Panorama (Albania)

Spanja arreston 8 ministra katalanas, kërkon Presidenti­n

Avokati i Puigdemont: Do të bashkëpuno­jë me drejtësinë

-

Një gjykatë në Madrid ka vendosur arrest me burg për tetë ishministr­a rajonalë katalanas, të cilët kanë dhënë mbështetje për referendum­in e pavarësisë dhe shpalljen e saj, nga frika se ata do të largoheshi­n nga vendi.

Zv. presidenti dhe shtatë nga kolegët e tij në postet e larta janë dërguar në paraburgim në rrethinat e Madridit, pasi kanë dalë në Gjykatën e Lartë të Spanjës për t’iu përgjigjur akuzave për kryengritj­e dhe rebelim. Ndërsa ish- lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, i cili është larguar në Bruksel me katër ish- kolegë të tij që të hënën, është shpallur në kërkim nga Europoli pasi nuk është paraqitur në Gjykatë për t’u marrë në pyetje si kolegët e tjerë, sipas gazetës spanjolle “La Vanguardia”. Por një zëdhënës për Gjykatën e Lartë nuk ka konfirmuar nëse është lëshuar një arrest ndërkombët­ar. Ministrat katalanas u shkarkuan nga detyra pasi qeveria spanjolle kërkoi nga Senati aktivizimi­n e nenit 155 për të marrë kontrollin e qeverisë rajonale pas një referendum­i pavarësie, të cilin ata e quajtën ilegal. Ish- ministrat e arrestuar janë zv. presidenti Oriol Junqueras, ministri i Çështjeve të Brendshme Joaquim Form, ministri i Çështjeve të Jashtme Raul Romeva, ministri i Qeverisjes Meritxell Borras, i Presidencë­s Jordi Tull, i Çështjeve Sociale Dolores Bassa, i Drejtësisë Carles Mundo dhe i Territorit, Josep Rull.

Vetëm ish- kreu i Departamen­tit katalanas të Biznesit, Santi Vila, është urdhëruar të paguajë një garanci monetare prej 50,000 eurosh që të qëndrojë i lirë në pritje të gjykimit. Avokatët e tetë ministrave e kanë dënuar vendimin e Gjykatës, duke e cilësuar atë të paramendua­r. Mbështetës të lëvizjes pro pavarësisë kanë bërë thirrje për protesta në rrugë. Të tetë ministrat e burgosur janë quajtur të bur- gosur politikë nga mbështetës­it, të cilët kanë akuzuar gjykatën për taktika fashiste. Një avokat i Puigdemont tha se klienti i tij nuk do të kërkonte azil në Belgjikë dhe kishte ndër mend të bashkëpuno­nte me Policinë belge dhe autoritete­t e drejtësisë, nëse është e nevojshme. Avokati belg i Puigdemont, Paul Bekaert, tha për “The Associated Press” se ideja e kërkimit të azilit në Belgjikë nuk është fare në diskutim. Bekaert tha se nuk ishte në dijeni të një fletë- arresti europian për klientin e tij, por shtoi se Puigdemont do të dorëzohej tek autoritete­t belge nëse ekziston një urdhër i tillë arresti.

 ??  ?? Ministrat e shkarkuar katalanas duke shkuar në Gjykatë në Madrid
Ministrat e shkarkuar katalanas duke shkuar në Gjykatë në Madrid

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania