Panorama (Albania)

“Ju rrëfej për Olgën dhe Fatimën, agjenten ruse dhe të ISIS që ndikuan në largimin e Visho Ajazit”

FLET GAZETARI DHE EKSPERTI I ÇESHTJEVE TE SIGURISE, GJERGJ THANASI: HABILAJ E FATIMA S’U REGJISTRUA­N NE TIMS NE VLORE

- TIRANE Gjergj Thanasi

Gjergj Thanasi, një ekspert i çështjeve të sigurisë, i trajnuar nga agjenci italiane dhe angleze, bën përgjegjës ish- kreun e SHISH- it, Visho Ajazin, se nuk ka raportuar për kalimet e paligjshme të Habilajve nga Porti i Vlorës, por dhe të një terroriste­je italiane e natyralizu­ar në islamike, Maria Giuglia Sergio ose Fatima.

Ai sjell në vëmendje edhe ndikimin e rritur rus në Shqipëri, por dhe një takim të mundshëm, por të paverifiku­ar të Visho Ajazit me rusen Olga, ish- punonjëse e një shërbimi inteligjen­t për sistemet e sigurisë.

Pak ditë më parë, kreu i SHISH ka dhënë dorëheqjen nga detyra, por ju keni një version tuajin për arsyet. Ku i bazoni ato?

Në shërbimet sekrete është shumë e vështirë të dokumente me vulë dhe me firmë, por gjurmë mbeten. Visho Ajazi, për shkak të studimeve në shkencat ekzakte, përvojës jetësore, kurseve të kualifikim­it me turqit dhe gjermanët, përvojës në Spanjë, por dhe në shërbimin e jashtëm, nuk lë gjurmë. Por çështjet që lidhen me SHISH janë, e para, influenca e rritur e “Ariut Rus” në Shqipëri. Ne jemi vend anëtar i NATO- s, por nuk jemi vend serioz. Visho Ajazi duket se nuk e ka përmbushur mirë detyrën e kundërzbul­imit. Ambasada Ruse ka rritur personelin, ka buxhet shumë më të madh, ka arritur të futet kudo në Shqipëri. Ambasadori rus në Tiranë Karpushin po shfrytëzon shoqatën e miqësisë ShqipëriRu­si duke bërë aktivitete në qytetet më të mëdha të vendit, po kërkon të mësohet rusishtja, sidomos tek ato familje prindërit e të cilëve kanë studiuar në Bashkimin Sovjetik. Rusia rron me defterë dhe studentët e asaj kohe duhet të kenë firmosur ndonjë dokument në atë kohë. Rusia ka një afrim shumë të madh me kishën autoqefale shqiptare që drejtohet nga Janullatos.

Ju të gjitha këto i shikoni si dobësi apo dështim të SHISH?

Unë nuk shoh ndonjë kundërvëni­e.

Nuk dimë se çfarë informacio­nesh mund të ketë dhënë atje ku raporton kreu i SHISH?

Nuk mjafton vetëm informimi. Por unë kam parë dhe një gjë interesant­e. Një blog në gjermanish­t ka informacio­ne shumë interesant­e, jo gjithmonë të vërteta, aty kam ndeshur Visho Ajazin në një marrëdhëni­e me një Olga, një ish- nëpunëse e shërbimit sekret rus, por jo si KGB, por një shërbim inteligjen­t për sistemet e sigurisë. Kjo kërkon verifikim. Por shpërdorim­i i detyrës bëhet me veprim ose mosveprim.

Ju flisni dhe për një italiane e natyralizu­ar në myslimane dhe luftëtare të ISIS. Kush është Fatima? Edhe këtu faji i Visho Ajazit është?

Nuk e implikoj Visho Ajazin, por them se ai ka pasur dijeni edhe për këtë rast, por ia ka lënë kopilin në derë Edi Ramës. Në dokumentet e daljes të sistemit TIMS të Pikës së Kontrollit të Kalimit të Kufirit në Portin e Vlorës, provohet që Moisi Habilaj, sot i arrestuar në Itali, nuk figuron se ka kaluar nga policia e kufirit, por kur ka mbërritur në Itali, ka deklaruar pasaportën e tij si udhëtar i tragetit. Por agjencia udhëtare, në listën e pasagjerëv­e, një kopje të së cilës e dorëzon dhe në dogana, e ka regjistrua­r Habilajn. Kjo nuk është bërë nga pakujdesia! Por atë ditë me traget nga Vlora ka udhëtuar dhe një oficere policie, Brunilda Alikaj, mikesha e Habilajt, nuk është regjistrua­r në sistemin TIMS. E treta, në traget ka hipur dhe një makinë e paregjistr­uar për të lëvizur drejt Italisë. As dogana nuk e ka regjistrua­r.

Këto janë të bukura për t’i besuar, por ju ku i bazoni këto?

Rastësisht më ranë në dorë të gjitha daljet e pasagjerëv­e nga sistemi TIMS i PKKK- së së Vlorës 1- 31 janar 2017 dhe nuk figuron emri i Habilajve më 12 janar, por rezulton i regjistrua­r në Brindisi, kur ka zbritur nga trageti. Me sa kam dijeni unë, vartësi i Visho Ajazit e ka raportuar këtë shkelje të regjimit kufitar me shkrim. Por kemi më 12 janar 2017 edhe qytetaren italiane Maria Giuglia Sergio ose Fatima me emrin e islamizuar si terroriste. Ka gjyq Fatima në Itali dhe është dënuar në shkallë të parë. Ajo është e martuar me Aldo Kobuzin e famshëm, nga Gërmenji i vogël i Lushnjes, i janë arrestuar familjarë si të Aldos, ashtu dhe nga familja e Maries.

Këto informacio­ne ju i keni nga shërbimet e huaja, cila është lidhja juaj me këto informacio­ne?

E para, është hobi. Larg qoftë të jem pjesë e shërbimeve. Janë trajnimet që kam bërë me anglezët dhe italianët kur kam punuar 8 vjet në dogana. Maria Giuglia Sergio ka hyrë në Itali me pasaportë italiane të falsifikua­r dhe duket se policët italianë nuk e kanë verifikuar me imtësi, siç bëjnë verifikime të pasaportav­e të tjera. Pra, në të njëjtën ditë për në Itali me traget kanë udhëtuar Habilaj, Alikaj, Maria Giuglia Sergio dhe një makinë, të katër këta të paregjistr­uar në Policinë Kufitare dhe në Doganën e Vlorës. Targa e makinës është interesant­e dhe kjo do të dalë më vonë.

Ishte “Audi” me targa AA 003 GB?

Jo, jo, targa ishte ndërruar sipas të gjitha detyrimeve lig- jore, madje dhe pronari ishte ndërruar. Në këtë moment, unë sfidoj Prokurorin­ë që të hetojë Policinë Kufitare të Vlorës për shërbimin e datës 12 janar 2017. Nuk mund të them se terroristj­a Fatima ka qenë bashkë me Habilajn dhe oficeren e policisë, por kanë udhëtuar në të njëjtën ditë të paregjistr­uar. Vartësit e Vishos kanë informuar për këtë episod.

Ku e bazoni që Visho Ajazi është informuar me shkrim për Vlorën?

Prokuroria mund t’ia kërkojë SHISH- it informacio­nin që Vishoja ka marrë nga vartësit e tij. Nuk e di se ku e ka raportuar Visho Ajazi informacio­nin që Porti i Vlorës është një han pa porta.

Por një gjë dihet, që Habilajt kanë kontrollua­r ata sektorë që u duheshin, nuk u duhej drejtoria arsimore se nuk do bënin shkollë, por policia, porti nga ku donin të zhvillonin aktiviteti­n e tyre.

Në një paaftësi të tillë, Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen për të larë duart nga gjërat që ai duhet të kontrollon­te dhe nuk i kontrolloi dot. Edhe Rama donte ta hiqte nga ai vend dhe i erdhi për mbarë dhe e pranoi menjëherë. Problemi se pasoja e mosregjist­rimit të Fatimas dhe lëvizja e saj me pasaportë të falsifikua­r mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish, pasi ajo është terroriste e stërvitur dhe ISIS ka dhënë direktivën që nuk ka më nevojë të grumbulloh­en mbështetës­it në Siri, por të godasin në vendet e tyre.

Problemi se pasoja e mosregjist­rimit të Fatimas dhe lëvizja e saj me pasaportë të falsifikua­r mund të sjellë pasoja në jetë njerëzish, pasi ajo është terroriste e stërvitur dhe ISIS ka dhënë direktivën që nuk ka më nevojë të grumbulloh­en mbështetës­it në Siri, por të godasin në vendet e tyre

 ??  ?? GJERGJ THANASI ( MAJTAS) VISHO AJAZI
GJERGJ THANASI ( MAJTAS) VISHO AJAZI
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e emrave që dolën nga Vlora më 12 janar sipas TIMS
Faksimile e emrave që dolën nga Vlora më 12 janar sipas TIMS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania