Panorama (Albania)

A po fillon “zbarkimi” i shumëpritu­r amerikano-europian?

- PREÇ ZOGAJ

Shumë media u fokusuan dje te prania e agjentëve

Miqtë amerikanë dhe gjermanë e kanë dëgjuar thirrjen shqiptare për ndihmë; ata e kanë parë me sytë e tyre se e keqja këtu ka shkuar aq larg dhe fijet janë lidhur në atë mënyrë, sa shqiptarët nuk mund t’ia dalin vetë. As me votë, duke qenë se në evoluimin e tij krimi mori gjatë qeverisjes së Edi Ramës statusin e panjohur më parë të një force elektorale komplement­are apo të integruar brenda strukturav­e të Partisë Socialiste në pushtet me misionin për të blerë vota e dhunuar zgjedhës antiqeveri­tarë

të FBI- së amerikane në një takim në Ministrinë e Brendshme, ku po shpallej operacioni qeveritar “Forca e ligjit”. Arsyeja e këtij fokusimi merret me mend: prania e agjentëve amerikanë në atë mbledhje, sikurse edhe deklaratat dhe njoftimet e forta të ambasadori­t Lu për kapjen e peshqve të mëdhenj ishin e reja e atij takimi. Mbërritja e paralajmër­uar e grupit të agjentëve amerikano- gjermanë një ditë më parë ngërthen një kërshëri dhe një shpresë të madhe popullore në vend. Rolin që ata do të kenë në luftën kundër krimit në Shqipëri do ta mësojmë më mirë në ditët në vazhdim. Do të kenë rol këshillimo­r? Do të asistojnë me përvojën e tyre të çmuar strukturat tona të antikrimit? Apo do të përfshihen drejtpërsë­drejti në operacione konkrete, në ndjekje çështjesh e dosjesh kriminale konkrete? Pritshmëri­a e lartë e qytetarëve shqiptarë nuk i sheh këta oficerë të huaj thjesht duke u folur në vesh oficerëve tanë. Ndihmës së tipit këshillimo­r ia kemi pirë lëngun. Pritshmëri­a dhe shpresa popullore i sheh ata në front. Agjentët e FBI- së në front dhe struktura e SPAK- ut që pritet të ngrihet në muajt e ardhshëm, shpresojmë shumë shpejt, janë e vetmja shpresë se krimi dhe lidhjet e tij me politikën do të fillojnë të goditen përnjimend dhe përfundimi­sht në Shqipëri. Të tjerat janë hallvë e ftohtë.

Qeveria “Rama” nuk është e ndaluar, përkundraz­i, për sa kohë të jetë aty ku është e ka për detyrë të hartojë dhe ndërmarrë operacione si ai i djeshmi. Shanset e saj për sukses realisht janë të vogla për shumë arsye. Dihet dhe pranohet botërisht tashmë se Qeveria “Rama” është ajo që e ka krijuar si asnjë tjetër më parë problemati­kën e promovimit të krimit në pushtet, të kanabizimi­t masiv dhe impaktit elektoral të drogës. Dhe e ka bërë këtë duke shfrytëzua­r më e pakta symbylljen e përfaqësue­sve të BE- së në Tiranë. Se si mund ta zgjidhë problemin ajo që e ka krijuar këtë, një Zot e di. Por le t’ia njohim edhe qeverisë të drejtën për t’u korrigjuar tani që puna ka marrë erë dhe partnerët ndërkombët­arë po zbarkojnë për të ndihmuar Shqipërinë. Problemi është tjetër: pavarësish­t fjalëve dhe retorikës, qeveria do të përpiqet t’i fusë ujë çdo operacioni dhe mundësisht ta devijojë drejt peshqve të vegjël. U tha edhe dje nga ambasadorë­t e pranishëm në takimin e prezantimi­t të operacioni­t “Forca e Ligjit”. Operacioni antikrim duhet të drejtohet pikësëpari kundër peshqve të mëdhenj. Problemi i Shqipërisë janë peshqit e mëdhenj. Çdo operacion dështon ose triumfon në bazë të rezultatev­e që do të ketë për të goditur e çuar para ligjit të paprekshmi­t. Shumë e drejtë, shumë e saktë. Ambasadori Lu vetëm emrin nuk ia tha dje Edi Ramës, kur tregoi se si mund t’i identifiko­jmë politikanë­t e lidhur me krimin. Të gjithë shqiptarët e kuptuan se e kishte fjalën për Edi Ramën. Ai ka promovuar individë me rekorde kriminale në politikë, ndërkohë që shefi i opozitës, Basha, në një rast të reklamuar nga partia e tij, nuk e ka kandiduar personin që përmendi ambasadori. Mirëpo, këtu ngrihet një paradoks i madh: a mundet operacioni i Ministrisë së Brendshme të kapë Kryeminist­rin e vendit. Për ta thënë më shkoqur: a mundet Fatmir Xhafaj të kapë Edi Ramën? Çdo lexues mund të japë përgjigjen që mendon. Por unë mendoj se jo, nuk mundet.

Ja se si, me gjithë dëshirën e mirë, retorika nuk e hap dot shtegun për të parë dritë në fund të tunelit kur gjërat u lihen në dorë atyre që janë përgjegjës­it kryesor për gjendjen.

Ja përse shqiptarët presin një plan operaciona­l amerikan- europian që do të zbatohet prej tyre, duke bashkëpunu­ar sigurisht në gjithë hapësirën e mundshme me institucio­net shqiptare të rendit, sigurisë dhe drejtësisë. Një operacion që të mos mund të sabotohet dhe frenohet nga ata që do të jenë të interesuar dhe do të bëjnë çmos ta dështojnë.

Ky është “zbarkimi” i shumëpritu­r amerikan dhe gjerman kundër të keqes më të madhe që ka mbërthyer dhe po i merr frymën vendit tonë. Është një zhvillim që nuk na nderon, madje na bën me turp si vend, nëse e shohim nga këndvështr­imi i sedrës nacionalis­te. Ai pohon dështimin e klasës politike shqiptare për të mos e lejuar krimin të bëjë ligjin siç e bën. Më shumë se kaq, është pohimi i lidhjeve të ngushta të politikës me krimin jo vetëm për ndarjen e parave të pista, por edhe për marrjen dhe ndarjen e pushtetit.

Këtu e kanë çuar vendin orekset apo skemat e politikanë­ve pa bosht dhe skrupuj.

Le të na vijë turp sa të duam për këtë dështim në shkallë të gjerë. “Zbarkimi” amerikanog­jerman është vendimtar për të shpëtuar vendin nga një fatkeqësi e madhe, siç është ajo e rënies përfundimt­are nën zgjedhën e krimit.

Miqtë amerikanë dhe gjermanë e kanë dëgjuar thirrjen shqiptare për ndihmë; ata e kanë parë me sytë e tyre se e keqja këtu ka shkuar aq larg dhe fijet janë lidhur në atë mënyrë, sa shqiptarët nuk mund t’ia dalin vetë. As me votë, duke qenë se në evoluimin e tij krimi mori gjatë qeverisjes së Edi Ramës statusin e panjohur më parë të një force elektorale komplement­are apo të integruar brenda strukturav­e të Partisë Socialiste në pushtet me misionin për të blerë vota e dhunuar zgjedhës antiqeveri­tarë.

Në një vështrim më të gjerë, partnerët tanë amerikanë dhe europianë nuk mund të qëndrojnë indiferent­ë dhe të lejojnë që një vend aleat si Shqipëria të bëhet vulnerabël për shkak të lidhjeve të politikës me krimin duke rrezikuar të humbë kësisoj, përkundër aspiratave të popullit shqiptar, deri busullën e orientimit gjeopoliti­k perëndimor.

Ja se si anëtarësia në NATO, që është një bekim, na vjen sërish si shpëtim në kohën e duhur.

 ??  ??
 ??  ?? Dje gjatë prezantimi­t të nisjes së operacioni­t “Forca e Ligjit”
Dje gjatë prezantimi­t të nisjes së operacioni­t “Forca e Ligjit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania