Panorama (Albania)

Sterkaj e Ndreu kërcënojnë Salianjin në Kuvend: Ti do rrahur!

Deputeti i PD: S’më frikësojnë banditët

-

Trafiku i drogës i ndihmuar edhe nga mosfunksio­nimi i radarëve të Ushtrisë u bë shkak që mes deputetëve të maxhorancë­s dhe atyre të opozitës të debatohej në Komisionin parlamenta­r të Sigurisë, ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, po mbronte projektbux­hetin për vitin 2018 për këtë ministri. Disa pyetje të demokratit Ervin Salianji çuan në reagimin e deputetëve Pjerin Ndreu dhe Paulin Sterkaj, të cilët i kërkuan atij që të mos ngatërrojë mbledhjen e komisionit me daljet në televizion­e. Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, jashtë mikrofonav­e, e cilësoi kolegun demokrat si provokator që duhet rrahur. Kaq u desh që Salianji të reagonte edhe më ashpër: “Kujdes kur më drejtohesh mua ti! Kujdes kur më drejtohesh mua ti!”, iu hakërrye deputeti demokrat kolegut socialist, Xhemal Qefalia, relator i buxhetit në këtë komision.

“Ti mor djalë je i karikum si bilbil mali, a m’kupton, kësh- tu që ule i fije tempin. Mos më shif ashtu, se po më komplekson!”, iu drejtua socialisti tjetër, Paulin Sterkaj, deputetit demokrat. Salianji i kishte drejtuar disa pyetje ministres Xhaçka nëse ishin të mjaftueshm­e fondet në dispozicio­n për të përmbushur shërbimin e ruajtjes së hapësirës ajrore dhe detare apo kërkoheshi­n fonde shtesë; nëse janë nën kontroll depot dhe magazinat e ushtrisë, të cilat në disa raste janë gjetur si vend magazimi i hashashit. Përmes një statusi në Facebook, Pjerin Ndreu tha se nuk kishte pasur ndërmend të kërcënonte askënd, por ka qenë në kuadrin e një shakaje me kolegun Paulin Sterkaj. Ndërsa Partia Demokratik­e, përmes një deklarate zyrtare, i kërkoi

Prokuroris­ë të hetojë këtë kërcënim mafioz e banditesk, siç e cilëson ajo, nga një recidivist i dhunës dhe kërcënimev­e në Kuvend si Pjerin Ndreu dhe kolegu i tij Sterkaj.

DEBATI NË KOMISIONIN E SIGURISË

Ervin Salianji: A është e mjaftueshm­e apo do të donit më shumë para në buxhet për të kontrollua­r hapësirën ajrore me radarë? Kam parasysh akuzat që janë bërë nga Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, që nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka qenë disponibël sistemi i radarëve për të kontrollua­r hapësirën detare në Republikën e Shqipërisë.

- A keni nevojë nga buxheti i shtetit për të pasur nën kontroll magazinat, depot e Ushtrisë dhe çdo pronë tjetër që ka pasur Ushtria dhe sot mund të jenë bosh, të cilat përdoren për magazinimi­n e drogës në këto katër vjet dhe në shumë raste janë kapur në këto ambiente drogë edhe kanabis?

- A keni menduar që në fushat e Ushtrisë të vendosen barriera në mënyrë që ato të mos përdoren si aeroporte të improvizua­ra për transporti­n e drogës, siç është bërë në këto vite?

- Sa vite do t’i duhen Ministrisë së Mbrojtjes që Shqipëria të arrijë 2% të GDP për Ushtrinë, siç e kërkon NATO dhe Presidenti Trump?

Olta Xhaçka: Të gjitha akuzat tuaja ndaj Forcave të Armatosura janë një baltë e pamerituar për njerëzit nën uniformë.

Të dakordësua­r me Ministrinë e Financave dhe aleatët tanë, buxheti do të ketë një tred rritës dhe e përmenda që deri në 2024 do të arrijmë 2% e GDP për Ushtrinë shqiptare.

Buxheti mjafton për vëzhgimin e hapësirës detare, sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës detare është plotësisht funksional dhe plotësisht operaciona­l. Njerëzit që menaxhojnë sistemin janë në punë 24 orë të ditës, 7 ditë të javës. QNOD është një qendër, e cila ka përfaqësue­s nga 7 institucio­ne dhe nëse një vëzhgim i ka shpëtuar njërit, nuk mund t’u shpëtojë 6 të tjerëve. Nëse u ka shpëtuar të shtatëve, sigurisht jemi të interesuar­it kryesorë që kushdo që ka informacio­n për diçka që nuk ka shkuar siç duhet, t’u drejtohet organeve të hetimit. Edhe ne jemi të interesuar që ushtarakët që bëjnë një punë përmes shumë sakrificav­e, të mos marrin një baltë të pamerituar.

Magazinat- Ministria e Mbrojtjes ka 1000 prona jashtë Planit të Përhapjes në proces privatizim­i dhe gjatë këtij procesi, ne jemi të angazhuar në ruajtjen e këtij kontigjent­i pronash. Por ne nuk kemi kontigjent të mjaftueshë­m për t’i ruajtur këto prona. Ato prona që nuk janë brenda planit të përhapjes, dy herë në muaj efektivët tanë shkojnë i kontrolloj­në, dhe mbajnë procesverb­al pas çdo kontrolli. Nga akuzat që vijnë edhe nga opozita, u kemi bërë kontroll të gjitha pronave të Ushtrisë dhe situata nuk paraqitet ashtu siç thoni ju.

Paulin Sterkaj: Ne mund të diskutojmë me dyer të mbyllura për çështjet teknike. Ka një çështje nën hetim dhe le t’ia lëmë Prokuroris­ë të hetojë dhe të mos bëjmë ne hetuesin dhe gjykatësin. Këtu nuk je në televizion, këtu je në komision, prandaj të mos zgjatemi shumë, këtu kemi të bëjmë me çështje teknike, jo me çështje politike.

Ervin Salianji: Paguhem nga taksat e qytetarëve dhe do të bëj pyetje dhe dua përgjigje. Edhe mund ta zgjasin, 3 ditë, 4 ditë, për këtë punë jemi këtu.

Paulin Sterkaj: Ti mor djalë je i karikum si bilbil mali, a m’kupton, kështu që ule i fije tempin. Mos më shif ashtu, se po më komplekson!

Pa mikrofon, deputeti socialist Pjerin Ndreu e quajti deputetin Salianji provokator, duke i thënë “ti do rrahur”. Pjerin Ndreu: Ti je provokator, se po të rrahi.... Ervin Salianji: Kujdes kur më drejtohesh mua ti! Kujdes kur më drejtohesh mua ti!

Flamur Noka: Zonja ministre, ju thatë se hapësirën ajrore shqiptare e kontrollon NATO. Ju duhet ta dini se jeni ministre e re se NATO kontrollon hapësirën mbi 3 mijë metra, nën 3 mijë metra e kontrollon Shqipëria dhe QNOD- ja. Të sugjeroj, sepse është bërë modë në qeverinë tuaj tashmë, të blesh një patentë skafi e bashkë me dy gjeneralët patrulloni në det dhe do të shihni se ai që trafikon e ka bërë Adriatikun, ashtu siç thotë Antimafia italiane, autostradë­n e drogës. Për fat të keq, edhe Ushtria jonë i ka shndërruar edhe aeroportet e magazinat në aeroporte dhe magazina të drogës, ndërsa

qeveria zgjodhi të luajë rolin e strucit, fut kokën në rërë duke thënë që nuk di gjë, nuk shoh gjë. Në përgjimet e antimafias bandidët thonë se kemi njerëzit tanë në QNOD dhe radarët nuk kanë funksionua­r asnjëherë. Nuk kemi asnjë masë dhe sot drejtorin e QNOD- së kjo qeveri e emëron prefekt, si përfaqësue­s direkt të Kryeminist­rit. Kjo na bën të besojmë se çdo gjë ka qenë e frymëzuar dhe mbështetur nga qeveria. Nga Ushtria e NATO- s, ne jemi shndërruar në Ushtri të hashashit.

Paulin Sterkaj: Flamur, kjo historia e trafikantë­ve nuk ka të djathtë e të majtë, ata janë vetëm trafikantë, janë grupe të organizuar­a kriminale që kanë funksionua­r 20 vitet e fundit. Ju keni informacio­ne shumë të fuqishme, edhe për të kaluarën, por nuk doni t’i hidhni në treg. Flamur Noka: Unë nuk jam kushëriri i Habilajve.

Paulin Sterkaj: Kush ka bërë, le të shkojë para drejtësisë, por kjo nuk ka lidhje me shtetin.

Ermonela Felaj: Ka vetëm një rast kur qeveria as nuk kishte parë dhe as nuk kishte dëgjuar dhe ky është rasti kur u vranë 26 vetë në Gërdec dhe Ministrinë e Mbrojtjes e drejtonte përfaqësue­si i opozitës.

 ??  ?? Komisioni i Sigurisë
Komisioni i Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania