Panorama (Albania)

Apeli rikthen në burg të liruarin e Gjykatës Vlorë për 5 tonë drogë, arratiset NË OPERACION U ARRESTUAN 9 PERSONA

Policia nuk gjen në banesë Rakip Arapajn, i arrestuar gjatë operacioni­t "Llakatundi". Dyshohet të jetë larguar nga vendi

-

Gjykata e Apelit rikthen në burg të liruarin nga Shkalla e Parë për 5 tonë drogë që u sekuestrua­n në Llakatund, më 14 shtator të këtij viti.

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës, Policia ka shkuar për të arrestuar 58- vjeçarin Rakip Arapaj, por ai rezulton të jetë arratisur. Vendimi i rikthimit të Arapajt në burg u mor nga trupa e përbërë nga gjyqtarët Klodiana Gjyzari, Hysen Saliko dhe Petrit Aliaj. Dosja "Llakatundi" mori vëmendjen e medias, pasi në rivlerësim­in e masës së sigurisë të mbajtur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë u vendos që Arapaj të gjykohej në gjendje të lirë, në kushtet e dorëzimit të pasaportës dhe garancisë pasurore në vlerën e 1 milion lekëve të rinj. Gjyqtari i çështjes, Arqile Basho, që dha vendimin për ndryshimin e masës së sigurisë, theksoi pas interesit të medias se vendimi ishte i argumentua­r referuar çështjes në fjalë, dhe se kjo ishte gjithçka çfarë kishte për të thënë. Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se menjëherë pas vendimit të Apelit, një grup ka shkuar në banesën e Rakip Arapajt, për të kryer arrestimin e tij. Por ai nuk është gjetur në banesë, çka konfirmoi dyshimin paraprak se mund të ishte arratisur. Dyshohet se ai mund të jetë strehuar te të afërmit e tij. Pasaporta e tij është e bllokuar, por nuk përjashtoh­et dyshimi që 58- vjeçari të ketë kaluar kufirin me forma të tjera të jashtëligj­shme.

Në seancën e djeshme, Sasia prej rreth 15 tonë drogë u sekuestrua në datë 14 shtator të këtij viti, pas një megaoperac­ioni të kryer nga Policia e Vlorës dhe Policia e Shtetit, nën drejtim të të cilit ishte edhe drejtori i Policisë, Haki Çako. Pesë tonë drogë u gjetën në banesën e vëllait të 58- vjeçarit Rakip Arapaj, që pas arrestimit, iu dha masa e sigurisë "arrest në burg", masë e cila më pas u ndryshua nga Gjykata e faktit në Vlorë. Gjatë operacioni­t u arrestuan veç Arapajt, edhe tetë persona të tjerë, prej të cilëve u lirua vetëm inspektori i zonës, Avdyl Sinanaj, i cili nuk rezultoi gjatë hetimeve të ketë pasur lidhje me drogën. avokati i tij theksoi para trupës gjykuese se 58- vjeçari nuk mundi të paraqitej në Gjykatë për shkak se kishte probleme shëndetëso­re dhe se kishte kryer një ndërhyrje kirurgjika­le në sy. Megjithatë, sipas burimeve, nga verifikimi i kryer nuk rezulton që Arapaj të jetë i shtruar në ndonjë spital. Ai u lirua më datë 10 tetor nga Gjykata e Vlorës, ndërsa për gjyqtarin që vendosi lirimin e tij, KLDja nisi procedurat përkatëse për të verifikuar rastin. Arapaj u lirua tre muaj pasi Policia sekuestroi në fshatin Llakatund një sasi rekord prej 15 tonësh hashash, 5 prej të cilave në banesën e vëllait të Rakip Arapajt. Sipas Prokuroris­ë së Vlorës, Rakip Arapaj jeton në një banesë që është 7 metra larg një objekti të braktisur ku u gjet droga, një ndërtesë kjo që ka oborr dhe portë të përbashkët me shtëpinë e të dyshuarit. Por pronari i shtëpisë së brakti- sur është vëllai i të dyshuarit që ka ndërruar jetë prej kohësh e për këtë nuk dihet se si 5 tonë drogë u magazinuan. Në dokumentet e gjykatës theksohet se "Policia Gjyqësore i ka kërkuar shtetasit Rakip Arapaj të hapte banesën e mbyllur. Ai ka deklaruar se banesa nuk është në pronësi të tij, por të vëllait të tij që ka vdekur dhe ai që nga vdekja e vëllait nuk ka hyrë në banesë".

Por nga ana e saj, Prokuroria këmbëngul se objekti banohej përderisa përveç 5200 kilogramëv­e hashash të depozituar, dy armëve kallashnik­ov dhe 2 litra e gjysmë vaj hashashi, janë sekuestrua­r edhe pesë filxhanë kafeje, te të cilët nuk janë zbuluar gjurmë gishtash. Prokuroria këmbëngul se është e pamundur të transporto­hej ngarkesa e konsiderue­shme pa dijeninë e të dyshuarit. Megjithatë, Gjykata vlerëson se afër shtëpisë së Arapajt ka edhe shtëpi të tjera, duke argumentua­r se "nuk janë kryer nga ana e akuzës marrja e deklarimev­e edhe për persona të tjerë që kanë banesat në të njëjtën afërsi". "Llakatundi" u trumbetua si një megaoperac­ion nga ana e Policisë dhe në krye të saj ka qenë vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

 ??  ?? Droga e bllokuar në Llakatund
Droga e bllokuar në Llakatund
 ??  ?? Kreu i Policisë së Shtetit gjatë operacioni­t
Kreu i Policisë së Shtetit gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania