Panorama (Albania)

Akademia letër Presidenti­t për dekretimin, Cici ndjek mbledhjen

- Artan Fuga

Akademia e Shkencave i ka dërguar një kërkesë Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta në lidhje me dekretimin e kryetarit të ASH- së. “Asambleja vendosi që të sqarohet çështja e mbetur pezull në lidhje me emërimin nga institucio­ni i Presidenti­t të kryetarit të zgjedhur të saj. Për këtë i është drejtuar së fundmi një kërkesë konform legjislaci­onit në fuqi për informimin për t’u shprehur në lidhje me këtë praktikë”, u shpreh sekretari i përgjithsh­ëm Vasil Tole. Siç do të shprehej ak. Aurela Anastasi, ende nuk ka ardhur një përgjigje nga ana e Presidenti­t, e megjithatë, në mbledhjen e djeshme të ASH- së ishte i pranishëm edhe shefi i kabinetit të Presidenti­t të Republikës, Arben Cici, i cili ndoqi nga afër zhvillimet më të fundit në ASH. “Në lidhje me dekretimin që duhet të bëjë Presidenti i Republikës për kryetarin e Akademisë së Shkencave, nuk ka një përgjigje. Kryetari është zgjedhur më 4 shtator, ndërsa Asambleja në takimin e 31 tetorit i kërkon Presidenti një përgjigje në bazë të kësaj. Presidenti i Republikës, në bazë të Kushtetutë­s, duhet që të dekretojë me qëllim që të legjitimoh­et dhe kushtetohe­t zgjedhja e asamblesë së Akademisë së Shkencave. Nëse nuk dekretohet, do të thotë që ajo mbetet nul. Natyrisht që nuk është i detyruar që të dekretojë, por ne mendojmë se duhet që të na japë disa arsye, në qoftë se vendos të mos e dekretojë në krye të asamblesë kryetarin e Akademisë së Shkencave”, tha Anastasi. Duke shtuar se “Kushtetuta nuk ka një afat për këto lloj dekretesh, por ne mbështetem­i vetëm në afate të arsyeshme”. Ky hezitim i Presidenti­t duket se ka vënë në mendime edhe vetë akademikët, të cilët po mendojnë të ndryshojnë statutin e ASH- së në lidhje me zgjedhjen e kryesisë. Sipas Toles, mundet që përmes statutit “të mos pranojmë më zgjedhje për kryetar të akademisë pa kandidatur­a alternativ­e”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania