Panorama (Albania)

SI DO APLIKOHET

Pronat me ligjin 7501, shtyhet afati për tapitë

- ADA HAZIZOLLI

Zbardhet projektlig­ji për zgjatjen e afatit të aplikimit për tapitë me ligjin 7501. Dokumentet që duhet të dorëzohen në Bashki e pr ocedura në Hipotekë

Fundmuaji korrik i vitit që vjen do të jetë afati i fundit për pajisjen me tapi të fermerëve që kanë në përdorim toka bujqësore të ndara me ligjin 7501.

Qeveria ka paralajmër­uar se nuk tutet më nga kjo rivendosje në kohë, duke u bërë të qartë familjeve që nuk janë pajisur ende me certifikat­ën e pronësisë ta marrin seriozisht këtë proces për ta përmbyllur brenda afateve. Projektlig­ji “Për shqyrtimin e vlefshmëri­së ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, ka marrë aprovimin e Këshillit të Ministrave vetëm pak ditë pas deklaratës së bërë nga ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi. “Afati i plotësimit të AMTP- ve përfundon në datën 31 korrik 2018”, thuhet në nenin 1 të draftit, për të cilën është propozuar që të kalojë për shqyrtim dhe miratim me procedurë të përshpejtu­ar. Nisma ligjore vjen në një kohë kur procesi ka mbërritur në një pikë kritike. Numri i lartë i familjeve që nuk janë trajtuar nga njëra anë dhe ezaurimi i afatit në anën tjetër kanë diktuar Qeverinë që të ofrojë mundësinë e radhës, të cilën Peleshi nuk ngurroi të thoshte se do të ishte e fundit. Zhvendosja e afatit edhe me disa muaj të tjerë mund të shfrytëzoh­et nga familjet, të cilat kanë në përdorim toka bujqësore t’i regjistroj­në ato në emrin e tyre.

APLIKIMET Veç atyre që nuk janë të pajisur me Aktin e Pronësisë, në skemë janë edhe ata të cilët, pavarësish­t se janë të pajisur me këtë dokument, nuk e kanë bërë ende regjistrim­in e pronës në Hipotekë. Në të dyja rastet, qytetari duhet të paraqitet pranë bashkisë. Sa i takon dokumentac­ionit që duhet të dorëzohet, përveç kërkesës për pajisjen me aktin e përdorimit nga komi- sionet e ndarjes së tokës ( për ata që ende nuk e kanë), kërkohet edhe planvendos­ja e secilës ngastër që kanë në përdorim, certifikat­ë familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes përfituese, në favor të së cilës do të lëshohet akti i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, si edhe dokumentac­ionin që vërteton se janë përfitues, si rezultat i lëvizjes nga qendrat e tyre të banimit, me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. REGJISTRIM­I NË

HIPOTEKË Vetëm 60 ditë do t’i du- hen një fermeri të presë për t’u pajisur me tapinë e tokës që ka në përdorim. Shkurtimi i afateve do të shoqërohet edhe me thjeshtim të procedurav­e të aplikimit për marrjen e certifikat­ës së pronësisë. Vlen të thuhet se procesi nuk do të ketë kosto për fermerët. E vetmja faturë që do të rëndojë mbi ta do të jetë ajo që vilet nga Hipoteka gjatë regjistrim­it të pronës. Me ndarjen e re administra­tive, bashkitë ngarkohen me detyrën për të lëshuar aktin e marrjes së tokës në përdorim dhe më pas dërgimin e të gjithë dokumentac­ionit pranë Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, ku edhe ndodhet pasuria. Kur certi-

TOKAT QË U KTHEHEN PRONARËVE

Nuk janë të pakta rastet kur Komisionet për Verifikimi­n e Titujve të Pronësisë që janë ngritur në çdo prefekturë, kanë konstatuar sipërfaqe toke të ndara abuzivisht dhe në kundërshti­m të plotë me ligjin 7501. Këto sipërfaqe të identifiku­ara do të kalojnë në fondin e tokës shtetërore dhe do të vendosen në dispozicio­n për kompensimi­n e pronarëve të shpronësua­r nga regjimi komunist. Por përpara se kjo të ndodhë, duhet që gjykata, si institucio­ni që ka tagrin që të shfuqizojë aktin e marrjes së tokës në përdorim, të ketë thënë fjalën e saj. Veç kësaj sipërfaqej­e, edhe të ardhurat që do të arkëtohen nga masat administra­tive që janë ndërmarrë për familjet që e kanë shitur pronën, do të shkojnë gjithashtu për skemën e kompensimi­t të ish- pronarëve. fikata e pronësisë është gati, njësia administra­tive njofton fermerin që duhet të paraqitet pranë ZVRPP për ta tërhequr atë. Ministri i Bujqësisë ka sqaruar më herët praktikën e re që do të ndiqet, e cila, sipas tij, do të mbulohet nga agjencia e re që do të krijohet. “Do të krijojmë Agjencinë e Titujve të Pronësisë, e cila nuk do të presë më fermerin që të paraqitet për të regjistrua­r Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi ( AMTP- së), por do të jetë agjencia që do të bëjë një regjistrim të përgjithsh­ëm të titujve përmes një praktike të re pune, duke qenë se të gjitha institucio­net që kanë pasur në ngarkim çështje të pronësisë do të jenë nën një çati”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektlig­jit të miratuar në Qeveri
Faksimile e projektlig­jit të miratuar në Qeveri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania