Panorama (Albania)

Nga pastruese në punonjëse fshese, tenton vetëvrasje­n

S'pranoi ndryshimin e punës, ngjitet në oxhakun 70 metra

- BERAT

"Nuk ka asnjë pengesë, ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë. E ka njoftuar përgjegjës­i që për disa ditë do të punosh në një vend tjetër, derisa të zgjidhet problemi i organizimi­t ku nga pastruese tualetesh, të kalonte punonjëse me fshesë", shprehet ai

Firma e pastrimit i ndryshon vendin e punës, nëna e dy fëmijëve kërcënon me hedhje nga oxhaku 70 metra i lartë.

Një 32- vjeçare ka hipur në maje të kullës së TEC- it në Kuçovë, duke kërcënuar se do t'i japë fund jetës nëse nuk i zgjidhet problemi i ndryshimit të vendit të punës. Elona Bregu, me ndryshimet e fundit në firmën e pastrimit të qytetit të Kuçovës, kaloi si punonjëse për pastrimin e rrugëve të qytetit. Por, orari i punës gjatë natës e bëjnë të pamundur që 32- vjeçarja me dy fëmijë të vegjël, një në klasë të parë dhe një në çerdhe, të vazhdojë punën. Për këtë arsye, ajo ka tentuar të vetëvritet duke kërcënuar se do të hidhet nga kulla e TECit nëse nuk rikthehet në pozicionin që kishte më parë. Sipas të dhënave të Policisë, në orën 09: 00, gruaja ka shkuar pranë kullës me qëllim që të hipë në majën e saj. E ndihmuar nga bashkëshor­ti saj, Fatmir Bregu, ajo ia ka arritur qëllimit edhe pse shkallët e kullës ishin të prera në një distancë të shkurtër. 32vjeçarja në momentin që ka arritur në majë të kullës, ka bërë thirrje se do të vetëhidhet. Kalimtarët e rastit, poshtë kullës së ndërtuar në qendër të qytetit, kanë njoftuar policinë për atë që po ndodhte dhe kjo e fundit, me të marrë sinjalin, ka shkuar në vendin e ngjarjes. Edhe pse i është bërë thirrje nga organet e Policisë për të zbritur, 32vjeçarja nuk ka pranuar duke kërkuar plotësimin e kërkesës së saj pasi në të kundërt do të hidhej nga lartësia. Në ndihmë të Policisë kanë shkuar edhe forcat zjarrfikës­es. Vetë bashkëshor­ti i saj, shtetasi Fatmir Bregu, u shpreh se ndryshimi i pozicionit të punës për gruan e tij e bën të pamundur kujdesin për dy fëmijët e tyre të vegjël, ku njëri është në klasë të parë dhe tjetri në kopsht. Fatmiri tregon se rroga e gruas është e vetmja e ardhur përveç pensionit që ai vetë merr si individ. Ndaj largimi nga puna do të thotë për ta pamundësi për të përmbushur nevojat jetike. "E ndihmova që të hipte në kullë sepse i është bërë një e padrejtë. Vetë jam i sëmurë dhe vetëm 100 mijë lekë të vjetër marr si pension invalidi. Po të heqin dhe gruan nga puna. me se do të ushqehemi? Kemi dy fëmijë për të ushqyer", shprehet Fatmir Bregu. Edhe pse janë bërë negociata nga policia për të bindur 32vjeçaren që të zbresë nga kulla. ajo nuk ka pranuar duke vendosur si kusht rikthimin në vendin e punës që kishte më parë. Forcat e Policisë kërkuan edhe ndihmën e drejtuesit të firmës së pastrimit për t'i dhënë një zgjidhje problemit dhe pas bisedimeve, ky i fundit ka pranuar që ta rikthejë 32vjeçaren në pozicionin që mbante. Sipas përfaqësue­sit të firmës private që kryen pastrimin e qytetit për llogari të Bashkisë së Kuçovës, e gjitha ka ardhur nga një keqkuptim pasi nuk bëhet fjalë për ndryshimin e vendit të punës për 32- vjeçaren, por thjesht një riorganizi­m brenda firmës. Në këtë kuadër, sipas tij, nënës së dy fëmijëve i ishte kërkuar që për disa ditë të punonte si pastruese e rrugëve të qytetit dhe më pas do të rikthehej sërish në pozicionin e saj. "Nuk ka asnjë pengesë, ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë. E ka njoftuar përgjegjës­i që për disa ditë do të punosh në një vend tjetër, derisa të zgjidhet problemi i organizimi­t ku nga pastruese tualetesh, të kalonte punonjëse me fshesë", shprehet ai. Pasi qëndroi në majë të oxhakut për rreth 10 orë dhe pas premtimit për kthimin në vendin e punës ku ishte si pastruese e tualeteve publike, 32- vjeçarja është bindur që të zbresë nga oxhaku edhe me ndërhyrjen e një psikologej­e. Nga oxhaku në qytetin e Kuçovës, në një hark kohor prej 10 ditësh, kanë tentuar të vetëvriten dy shtetase.

 ??  ?? 32- vjeçarja në majë të oxhakut
32- vjeçarja në majë të oxhakut
 ??  ?? Çifti nga Devolli në ditën e dasmës
Çifti nga Devolli në ditën e dasmës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania