Panorama (Albania)

Sanduiç dhe batuta në Komision, si kaluan 7 orë diskutime për buxhetin

-

Mungesën e përfaqësue­sve të PD në Komisionin e Ligjeve, e shfrytëzoi ish- kryeminist­ri Bashkim Fino, i cili, edhe në cilësinë e relatorit, bëri opozitarin me përfaqësue­sit e institucio­neve që kërkuan rritjen në buxhet për vitin 2018. Shpeshherë Fino kërkoi nga institucio­net që të mos kërkonin rritje buxhetore pasi vitet e fundit, kanë marrë vazhdimish­t fonde dhe shtime të numrit të punonjësve. Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda, nuk kërkoi rritje të konsiderue­shme në buxhetin e vitit 2018 për ministrinë e saj. Por ky fakt u “përdor” nga deputeti i PS, Bashkim Fino, i cili duke qenë dëshmitar i një përqafimi mes Vodës dhe Sekretares së Përgjithsh­me të Financave, aludoi se buxheti ishte dakordësua­r më parë mes dy institu- cioneve. “Unë nuk jam i lodhur, por kur pashë që puthe këtë të Ministrisë së Financave, edhe thashë kjo është në rregull, e kanë mbyllur bashkë këto, nuk do fla- sin shumë gjatë”, tha me humor Fino. Diskutimet, që zgjatën për mbi 7 orë në Komisionin e Ligjeve, kanë detyruar deputetët e maxhorancë­s që drekën ta konsumojnë në ambientet e komisionit. Deputetët e maxhorancë­s shfrytëzua­n një konferencë për shtyp të drejtuesit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, për të porositur në një prej dyqaneve “fast- food” disa sandviçë, të cilët i kanë konsumuar në Kuvend. Fino u bë sërish protagonis­t, kur gjatë kohës që priste përfaqësue­sit e Presidencë­s në Komision, u kërkoi atyre të mos vonohen, duke i kujtuar që edhe kreu i shtetit po të kishte qenë, do të kishte ardhur në kohë. “Kush është, le të vijë. Futuni, çfarë prisni, edhe Presidenti po të ishte, do të kishte ardhur tani. Hajdeni, se kemi gjithë ditën në mbledhje”, iu drejtua deputeti i PS- së përfaqësue­seve të Presidencë­s.

 ??  ?? Porosia e sanduiçëve për deputetët e Ligjeve
Porosia e sanduiçëve për deputetët e Ligjeve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania