Panorama (Albania)

“Qirje Saliu kërce palikarin”, replikat për Himarën dhe drogën në Kuvend

Berisha akuzon Ramën për paktin detar me Greqinë: E anulove me para e korrupsion. Kryeminist­ri: Qirje Saliu, kërce palikarin!

- FATION BINJAKU

Çështja “Tahiri” ka qenë sërish kryefjala e seancës parlamenta­re të ditës së enjte, edhe pse maxhoranca ka ndjekur një strategji të mirëkoordi­nuar për të devijuar debatin në ngjarje të tjera, si prishjet në Himarë dhe marrëveshj­a e detit me Greqinë. Parlamenti ka nisur dje punimet me një interpelan­cë të kërkuar nga Erjon Braçe për ministrin e Bujqësisë Niko Peleshi, ku u fol për rreth një orë për problemet e bujqësisë dhe çmimin e ulët të karotave dhe patateve të Lushnjës. Por gjatë debatit për buxhetin faktik të vitit 2016, demokratët kanë fajësuar Kryeminist­rin dhe qeverinë se janë shkaktarë të rënies së ekonomisë dhe largimit të shqiptarëv­e në emigracion. Por, edhe pse Lulzim Basha dhe deputetët e tjerë kanë tentuar “ta peshkojnë” Ramën në debat për rastin Tahiri, ky i fundit ka hapur çështjen e marrëveshj­es së detit, duke akuzuar demokratët se me tubimin në Himarë po i jepnin zë përçarjes dhe penalizimi­t të integrimit të Shqipërisë. Gjatë seancës, Lulzim Basha tha se Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas, por po ikën si taleban. Kurse Rama ka ironizuar se PD prodhon vetëm “kastraveca” të paeksportu­eshëm. Gjatë replikës, Basha e ka quajtur Ramën si më i madhi i kastravecë­ve. Kryeminist­ri ka ironizuar Berishën, duke e quajtur disa herë “qirje Saliu”, ndërkohë demokratët duhet të kërcenin vallen e “palikarit”. Për Bashën, Rama ishte i gatshëm të zhvishej lakuriq në Parlament për të hequr vëmendjen çështja Tahiri. Ndërkohë që Sali Berisha ka publikuar një video ku Rama fliste në greqisht dhe përshëndes­te ish- kryeminist­rin grek, Xhorxh Papandreu. Gjatë seancës, Rama i ka quajtur demokratët si “tufë analfabetë­sh”, kurse Sali Berisha tha se Rama ishte edhe i pashkollë dhe rrihte gjoksin në shenjë mburrjeje. “Në qoftë se del kjo strukturë falike, ta nxjerrim jashtë”, tha Berisha.

REPLIKAT PA MIKROFON NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Droga dhe varfëria janë vëllezër siamezë. Nuk është rastësi që Shqipëria sot është edhe prodhuesi më i madh i drogës në Europë, edhe vendi më i varfër në Europë. Sapo Edi Rama nisi zbatimin e projektit të tij kriminal, në Shqipëri ranë investimet e huaja. Edi Rama erdhi në pushtet si rilindas, por po ikën si taleban. Shqipëria e Edi Ramës po u ngjan më shumë shteteve të falimentua­ra dhe mafioze të Afrikës dhe Azisë. Vetëm në një vend si Guineja mund të ndodhë që familja e të parit të vendit të mund të drejtojë klanet e drogës.

Edi Rama: Lulzim, jepu përgjigje shqiptarëv­e, nga veriu në jug, brenda e jashtë Shqipërisë, çfarë donte Partia Demokratik­e, dje, në Himarë? Jepu përgjigje shqiptarëv­e, pse e bashkove dje zërin e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë me zërin e atyre që nxjerrin bishta, pa asnjë bazë, lidhur me një projekt të Rilindjes Urbane në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëv­e, çfarë është Himara për ty e çfarë shkeljesh, sipas teje, ka bërë qeveria shqiptare në përpjekjen për ta shndërruar Himarën nga një “Bathore” në det, siç e latë ju, në një gji turistik mesdhetar.

Edi Paloka: Fol për drogën dhe Saje qorrin... Lëre Himarën.

Edi Rama: Jepu përgjigje shqiptarëv­e, si ka mundësi që Partia Demokratik­e u shfaq në Himarë, të nesërmen e një letre të kryetarit të opozitës greke drejtuar Bashkimit Europian për gjoja shkeljen e të drejtave të minoriteti­t grek në Himarë. Jepu përgjigje shqiptarëv­e, pse Partia Demokratik­e e Shqipërisë është kthyer në një altoparlan­t propagande të shfrenuar kundër përpjekjes shqiptare, në bashkëpuni­m me Bashkimin Europian, për hapjen e negociatav­e.

Lulzim Basha: Fol për drogën... Edi Rama: Para se t’u japësh përgjigje, të dëgjova që the se në Shqipëri nuk ka karota, nuk ka domate, nuk ka patate, gjë që e tregojnë shifrat e eksportit. Por ajo që nuk shihet nga shifrat e eksportit është ajo që, në Shqipëri ka një lloj kastraveci që nuk eksportohe­t, por kultivohet në llumin e politikës e të medias, me burim Partinë Demokratik­e të Shqipërisë.

Lulzim Basha: A e shikoni këtë kloun që i thotë vetes Kryeminist­ër që përpiqet t’i ikë pyetjes fondamenta­le. Përse e zhyte Shqipërinë në krim, përse e zhyte Shqipërinë në drogë, përse e mbushe këtë Parlament me të dënuar nga e gjithë Europa për trafik droge? Ç’punë ka ministri yt me ata që kërkohen për ekstradim? Ja ku e ke eksportin, o më i madhi i kastravecë­ve. Edi Rama: E ke gjënë primare që ha...

Lulzim Basha: Ja ku e ke eksportin tënd. Këto nuk janë shifrat e opozitës, janë shifrat e botës. Ja, ky është eksporti yt, droga!

( Edi Rama shkon në foltoren e Kuvendit për të replikuar

me Lulzim Bashën, ndërhyn Sali Berisha) Sali Berisha për Ramën: Në qoftë se kjo strukturë falike, del këtu dhe mbahet me figura falike, unë propozoj ta nxjerrim jashtë.

Gramoz Ruçi: Nuk është procedurë kjo. Sali Berisha: Ky është propozim për procedurë. Në qoftë se del kjo strukturë falike, ta nxjerrim jashtë.

Edi Rama: Në fakt, të të bësh pyetje ty Lulzim, jashtë programit të gramafonit, është si t’i kërkosh një jukebox- i një këngë që nuk e ka të regjistrua­r. Je një gramafon tamam si ajo marka “la voce del padrone”. Pyetja që prapë kam është: Çfarë donte Partia Demokratik­e dje në Himarë? Ky është një shpjegim që duhet ta japësh ti, jo unë. Nuk kam qenë kurrë njeriu që e mendoj se kundërshta­rit i duhet thënë antikombët­ar, antishqipt­ar. Unë nuk mendoj që ju jeni antikombët­arë apo antishqipt­arë. Ju jeni thjesht njerëz që nuk mbani përgjegjës­i dhe si njerëz që nuk mbani përgjegjës­i, ju mund t’i bëni shumë dëme, siç ia keni bërë, vendit tonë të përbashkët. Sali Berisha- Ulsi Manjës: O Ulsi, për çfarë e dëgjoni këtë kastraveci­n ju..?!

Edi Rama: Ju për hallet tuaja, për interesat tuaja, për luftën tuaj mizerabël për pushtet, jeni gati ta bëni mejdan të luftës politike edhe një çështje që është çështje kombëtare, çështje e Shqipërisë dhe e punëve të veta të brendshme dhe aspirata e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Këtu përgjigju. “La voce del padrone” nuk e ka të regjistrua­r këtë, merr kohë, përgatitu, regjistroj­e dhe këndoje këtu.

Edi Paloka: Nuk do ta heqësh vëmendjen nga droga... Harroje. Sali Berisha: Populli bën dallimin dhe do t’ia tregojë ku e ka vendin. Do ta shihni vetë.

Lulzim Basha: Po të ishe patriot ti, kishe dhënë dorëheqjen ditën kur t’u kapën mushkonjat e para... Ti e ke për borxh të vish këtu dhe të zhvishesh lakuriq para njerëzve, të bësh gjithçka, vetëm që të heqësh vëmendjen nga 1.3 miliardë euro, që minimumi i ke gllabëruar ti dhe një grusht kriminelës­h, në kurriz të një vendi të shndërruar në delen e zezë të Europës, të një ekonomie të rrënuar, të një imazhi të shkatërrua­r. Ti ke mbaruar si Kryeminist­ër. De facto, ti e di fare mirë që qeveria jote ka mbaruar punë me shqiptarët. Ndaj, teatrin e shëmtuar mund ta vazhdosh edhe pak kohë. Në fund të fundit, zgjedhja të takon ty dhe askujt tjetër nëse do ta pranosh rrëzimin e qeverisë tënde ilegjitime institucio­nalisht, ose me popullin përpara dhe rreth teje.

Edi Rama: Nuk i numërova dot sa sharje dhe fyerje vulgare u dëgjuan...

Edi Paloka: Nuk ishin sharje, por opinion... Edi Rama: Unë nuk shaj dhe nuk fyej... ( Deputetët e PD shpërthejn­ë në të qeshura)

Sali Berisha: Pyet ato zonjat, ato ministret kur shan... Edi Rama: Je njeriu që ke firmosur dorëzimin e një cope territor të Republikës së Shqipërisë, që është një nga arsyet, pse ne kemi sot një dialog të vështirë me fqinjët tanë. Dil këtu Lulzim dhe thuaj shqiptarëv­e, çfarë donte Partia Demokratik­e, dje, në Himarë dhe cila është pikëpamja e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë për çështjen, për qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe për zërat që janë kthyer në zëra kundër Shqipërisë, në funksion të një axhendë që nuk është axhendë shqiptare.

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë arsye tjetër për moshapjen e

negociatav­e, përveç faktit që vendi sundohet nga krimi, që qeveria jote është e zhytur në krim dhe e kapur nga krimi. E di unë, e di ti, e dinë këta këtu, e di e gjithë bota. Ti je përgjigjja e të gjitha të zezave. Ndaj largimi yt nuk është thjesht dhe vetëm kërkesa ime. Zgjidhja që unë parashtroj para çdo shqiptari, që do të vazhdojë të jetojë këtu, e mos t’ia mbathë nga sytë këmbët, por është zgjidhja që bashkon çdo shqiptar të ndershëm, demokrat dhe socialist. Për ta perifrazua­r me një fushatë amerikane: “You can take a pig, you can dress him up, you can call him Edi, but he is still a pig”. ( Mund të marrësh një derr, mund ta veshësh, mund ta quash Edi, por ai është ende një derr).

Sali Berisha- Blerina Gjylametit: Qesh ti ee? U bëre kryetare e Tiranës tani dhe fluturon.

( Berisha i vendos nga ipad- i video të Ramës që flet në greqisht)

Sali Berisha: Ky është Edi Kristaq Rama duke mbajtur

 ??  ?? DJE GJATE DEBATIT NE KUVEND
DJE GJATE DEBATIT NE KUVEND
 ??  ?? Rama dje në Parlament
Rama dje në Parlament
 ??  ?? Berisha dje në Parlament
Berisha dje në Parlament
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania