Panorama (Albania)

Djukiç: Shqiptarët i kemi miq, ndeshjen e fituam me një episod

-

Krahas punës për të marrë fitoren në këtë ndeshje, trajneri i Partizanit të Beogradit ka qenë një nga njerëzit që ka bërë më së shumti thirrje që serbët t'u kthenin mikpritjen shqiptarëv­e për atë që ndodhi në Elbasan dy javë më parë. Në deklaratën e dhënë për "SuperSport" në përfundim të sfidës, Djukiç ka bërë me dije se ndeshja ishte e vështirë dhe se gjithçka u zgjidh nga një goditje mjeshtëror­e e Tosiçit. Ai ka theksuar faktin se shqiptarët nuk i sheh aspak si armiq, por si miq. Në analizën e përballjes me korçarët, Miroslav Djukiç ka nënvizuar cilësitë e skuadrës shqiptare dhe ka bërë me dije se secila skuadër që do të luajë në vazhdim ndaj saj, do ta ketë të vështirë.

Goli - "Dihej që ndeshjen mund ta vendoste një detaj i vogël, siç ishte goditja e Tosiçit në pjesën e parë. Na u dha mundësia që të luanim disi më të tërhequr, meqë krijuam avantazhin. Dihej që Skënderbeu ishte kundërshta­r i vështirë dhe çdo ekip tjetër do ta ketë të vështirë përballë tyre. Gjithsesi, ne e morëm trepikëshi­n që deshëm në ndeshjen direkte me këtë skuadër".

Pritja - "Jam shumë i kënaqur edhe për trepikëshi­n, por do të isha edhe më i kënaqur nëse Skënderbeu do të kthehej në Shqipëri me mbresa të bukura nga kjo ndeshje. Ne i konsideroj­më miq shqiptarët dhe jo si armiq".

Strategjia - "Shënimi i golit vendosi ndeshjen. E dinim që në fillim që do të ishte sfidë shumë e fortë dhe shumë e vështirë, por në fund ishim ne që ia dolëm".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania