Panorama (Albania)

Merkel mbetet gruaja më e fuqishme në botë

Në SHBA, Ivanka më e fuqishme se Melania, Zonja e Parë jashtë liste

-

Revista “Forbes” e ka shpallur Kancelaren gjermane, Angela Merkel, si gruan më të fuqishme në botë. Pas Merkelit, renditet Kryeminist­rja britanike Theresa May, ndërsa e treta radhitet bashkëshor­tja e Bill Gates, Melinda Gates. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mban vendin e parë prej 12 vitesh, po aq kohë sa është Kancelare e Gjermanisë. Revista “Forbes” shkruan se duke qenë e rizgjedhur për 12 vite me radhë në titullin e gruas më të fuqishme, Merkel nuk po tregon shenja se do ta lërë shpejt “kurorën” e saj. Ndërsa Theresa May ka zënë vendin e senatores amerikane, Hillary Clinton, por për vitin 2017, ajo u radhit në listë e 65- a. Sa për gruan e tretë më të fuqishme në botë, Melinda Gates, dihet se ka udhëhequr Fondacioni­n “Bill and Melinda Gates” për vite me radhë. Por surpriza vjen tani. Vajza e parë amerikane është më e fuqishme se Zonja e Parë. Ivanka Trump ka hyrë në listën e “Forbes” për 100 gratë më të fuqishme të botës, duke u renditur e 19- ta, duke kryesuar kundrejt Zonjës së Parë, Melania Trump, e cila nuk ka hyrë fare në listë. Paraqitja e Ivanka Trump në listën e 20 grave më të fuqishme në botë, e bën atë të sapoardhur­en e dytë që renditet me shpejtësi në një pozicion kaq të lartë, që kur “Forbes” filloi botimin e listës vjetore në 2004. Revista tha se Ivanka, 36 vjeçe, ishte më me ndikim se Melania, sepse ajo zgjodhi të jetë jashtë qendrës së vëmendjes. “Ivanka është bërë gruaja e parë de facto, pasi njerka e saj, Melania, ka vendosur të qëndrojë krye- sisht jashtë qendrës së vëmendjes”, ka shkruar “Forbes”. “Ndërsa mbetet e paqartë se sa babai i saj merr këshilla prej së bijës, Ivanka ka synuar angazhim në fusha të politikave të tilla, si largimi i paguar familjar, promovimi i grave në shkencë dhe sipërmarrj­e, ajo ka ndihmuar në nxitjen e krijimit të programeve të fuqisë punëtore, etj.”. Përkundraz­i, Melania Trump ka mbajtur një profil të ulët në politikë, që nuk është tipike për zonjat e para. Michelle Obama, për shembull, ishte e 13ta në listën e “Forbes” vitin e kaluar, kur bashkëshor­ti i saj ishte President.

 ??  ?? Melania dhe Ivanka Trump
Melania dhe Ivanka Trump

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania