Panorama (Albania)

Gjykata liron për “sjellje të mirë” vrasësin e komisarit

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha dha "lirim me kusht" për Genc Tafilin, i dënuar me 25 vite për "vrasje në rrethana të tjera cilësuese"

-

Gjykata e Krujës liroi të dënuarin me 25 vite burg për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari.

Genc Tafili ka lënë të hënën qelinë e burgut të Fushë- Krujës, menjëherë pasi gjyqtarja e rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleda Hoxha, ka pranuar kërkesën e tij për lirim me kusht. Prokuroria e ka kundërshtu­ar këtë kërkesë, me argumentin se ligji e parashikon shumë qartë se, nga lirimi me kusht nuk mund të përfitojnë personat e dënuar për veprën penale "vrasje në rrethana të tjera cilësuese", vepër për të cilën ishte dënuar edhe Tafili. Por pavarësish­t kësaj, trupa gjykuese vendosi të marrë parasysh kërkesën e të dënuarit për lirimin e tij me kusht, kur atij i kishin mbetur edhe 3 vjet 3 muaj dhe 18 ditë për të shlyer dënimin.

Sipas burimeve pranë Gjykatës së këtij rrethi, Tafili, i cili është vëllai i të dënuarit me burg të përjetshëm Admir Tafili, ka paraqitur kërkesën për lirinë me kusht duke argumentua­r sjelljen e mirë në burg, por edhe faktin se ai është baba i një fëmije të mitur.

KERKESA E TAFILIT

"Kërkoj të më ndryshohet vendimi dhe të lirohem me kusht pasi nga dënimi më kanë mbetur pak më shumë se tri vite burgimi. Gjatë viteve të dënimit, unë kam pasur sjellje të mirë, s'kam marrë asnjëherë masë disiplinor­e, kam dalë disa herë me leje dhe jam kthyer brenda afatit që më ka përcaktuar Drejtoria e Burgjeve. Gjykata duhet të më lirojë, edhe për faktin se unë jam baba i një fëmije të mitur dhe ka nevojë për kujdesin tim". Kështu mësohet ta ketë argumentua­r, ndër të tjera, Tafili kërkesën e tij për lirinë me kusht, çka është marrë parasysh nga Gjykata. Në fakt, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ndër vite në familjen e tij, familjarët janë larguar jashtë vendit, në Sue- di, ku kanë kërkuar azil. Banesa e Tafilajve është bosh dhe sipas të dhënave, për çështje sigurie, as vetë i liruari nga burgu nuk ka shkuar në Shkodër. Sipas burimeve, ai po qëndron në rrethinat e Krujës, për shkak se i duhet të paraqitet në Zyrën e Shër- bimit të Provës së Krujës në afatet e përcaktuar­a nga Gjykata ( sipas burimeve 1 herë në muaj).

Prokuroria e ka apeluar vendimin e dhënë nga gjyqtarja Hoxha, ndërsa po dje ka reaguar presidenti Ilir Meta, ku i ka kërkuar KLD- së që të nisë verifikimi­n për këtë rast.

VRASJET NE SHKODER

Vëllezërit Tafili janë emra të njohur për drejtësinë shqiptare, për shkak të përfshirje­s së tyre në disa ngjarje të rënda kriminale. Zanafilla e ngjarjeve nisi në vitin 2000, ku gjatë një operacioni për arrestimin e pjesëtarëv­e të familjes Tafili, mbeti i vrarë kreu i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari. Veç tij, gjatë operacioni­t mbeti i vrarë edhe Bahri Tafili, babai i Genc dhe Admir Tafilit. Ky i fundit nisi hakmarrjen, pasi dyshonte se shkaktar për vrasjen e babait të tij ishte shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi. Për këtë shkak, Admir Tafili i bëri atentat Pjetrushit në Malësinë e Madhe, por asokohe ai arriti të shpëtonte dhe u largua nga Shqipëria. Edhe pse i arrestuar, Admir Tafili, më 2 tetor të vitit 2010, mori 5 ditë leje për të takuar familjarët. Ai arriti t'u largohej gardianëve dhe pas 6 muajve në arrati, më 18 mars 2011, qëlloi për vdekje dy vëllezërit e ishshefit të krimeve, Nik dhe Gjovalin Pjetrushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania