Panorama (Albania)

Përdhunoi nusen 17- vjeçare të djalit, arrestohet

-

KORÇE - Ishte dënuar me 5 vite burg për përdhunimi­n e nuses së djalit, kapet 48vjeçari nga Devolli. Gjergji Begolli nga fshati Menkulas u akuzua në nëntor të vitit 2013 nga nusja e djalit, asokohe e mitur, se kishte abuzuar seksualish­t me të. Begolli, në kohën kur pretendohe­t se ndodhi ngjarja, është përballur edhe me Gjykatën dhe fillimisht është lënë nën masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë që procesi gjyqësor ndaj tij në të gjitha shkallët e gjyqësorit ka përfunduar, vetëm në shkurt të këtij viti, ku Gjykata e Apelit ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë dhe të japë ndaj tij dënimin me 5 vite burg. Sipas të dhënave të Policisë, 48vjeçari është gjetur dhe arrestuar nga policia në banesën e tij në fshatin Menkulas. Gjergji Begolli u akuzua nga nusja e djalit 17- vjeçare se ai kishte abuzuar seksualish­t me të gjatë kohës që djali i tij ndodhej për të punuar në mal. Sipas dëshmisë të së resë, e cila një ditë pas ngjarjes u është drejtuar uniformave blu në komisariat­in e Devollit, vjehrri i saj kishte përfituar nga fakti që ata ndodheshin vetëm në banesë dhe e ka detyruar atë të kryejë marrëdhëni­e seksuale me dhunë. Një tjetër version është ngritur nga bashkëshor­tja e të arrestuari­t, e cila ka deklaruar pas arrestimit të bashkëshor­tit se në momentin kur pretendohe­t të ketë ndodhur ngjarja, ajo dhe bashkëshor­ti i saj nuk ndodheshin në banesë por kanë qenë te disa të afërm të tyre. Ndërsa ka thën se ky është një trillim i 17- vjeçares për arsye të paqarta. Por, pavarësish­t kësaj, gjykata në përfundim e dënoi 48- vjeçarin Gjergji Begolli për veprën "marrëdhëni­e seksuale me dhunë me të mitur". MUAJ të martuar kishin çifti i të rinjve në kohën kur ndodhi përdhunimi i nuses nga vjehrri i saj. Djali i 48- vjeçarit, vetëm 19 vjeç, kishte pak muaj që kishte kryer martesë me vajzën 17- vjeçare K. Gj., nga fshati Shënkoll i Lezhës. Pas ngjarjes, ajo u largua te të afërmit e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania