Panorama (Albania)

Artan Fuga: Është hedhur një hap pozitiv, kemi mundësi të shprehemi

-

Filozofi, akademik Artan Fuga, është shfaqur dje në krah të kolegëve të tij akademikë për të shpëtuar ASH- në nga shpërbërja. Sipas tij, tashmë janë hedhur hapa pozitivë dhe në Asamble po dëgjohet edhe zëri ndryshe. “Unë jam që Akademia të funksionoj­ë si një forum i pavarur i komuniteti­t të shkencëtar­ëve dhe i kërkuesve shkencorë, por si një institucio­n i pavarur partner i qeverisë, edhe i institucio­neve publike apo private të Shqipërisë. Por i pavarur, siç është në ligj tani. Edhe unë konfirmoj që prej dhjetë ditësh ne jemi në një koherencë edhe në konvergjen­cë të mendimeve tona, edhe kjo është një nga ndryshimet me më parë, sepse më parë nuk kemi mundur dhe nuk arritur që në asamble të paraqisnim opsione nga akademikë individual­ë, ose në grupe. Tani ësh- të bërë një hap shumë pozitiv, asambleja ka vendosur që të gjitha modelet e propozuara të diskutohen, ballafaqoh­en dhe të marrin vendimin dhe aprovimin e asamblesë dhe t’u paraqiten instancave përkatëse që merren me këtë punë. Më parë ka qenë një model, që një njeri nga asambleja ishte në komision dhe ajo nuk kishte zërin për t’u paraqitur me të tërë forcën e vet kolektive, edhe të grupit. Nga kjo pikëpamje unë pajtohem me atë që thonë kolegët, që ne jemi për një koherencë në diversitet në këtë fazë, që është gjendja normale e procesit të diskutimit, ashtu sikurse e kërkon etika dhe logjika e shkencës, pra jemi dakord që të shpalosen në mënyrë të diversifik­uar modelet brenda nesh për të gjetur zgjidhjen optimale të propozuar. Ky është një hap i ri përpara dhe pajtohem totalisht me të”, tha Fuga.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania