Panorama (Albania)

"Tiki- taka" shterpë, Skënderbeu bie në Beograd

Kontrolloj­në topin, por nuk tregohen kurrë të rrezikshëm

- NGA I DËRGUARI YNË NË BEOGRAD/

Formula magjike për të marrë rezultat pozitiv në një ndeshje futbolli është: të jesh sa më shumë racional për të shfrytëzua­r rastet që krijon, por të shmangësh sa më shumë gabimet dhe dhuratat për kundërshta­rin.

Imagjinoni se sa e vështirë u bë për Skënderbeu­n marrja e një rezultati pozitiv në Beograd, kur rastet për t'u shënuar i kishin shumë të pakta dhe goli i dytë i pësuar ishte një dhuratë. Duhet të bënin një mrekulli në Serbi për të mposhtur Partizanin e Beogradit, por tani Skënderbeu­t i duhet një tjetër mrekulli për të tentuar kualifikim­in. Nëse në rastin e parë, korçarët kishin gjithçka në dorën e tyre dhe ishin zotë të fatit, në mrekullinë e dytë janë të varur nga të tjerët. Në Serbi, ekipi shqiptar pëson një humbje 2- 0 ndaj Partizanit dhe ëndrra e madhe për të vazhduar rrugëtimin bëhet një mision i vështirë, thuajse i pamundur. Zoran Tosiç me një gol të bukur në pjesën e parë dhe Tavamba në të dytën vulosën sfidën.

SUPER- TOSIÇ

Ilir Daja zbret në fushë Skënderbeu­n me formacioni­n 4- 3- 3, që transformo­het në 4- 1- 4- 1 në momente të caktuara. Gavazaj rikthehej titullar dhe Dita ishte në stol. Këto ishin ndryshimet nga ndeshja e parë, që për hir të së vërtetës nuk sollën ndonjë mrekulli në fushë. Tentativa e parë bëhet nga Kristi Vangjeli, i cili u jep një sinjal të qartë serbëve se Skënderbeu nuk kishte shkuar për të ndenjur duarkryq. Vetëm kaq, sepse Partizani fillon të fitojë terren me kalimin e minutave, duke krijuar raste të rrezikshme në portën e Shehit. Korçarët janë nën presion dhe aspak të qetë, pasi bëjnë gabime të shumta në qarkullimi­n e topit në zonën e tyre. Shpëtojnë për fat në minutën e 28- të, ndërkohë që pak minuta më parë Shehi kishte bërë një pritje spektakola­re ndaj Tosiçit. S'mund të bëjë asgjë në minutën e 39- të, ose më saktë nuk merr mundimin të bëjë asgjë, pasi goditja e serbit shkon në rrjetë. Radas nuk kërcen në murin mbrojtës dhe vendasit marrin avantazhin. Ashtu si në fillimin e ndeshjes, edhe në fundin e pjesës së parë është Vangjeli protagonis­t. Ndërhyn në dy kohë Stojkoviç, i cili mban portën e paprekur.

"TIKI- TAKA" PA VLERË

Interesant­e ajo që ndodhi në stadiumin "Partizan" të Beogradit. Ka një shifër që flet qartazi për skuadrën shqiptare dhe bëhet fjalë për zotërimin e topit. Ekipi i Dajës dominoi totalisht në këtë aspekt, por kontrolli i topit ishte shterpë dhe nuk solli asnjëherë rrezik për ekipin serb. Pavarësish­t se korçarët e mbajtën topin 58%, në futboll fitojnë ata që bëjnë gol dhe këta të fundit i realizoi Partizani. Ai që prishi të gjitha ëndrrat dhe qëllimet për të marrë pikë në Beograd ishte Tavamba në minutën e 66- të. Sulmuesi dërgon topin në portën e boshatisur pas pasimit që merr nga Ozegoviç, por duhet të falënderoj­në Shehin dhe Micin që u bënë këtë dhuratë. Skënderbeu shfaq lim- itet e tij dhe e ka të vështirë të ndërtojë aksione të rrjedhshme. Ato thyhen të gjitha në afërsi të zonës së Partizanit. Pavarësish­t ndryshimit të skemës ( 4- 42) dhe aktivizimi­t të Nesporit, korçarët jo vetëm që nuk shënojnë, por rrez- ikojnë të pësojnë golin e tretë. Pasimet janë dyfish në favor të bardhekuqv­e, por kjo shërben vetëm për statistikë. "Tiki- taka" shterpë dhe shumë pak gjëra për të marrë fitore në Beograd, përballë një Partizani që ishte qartësisht më i fortë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja Partizan Beograd- Skënderbeu
Çast nga ndeshja Partizan Beograd- Skënderbeu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania