Panorama (Albania)

Në të tretën, Rama mund të shkojë ndryshe nga sa këshillon Mustafa Nano

- EDI LESI

Një himn për jetën e tretë të Edi Ramës, ishte sot...

një nga indulgjenc­at më të mëdha që Mustafa Nano ka dekretuar, duke na ftuar të shqetësohe­mi se çfarë do të ndodhë me hobet, pasionet, rravgimet e kuturisjet e artistit, kur ai të heqë dorë nga politika, e mos ta vrasim aspak mendjen se çfarë ndodh sot me vendin tonë halleshumë. Por me një kusht. Sipas tij, jeta e tretë e Ramës nis vetëm pasi ta ketë çuar deri në fund këtë mandat.

Mos t’i fusim zallave kresë, as të kemi dert për krimin në majë të politikës, për paratë e drogës që janë aq shumë sa teprojnë të kapen disa çanta dëng me euro edhe në një postbllok të lodhur me një polic të keqpaguar, që i fut pelerina shi e s’ka marrë orët shtesë; për mijëra faqe ku është vizatuar nga drejtësia italiane se cilin shtet kishim 4 vite ku dinjitari, zyrtari i lartë, shefi i komisariat­it, ministri i Brendshëm janë bashkë me bandën e trafikantë­t; letra serioze të antimafies jo si ato që bën shuk Rama dhe i hedh drejt koshit në zyrë pa lëvizur nga karrigia.

Mos të kemi asnjë merak për mijëra që duan të ikin çdo muaj nga Shqipëria, e për këdo që ti takon në rrugë dhe të thotë s’rrihet më këtu, për 40 për qind të popull- sisë që nuk siguron dot ngrohje në dimër, apo më keq, për 1/ 3- n e qytetarëve të vendit që nuk ia del për ushqimet bazë.

Asnjë thinjë të mos na dalë për integrimin që është bllokuar, e s’ka një datë për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it.

Mos ta prishë kush gjumin për theqafjen e Shqipërisë, honin e madh ku po biem, ku s’ka një investim të huaj, ku trishtimi e mungesa e shpresës kanë pllakosur rëndshëm.

Mustafa Nano na fton t’i lëmë këto vogëlsira, e ta zëmë kohën me ide se ç’mund të bëjë Rama me jetën e tretë. Edhe pse është rrekur të përshkruaj­ë një sfond të ditës, ai e vesh me një tis aq romantik, sa ngjan të thuhet se Rama ishte rastësisht këtu, dhe duhet ndihmuar ta kalojë sa më lehtë këtë pellg të madh droge e krimi, që të marrë për në të tretën jetë pra, sa më pak bagazhe të rënda.

Po ama me një kusht: Ta çojë deri në fund jetën e dytë, mandatin e dytë. Edhe pse, mandati i dytë sipas çdokujt, por dhe i dokumentua­r nga OSBE- ja, ka nisur në mëkat e paligjshmë­ri, pasi si asnjëherë tjetër organizata e zgjedhjeve deklaron se shitblerja e votës më 25 qershor është një shqetësim i madh, një problem që duhet zgjidhur një herë e mirë.

A është shoqëria gati të bashkohet me këtë indulgjenc­ë ku Edi Rama, jo vetëm të mos mbajë asnjë përgjegjës­i për çka gatoi në këto 4 vite, por të lihet i qetë ta çojë deri në fund projektin e tij, të mos kërkojë kush llogari, se ai e di vetë.

Dhe indulgjenc­a të shkojë deri atje, sa të na trazojë shpirtin, ç’do bëjë ai me jetën e tretë, se si do buthtojnë tepricat e in- teligjencë­s së këtij kryeminist­ri, për t’ia dalë të ketë sukses edhe në atë stacion me ato skicat e krijimet e tij.

Jeta e tretë është një hile, një kurth. Në fakt, disa njerëz, kanë merak që herët të bëjnë një vend në pavdekësi. Shumë gjëra i bëjnë madje me këtë qëllim. Ajo është efemere, kalon nga e treta, por është synimi final. Milan Kundera e ka bërë një libër për këtë ambicie të çartur. Po ky është një trill i burrave e grave që nganjëherë vënë bast jetën e tyre e çojnë dëm shumë gjëra personale, po jo një popull e një vend.

Për jetën e tretë ose më tej, pavdekësin­ë, Mustafa Nano nuk është shfaqur këtë herë këshilltar i mirë. Edi Rama i ka shanset të shkojë atje, përmes një shtegu tjetër, i kundërt me atë që sugjeron analisti. I ngushtë, i errët, si qelë mund të ngjajë, po atje mundet të sosë vetëm nëse vendos të mbajë përgjegjës­i, të reflektojë, të rrëfejë e pendohet, të pranojë se e shkatërroi vendin me krim e drogë, se copëtoi ekonominë, se varfëroi njerëzit, se ndali integrimin, se krisi shpresën e besimin, se nuk la njerëzit të votojnë të lirë. E të ikë tani. Menjëherë.

Mandati deri në fund, do të thotë zullum deri në fund. Atëherë, s’do të ketë më vend për trenin transhende­nt të Mustafa Nanos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania