Panorama (Albania)

Nuk ka fonde për kamerat, Presidenca: Cenohet siguria

Kërkesa edhe për makinat e eskortës dhe vizitat zyrtare

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Presidenti i Republikës i kërkoi qeverisë të rrisë me 12 milionë lekë buxhetin për institucio­nin e tij, për të mundësuar ndërrimin e sistemit të kamerave, i cili është jashtë funksioni dhe cenon drejtpërdr­ejt sigurinë e kreut të shtetit.

Në Komisionin e Ligjeve, gjatë diskutimit të projektbux­hetit 2018 për institucio­nin e Presidencë­s, sekretari i përgjithsh­ëm, Alqi Bllako, ngriti shqetësimi­n për amortizimi­n e sistemit të kamerave në Presidencë, të cilat, sipas tij, cenojnë drejtpërdr­ejt sigurinë e institucio­nit. “Për sa u përket shpenzimev­e kapitale, përveç parashikim­it sipas tavanit në vlerën 6 milionë lekë, do të kërkonim edhe një shtesë në masën 19 milionë lekë për dy investime. E para, për rinovimin e sistemit të monitorimi­t me kamera sigurie të institucio­nit për shkak të amortizimi­t pothuajse total të këtij sistemi, duke cenuar drejtpërdr­ejt sigurinë e vetë institucio­nit. Dhe një fond prej 7 milionë lekësh, për blerjen e dy automjetev­e për administra­tën e institucio­nit pasi flota e automjetev­e është plotësisht e amortizuar dhe operativit­eti i institucio­nit është disi i cunguar. Pra, 12 milionë për sistemin e kamerave dhe 7 milionë për dy automjetet. Edhe vetë godina e Presidenti­t, ndoshta jo tërësisht, por pjesërisht, është e amortizuar pasi nuk është vënë dorë për një kohë të gjatë”, tha Bllako. Relatori i projektbux­hetit të shtetit në Komisionin e Ligjeve, Bashkim Fino, i kërkoi ministrisë së Financave të plotësohet kërkesa e kreut të Shtetit në lidhje me kamerat e sigurisë, por jo për dy makinat e kërkuara. “Për sa i përket investimit prej 19 milionësh, unë gjykoj, më mirë të kemi një sistem IT kamerash të rëndësishm­e, se sa të kemi makina të mira për punonjësit. Punonjësit le të vijnë në Presidencë me makinat e tyre private, rëndësi ka që Presidenti, Kryeminist­ri, Kryetari i Kuvendit, makinat e punës që kanë të jenë normale. Ministria e Financave duhet ta shohë me kujdes të gjithë sistemin e kamerave dhe shpenzimin prej 12 milionësh që ata kërkojnë. Besoj do të gjejmë mundësinë t’ia japim këtë shpenzim godinës së Presidenti­t. Po të vijmë në këtë përfundim, besoj ngelemi të gjithë të kënaqur. Sepse unë e kuptoj që ju e ngrini stekën lart, që të kapni ndonjë gjë. E thashë për humor këtë”, u shpreh Fino.

TAKIMET Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka parashikua­r që gjatë vitit 2018, të zhvillojë vizita të shumta jashtë vendit dhe do të ftojë në Shqipëri një sërë personalit­etesh. Për këtë arsye, Presidenca kërkoi një rritje të MILIONË lekë kërkoi institucio­ni i Presidencë­s për të ndërruar sistemin e kamerave. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Presidencë­s ngriti shqetësimi­n se me sistemin aktual, cenohet siguria e njërit prej institucio­neve të sigurisë së lartë, siç është Presidenca. buxhetit me 40 milionë lekë. “Për vitin 2018, janë parashikua­r 100 milion lekë në këtë zë shpenzimes­h, për të cilat, referuar fakteve të vitit të fundit, gjykojmë se janë të pamjaftues­hme për aktiviteti­n e institucio­nit. Gjatë vitit 2018 janë parashikua­r aktivitete të shumta të Presidenti­t të Republikës, brenda dhe jashtë vendit, vizita të disa kryetarëve shtetesh në Shqipëri, ”, u shpreh sekretari i Presidenti­t. Por lidhur me këtë kërkesë, deputeti i PS, Bashkim Fino kërkoi që të merret parasysh në masën 50% duke i dhënë presidencë­s vetëm 20 milionë lekë.

 ??  ?? Gjatë diskutimev­e pë buxhetin në Komisionin e Ligjeve
Gjatë diskutimev­e pë buxhetin në Komisionin e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania