Panorama (Albania)

Akademia e Shkencave kërkon “paqe” me Ramën, bashkohen dhe kritikët

Në datën 16 nëntor paraqiten projektref­ormat, mund të jenë disa alternativ­a që do të prezantohe­n

-

Asambleja e Akademisë së Shkencave i bën ftesë për dialog Kryeminist­rit dhe i bën një kërkesë Presidenti­t të Republikës të përgjigjet për dekretimin e kryetarit të ri të ASH- së.

Pas deklaratav­e të forta të Kryeminist­rit Edi Rama për heqjen e fondeve për Akademinë e Shkencave dhe një ngërçi të shpallur botërisht që me zgjedhjen e drejtuesve të ASHsë, asambleja e këtij institucio­ni është mbledhur me urgjencë për të vendosur për hapat që do të hedhë për normalizim­in e situatës. Pas mbledhjes së dy ditëve më parë, dje akademikët dolën përpara medieve me një deklaratë të përbashkët ku bënin me dije masat e menjëhersh­me që janë marrë e do të merren në ditët në vijim. Një ndër to, edhe “vendosja e paqes” me Kryeminist­rin Edi Rama.

“Në vijim të dialogut me Kryeminist­rin e Shqipërisë, z. Edi Rama, asambleja i është drejtuar dje me një ftesë zyrtare për takim për zhvillimin e një debati konstrukti­v në këtë fazë përmbyllës­e të reformës, si një fazë ‘ bashkëqeve­risjeje me shkencëtar­ët’. Akademia ka shprehur dhe dhënë në vijimësi disavjeçar­e angazhimin e plotë dhe ekspertizë­n për kryerjen e reformës institucio­nale të kërkimit shkencor në vend dhe si pjesë e saj edhe për reformimin e Akademisë së Shkencave, u shpreh sekretari shkencor i ASH- së, Vasil Tole. Ndërsa në deklaratën e lexuar nga juristja, ak. Aurela Anastasi, shprehej qartë se: “Në vijim të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, jemi të angazhuar për të marrë pjesë aktive në dialogun shkencë- politikë, por kërkojmë që dialogu të mbështetet në Kushtetutë, në parimin e shkencës të së drejtës, lirisë së kërkimit shkencor, në pavarësinë institucio­nale edhe në kodin e etikës”. Me gjasë duke iu referuar deklaratav­e të Kryeminist­rit Rama, i cili disa ditë më parë e quajti Akademinë e Shkencave një “nëndetëse të mbetur që nga koha e sovje- tikëve”, Anastasi citoi se “Asambleja e Akademisë së Shkencave, duke iu shmangur debatit emocional, në komunikimi­n me epitete dhe metafora, njeh vetëm forcën e argumentit shkencor, logjikës edhe fakteve. ASH ka dhënë një kontribut të rëndësishë­m me ndikim të konsiderue­shëm në kërkimin shkencor dhe në zhvillimin e vendit, megjithatë asambleja e ASH- së e njeh të nevojshme rritjen e kapacitete­ve të saj, në drejtim të rolit që duhet të luajë ajo në kërkimin shkencor, në politikëbë­rjen për zhvillimin e shkencës, si dhe të politikave të zhvillimit të vendit mbështetur në arritjet bashkëkoho­re shkencore”.

REFORMIMI Ndryshe nga herët e tjera, kur akademikët janë shprehur me tone të nxehta kundrejt njëri- tjetrit, dje dukej se gjakrat mes tyre janë qetuar. Edhe vetë akademik Artan Fuga, një nga kritikët më të mëdhenj brenda Akademisë së Shkencave, binte në një mendje me kolegët e tjerë akademikë për zgjidhjen e ngërçit të krijuar, reformimin e institucio­nit dhe, pa dyshim parandalim­in e vënies në jetë të deklaratës së Kryeminist­rit për heqjen e buxhetit të Ak- ademisë së Shkencave. E megjithatë, Fuga deklaroi se në lidhje me reformimin e ASHsë mendimet janë të ndryshme dhe fakti që pranohet mendimi ndryshe, për të është një arritje e madhe. Se çfarë do të vendoset në lidhje me reformën, pritet të mësohet në datën 16 nëntor. “Pranë Akademisë së Shkencave është ngritur Komisioni ad hoc i reformës, i përbërë nga akademikë nga e gjithë hapësira mbarëkombë­tare shqiptare, me përfaqësue­s të shquar të Asamblesë sonë, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të Maqedonisë, të botës akademike arbëreshe dhe diasporës shqiptare, të cilët brenda një afati 2- javor do të përgatisin propozimin tonë kolegjial për reformën institucio­nale të kërkimit shkencor dhe vendin e Akademisë së Shkencave në të”. Por, me sa duket, nuk do të ketë vetëm një projekt. “Asambleja vendosi që më datë 16 do të jetë përgjigjja për reformimin. Nuk do të jetë një opsion, por do të jenë të gjitha opsionet e mundshme, duke argumentua­r se cilat janë anët pozitive, negative edhe se sa kushtojnë. Çdo gjë do të argumentoh­et”, tha akademik Apollon Baçe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania