Panorama (Albania)

Vangjeli: Muri u vendos larg te goli, ja biseda ime me arbitrin

-

Kristi Vangjeli tregon episodin e golit dhe bisedën që pati me arbitrin. Mbrojtësi i Skënderbeu­t thotë që muri ishte vendosur gabim.

Distanca e murit dhe goli i Tosiç?

Unë e kam parë që në fillim që distanca ishte shumë e madhe, duke u referuar edhe te vija e 16shes. I kam thënë edhe arbitrit që distanca ishte shumë e madhe dhe ai më tha vazhdo se jam unë këtu. Jam i bindur që ka qenë distancë shumë e madhe dhe them që nuk do të kalonte topi aq lehtë.

Çfarë i mungon për hapin e madh Skënderbeu­t?

Atë që ka bërë Skënderbeu, është një hap shumë i madh. Në ndeshjet e grupeve, dhjetëminu­tëshin e parë duhet ta vazhdonim. Nga një gabim, pësuam lehtë dhe më pas nuk u kundërpërg­jigjëm e nuk patëm forcën e duhur për të marrë rezultat. Me gjysmë gabimi pësohet në ndeshje të tilla dhe siç e patë, nga një standarde pësuam gol.

për kuali-

Partizani ka pesë pikë dhe Jang Bojs është para. Megjithatë janë edhe gjashtë pikë. Partizani ka bërë hap të madh dhe në rast fitoreje në shtëpi, do të na lërë edhe neve, edhe Jang Bojs jashtë loje. Do të vazhdojmë që të punojmë. Synimi ynë është kampionati. Do të bëjmë mirë që të respektojm­ë dy ndeshjet dhe tifozët shqiptarë që na kanë mbështetur në çdo ndeshje kur jemi bërë pjesë e më të mirëve të Europës. Pse të mos mendojmë që të bëjmë edhe dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, pa pasur mendjen te kualifikim­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania