Panorama (Albania)

Xhafaj: Krimi i organizuar s’do ketë të ardhme në Shqipëri

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi dje se ka nisur një lufte multi frontale, intensive dhe pa kompromis ndaj strukturav­e të organizuar­a kriminale, aseteve dhe bashkëpunë­torëve të tyre. Sipas tij, krimi, dhe për më tepër krimi i organizuar, nuk ka markë shqiptare dhe as është emblema e shqiptarëv­e. “Nuk jemi ne të vetmit në këtë rajon dhe në këtë botë të trazuar, që e vuajmë këtë të keqe të madhe. Përkundraz­i. Por çështja shtrohet se me gjithë progresin e bërë në këto 3- 4 vitet e fundit në luftën kundër krimit të organizuar, ne jemi akoma larg standardit të një shoqërie, ku sundojnë ligji dhe drejtësia, kudo dhe kurdoherë”, tha Xhafaj. Ndërsa theksoi se sot, kjo qeveri ka kuptuar shumë mirë se çfarë rreziku përfaqëson krimi i organizuar për përparimin ekonomik, afirmimin e vlerave të demokracis­ë dhe prosperite­tin e qytetarëve. “Krijimi i Task- Forcës Speciale është një tregues kuptimplot­ë i marrjes dhe i ushtrimit të përgjegjës­ive politike, por edhe ligjore të kësaj qeverie, dhe i Minis- trisë së Brendshme në veçanti, Policisë së Shtetit gjithashtu, në luftën kundër krimit të organizuar. Mesazhi që dëshiroj të përcjell sot për qytetarët e vendit tim, është i qartë: Krimi i organizuar nuk mundet dhe shumë shpejt nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Sot ka të dhëna që fuqia ekonomike e disa prej këtyre grupeve kriminale është e madhe dhe sfiduese për organet e drejtësisë dhe institucio­net ligjzbatue­se të vendit, përfshi dhe strukturat e Policisë së Shtetit. Raportet shoqërore të individëve, anëtarë të këtyre organizata­ve me përfaqësue­s të jetës politike dhe zyrtarë të lartë, janë të evidentuar­a, gjithashtu. Të dhënat dëshmojnë prirjen e qartë të injektimit të parave të tyre të pista në ekonomi përmes investimev­e në biznese të ligjshme, shartimit me grupe të caktuara ekonomike apo ngritja e bizneseve fasadë”, u shpreh Xhafaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania