kishte informacio­ne se mund të ishin ose të trafikuara, ose të përfituara me të ardhura nga krimi. Pasi u krye verifikimi i këtyre au- tomjeteve, kaluan nën sekuestro 111 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër u zhbllokuan pasi rezultuan të rregullta. Vlera e këtyre mjeteve arrin deri në 6 milionë euro. Ndërsa mes tyre janë edhe 12 makina të blinduara, nga 16 që ishin bllokuar fillimisht, por 4 rezultuan me dokumentac­ion të rregullt.

 ??  ?? Makina të sekuestrua­ra nga Policia
Makina të sekuestrua­ra nga Policia
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania