Panorama (Albania)

Zbardhen 100 vrasjet më të bujshme të shtetit shqiptar, si u ekzekutua Nako Spiru

Detaje dhe skema të eliminimit që nga Isa Boletini, Ismail Qemali, Qemal Stafa e deri tek Artan Santo

- ROLAND QAFOKU

Mund të kishin qenë edhe më shumë se 100, por këto ishin ato më të bujshmet, që kanë mbetur në mendjen e shqiptarëv­e. Janë vrasje “të vjetra” e vrasje “të reja” dhe, në një mënyrë apo në një tjetër, kanë shënjuar historinë e Shqipërisë. Janë vrasje politike, vrasje për pushtet, vrasje për pasion, por edhe për një llaf goje. Viktimat ishin politikanë, biznesmenë, luftëtarë e njerëz publikë. Nuk ka rëndësi nëse kishin poste ose jo, eliminimet e tyre kanë bërë shumë bujë. Me pistoletë, me thikë, me helm... format janë nga më të ndryshmet dhe skemat nga më të çuditshmet. Gazetari Roland Qafoku sjell për adhuruesit e historisë e më së shumti të ngjarjeve të mistershme, librin “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar”. Një vepër voluminoze, që i ka kushtuar autorit vite kërkimi në arkiva, shfletime dhe takime me dëshmitarë, e cila na sjell për herë të parë historinë e Shqipërisë përmes vrasjesh, që zënë fill që me Shpalljen e Pavarësisë, deri në ditët tona. Autori sjell fakte të reja për çdonjërën nga ngjarjet, që vërtiten rreth personazhe­sh të famshëm. Nëse nuk e dini si është vrarë Isa Boletini, Ismail Qemali, Bajram Curri, amerikanët e Mamurrasit, Qemal Stafa, Margarita Tutulani, Vojo Kushi, Bardhok Biba, Adem Jashari, Azem Hajdari e deri te vrasjet e viteve të fundit të bankierit Artan Santo e komisari Artan Cuku, mund të gjesh informacio­ne, të thëna e të pathëna, në librin e Qafokut. “Përjashtov­a nga lista vetëvrasje­t, aksidentet ose vdekjet në incidente, fatkeqësit­ë natyrore dhe ato të ndodhura në rrethana të këtij lloji. Nuk kam përfshirë në këtë listë asnjë pushkatim ose varje që është kryer me vendim gjykate. Natyrisht, ka shumë pushkatime të padrejta në historinë e Shqipërisë, por ama nëse ato kanë pasur një vendim gjykate, sado i padrejtë të ketë qenë, atëherë ato nuk mund të ishin pjesë e kësaj liste”, shprehet autori. Ama në libër gjejmë edhe emrat e Nako Spirut e Mehmet Shehut, vdekja e të cilëve është futur në histori si vetëvrasje. “Me qëmtime dhe një punë prej dy dekadash kam mundur të sjell një variant të besueshëm, që ato jo vetëm kanë qenë vrasje të pastra, por që vetë shteti ka qenë ideator, pjesëmarrë­s dhe autor në to. Për mua është e rëndësishm­e të themi mjaft më me teoritë zyrtare se Mehmet Shehu dhe Nako Spiru vranë veten. Ekzaktësis­ht ata janë vrarë dhe në këtë libër ka shumë fakte e dëshmi që e vërtetojnë këtë”, thotë ai. “Rolandit i do njohur merita që ia ka dalë të bëjë bashkë ata për të cilët Fishta thosh se ‘ është më kollaj të bësh bashkë një grusht me miza sesa 5 shqiptarë’, paçka se për t’ia dalë kësaj pune i është dashur të punojë njëzet vjet mbi dosje dhe të presë të ndërrojnë jetë më parë. Duke qenë gazetar i kronikës, në shumicën e vrasjeve të pas vitit ’ 90, Rolandi i ka ndjekur ato gati në kohë reale, ka qenë në vendngjarj­e ku ndoshta ende nuk ishte përtharë gjaku, ka pyetur njerëz ende të freskët nga ndodhia dhe kjo e bën edhe më të besueshëm analizën e tij. Për ngjarjet e mëparshme, aha, ka arritur ‘ me vonesë’ në vendngjarj­e, diku 30 e 40 e diku edhe 100 vjet me vonesë, ndaj analiza i është dashur të bëhet veç mbi dokumente dhe dëshmi të shkruara. Dhe si për të plotësuar këtë prekje të vendngjarj­es, shërbejnë skicat e momenteve të fundit që shoqërojnë secilin rast, skica që të fusin gati brenda ambientit të zymtë ku, trokitja e hapave të fundit shoqërohet me zhurmën e të shtënave. Edhe nga kjo pikëpamje, ky libër është kontribut për kujtimin e gjithë këtyre njerëzve që nuk janë më”, nënvizon Artan Lame në parathënie­n e librit të Roland Qafokut, botuar nga shtëpia botuese “Onufri”.

Në atë terren armiqësor të Shqipërisë komuniste të Pasluftës së Dytë Botërore kishte vetëm dy rrugë: ose të të vrisnin si armik, ose të vrisje veten. Nako Spirut i ndodhën të dyja. Të enjten e 20 nëntorit në orën 20: 00, ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit në qeverinë e Kryeminist­rit Enver Hoxha u gjet i plagosur, i ulur në kolltukun e zyrës së tij dhe - në orën 02: 00 të mëngjesit të ditës tjetër ndërroi jetë në spital.

SKENA E KRIMIT

Në orën 20: 00 të 20 nëntorit, ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Komisionit të Planit të Shtetit, Nako Spiru, duhet të ishte në sallën e mbledhjeve në Komitetin Qendror për mbledhjen e thirrur enkas për të. Por i ulur në kolltukun e zyrës së tij, dy plumba të dalë nga një revolver e qëlluan në trup duke i shkaktuar vdekjen. Ata që kanë dëgjuar krismat kanë rendur me vrap në zyrën e tij. E kanë parë shefin e tyre të larë në gjak dhe kanë nisur të ndihmojnë. Kanë lajmëruar një ambulancë dhe menjëherë e kanë nisur në spital. Por atje Nakoja nuk u mbijetoi plagëve dhe gjashtë orë pas përpjekjev­e të mjekëve, ai ndërroi jetë.

ARSYET E ELIMINIMIT TË NAKO SPIRUT

Në vitin 1947, Shqipëria jo vetëm që ishte nën ndikimin jugosllav, por po ravijëzohe­j një projekt i zi për kthimin e saj në republikë të shtatë të saj. Brenda qeverisë së Enver Hoxhës kishte një kundërshta­r të fortë: ky ishte Nako Spiru. Ministri i Ekonomisë dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit kishte kohë që e kundërshto­nte me forcë planin që ekonomia sh- qiptare do të mbështetej në të ardhmen vetëm në ndihmën e Jugosllavi­së. Savo Zllatiç, i ngarkuari i Titos, në një takim me Ever Hoxhën më 6 nëntor 1947 ka derdhur një lumë akuzash

ndaj Nako Spirut: “Ne kemi bindjen që Nako Spiru e kryen këtë veprimtari antijugosl­lave e antishqipt­are si agjent i imperializ­mit. Ai punon për shërbimet e huaja kundër vendeve tona… Shoku Tito më porositi që t’i shihni mirë këto çështje, veçanërish­t çështjen e Nako Spirut. Që aty nis edhe e keqja, andej duhet të fillojë edhe shërimi. Revolucion­i i ka këto”.

Por, i ndodhur në një situatë të vështirë, Kryeminist­ri dhe Sekretari i Parë i PK të Shqipërisë, Enver Hoxha, e quante më shumë zbulimin e Titos për veprimtari­në e Nako Spirut si sulm ndaj vetes. Në këtë mënyrë e kritikoi fort anëtarin e kabinetit të vet dhe anëtarin e Byrosë Politike. Ndikim në këtë kryqëzim kishte edhe zëvendëskr­yeministri dhe ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe. Vetëm tri ditë pas bisedës me të dërguarin e Titos, Koçi Xoxe shkoi në shtëpinë e Hoxhës dhe i tha këto falë: “Gjithë e keqja nis nga Nakoja dhe nga mbështetës­it e Nakos. Ata duhet t’i spastrojmë”.

Se si duhet ta bënte spastrimin ministri i Brendshëm që ka në kurriz shumë krime, këtë e dinte vetëm ai. Për dy ditë me radhë, më 18 dhe 19 nëntor, Spiru u kritikua rëndë në Byro dhe një ditë më pas pritej diskutimi i tij. 20 nëntori ishte dita më e ngarkuar, më e rëndësishm­e për fatin dhe jetën e tij. Në pjesën e parë të kësaj dite Nako Spiru zhvilloi dy takime: të parin me ambasadori­n e Bashkimit Sovjetik në Tiranë, A. Gagarinov, të cilit i kërkoi ndihmë për këtë situatë, por ai nuk i premtoi. Ja raporti i diplomatit rus për takimin me Spirun.

“Tiranë/ 19 nëntor 1947/ Sekret. Sot mua më bëri vizitë Nako Spiru, i cili erdhi me iniciativë­n e vet. Është vështirë ta

quash këtë bisedë, më saktë, më drejt, kjo mund të quhet monolog. Pasi u përshëndet­ëm, ai direkt filloi të thotë se do të dëshironte të ûiste për mbledhjen e djeshme të Byrosë Politike të KQ- së”.

Takimin e dytë e pati me Enver Hoxhën, të cilit i kërkoi 5 ditë kohë.

“Desha t’ju lutem edhe një herë, – më tha, – Kuptoni situatën time të rëndë. Inûuenconi që të më jepen 5 ditë kohë”.

Por kryeminist­ri dhe njëkohësis­ht shef i tij e refuzoi duke i thënë se duhet të ûiste hapur për gjithçka që ka mbetur e mbuluar prej vitesh. Për këtë takim, Enver Hoxha shkruan në kujtimet e tij: Mbledhja e Byrosë Politike ishte lënë në orën 20: 00. Por, pikërisht në këtë orë Nako Spiru qëllohet me dy plumba në trup. Pas 6 orësh në spital, ai ndërroi jetë.

U VRA APO U VETËVRA? Versioni zyrtar i vdekjes së Nako Spirut edhe sot është ende në fuqi: ai ka vrarë veten. Por janë shumë fakte, detaje, dëshmi që hedhin dritë për të kundërtën, se gjithçka ka qenë një vrasje e pastër. I pari që jep versionin pa u zhvilluar asnjë veprim hetimor është Kryeminist­ri Enver Hoxha.

“Mbasandaj pak minuta pas orës tetë, d. m. th. 20: 00, në të cilën ishte caktuar mbledhja, ai vrau veten si një armik, si një tradhtar i Partisë”.

 ??  ?? FADIL PAÇRAMI, LIRI BELISHOVA, NAKO SPIRU DHE RAMIZ ALIA
FADIL PAÇRAMI, LIRI BELISHOVA, NAKO SPIRU DHE RAMIZ ALIA
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania