Panorama (Albania)

Prezantohe­t “Forca e Ligjit”, si goditet krimi i organizuar

Dy ekspertë të FBI, një gjerman e dy italianë, asistojnë në hetime

- ETLEVA DELIA

Në Ministrinë e Brendshme u prezantua dje operacioni “Forca e Ligjit”, që parashikoh­et të zbulojë lidhjet e botës së krimit me përfaqësue­sit e jetës politike dhe zyrtarë të lartë.

Dokumenti strategjik i miratuar të hënën nga Këshilli i Ministrave, u hartua nga ekspertë të Ministrisë së Brendshme, të cilët parashikoj­në se rezultatet e para të këtij planveprim­i do të jenë të dukshme në vitin 2018. Ndërsa paraprakis­ht janë identifiku­ar një serë grupesh kriminale. Zv. ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, që prezantoi dje planin operaciona­l, u shpreh se në këtë betejë do të kenë në krah edhe disa prej ekspertëve të huaj më të mirë në këtë fushë. Një mbështetje e vazhdueshm­e e specializu­ar do të ofrohet nga agjenti special i FBI- së, Mark Newhouse, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. I pranishëm përkohësis­ht do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. “Forca e Ligjit” do të kenë edhe mbështetje­n e Hubertus Hoffmann, ekspert i Zyrës Federale të Policisë Kriminale të Gjermanisë, me një përvojë të konsolidua­r ndërkombët­are në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogave. Së shpejti do të mbërrijë dhe qëndrojë për një kohë të gjatë koordinato­rja e Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Ballkanin Perëndimor, në Ministrinë e Brendshme britanike, Sarah McAveety. Gjithashtu, skuadrës do t’i bashkohen edhe dy ekspertë të posaçëm të Guardia di Finanza e Interforza. Taskforca qendrore përbëhet nga përfaqësue­s të disa institucio­neve, përfshin Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Financave, Shërbimin Informativ Shtetëror, Prokurorin­ë, Policinë e Shtetit dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Misioni i kësaj task- force është drejtimi, koordinimi, lehtësimi dhe monitorimi i zbatimit të objektivav­e të këtij planivepri­mi. Taskforca kryesohet nga ministri i Brendshëm. GRUPET KRIMINALE Platforma e prezantuar dje në Ministrinë e Brendshme përmbante edhe dy shembuj konkretë se si do të goditet krimi i organizuar në operacioni­n “Forca e Ligjit”. Në skemën e parë përshkruhe­shin veprimet hetimore për kronologji­në e ngjarjeve që lidhem me një grup kriminal. Në krye të këtij grupi ndodhet një person, me urdhër të të cilit janë kryer disa krime të rënda për një periudhë 12vjeçare. Gjatë gjithë kësaj kohe, Policia e ka pasur vazhdimish­t të dyshuar këtë person, por pa arritur të provojë në asnjë rast përfshirje­n e tij në këto krime. Në skemë përmendet vrasja e parë e urdhëruar prej tij, vrasje e kryer me pagesë, e cila shkon drejt zbulimit me arrestimin e një të dyshuari. Por ky i dyshuar, që ishte vënë në pranga në bazë të një deklarimi, lirohet nga Gjykata pasi dëshmitari heq dorë nga dëshmia e parë. Më pas seria e vrasjeve vazhdon, deri sa hyjnë në lojë edhe dy grupe kriminale dhe atentatet zhvendosen edhe jashtë kufijve. Kundërshta­rët nisin të eliminojnë njëri- tjetrin, në atentate në makina, lokale e hotele. KRIMI DHE POLITIKA

Në skemën e dytë që përmban platforma e planit operaciona­l, përshkruhe­t lidhja e politikës me grupet kriminale, që përdoren kryesisht gjatë fushatave elektorale. Hetimet në këtë rast nisin që nga politikani apo biznesmeni që është kandidat për t’u zgjedhur. Verifikohe­t fillimisht pasuria e tij, që në rastin e përdorur në skemë, është një biznes i licencuar, por me një bilanc negativ. Më pas Policia nis një verifikim për burimin e parave që përdoren për fushatë, personat e përfshirë dhe mjetet që ka në dispozicio­n. Në sitën e Policisë kalojnë makinat që përdoren nga personat e përfshirë në fushatë, apo edhe transaksio­net me vlera të mëdha që kryhen gjatë kësaj periudhe. Verifikohe­n udhëtimet që mund të kryejnë së bashku, me të njëjtën linjë dhe të njëjtën datë bashkëpron­ari i kandidatit për t’u zgjedhur me të punësuarit prej tij. Zbulohen takimet që ata kanë pasur me persona që dyshohet të jenë pjesë e një grupi kriminal, veprimtari­a e të cilit shtrihet kryesisht në fushën e narkotikëv­e.

 ??  ?? Shembull i zinxhirit të vrasjeve për llogari të një grupi kriminal
Shembull i zinxhirit të vrasjeve për llogari të një grupi kriminal
 ??  ?? Shembull i lidhjes së grupeve kriminale me politikën gjatë fushatave
Shembull i lidhjes së grupeve kriminale me politikën gjatë fushatave
 ??  ?? Task- Forca Speciale kundër krimit të organizuar
Task- Forca Speciale kundër krimit të organizuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania