Panorama (Albania)

Borxhi, Braçe: Mbi 55 % e kanë 6 kompani nafte

Ministri për borxhet e ARMO: Privatizim­i ishte i dështuar

-

Borxhi doganor dhe tatimor që kompanitë kanë krijuar në vite, në më shumë se 55 për qind e tyre, zotërohet nga 6 kompani të naftës. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, ngriti dje shqetësimi­n se tri prej këtyre kompanive të naftës janë të lidhura me ARMO- n. “Në 24,5 miliardë lekë borxh i trashëguar doganor, në më shumë se rreth 55 për qind e tij, zotërohet nga 6 kompani të përpunimit e tregtimit të naftës, që janë jashtë tregut. 3 emra këtu lidhen me kompaninë ARMO- n dhe trashëgimt­arët e saj”, tha Braçe. Kreu i Komisionit i kërkoi ministrit të Financave shpjegime për masat që po merr qeveria në mbledhjen e borxhit të kompanisë ARMO dhe nëse kjo situata ka krijuar anomali në treg. “Për ARMOn në origjinë, dua të di, të gjithë ata që e kanë trashëguar ARMON- n pas falimentit të saj apo pas largimit të sipërmarrë­sit, a kanë krijuar borxh doganor dhe tatimor dhe si do të trajtohet kjo në vijim”, u shpreh kryetari i Komisionit. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi se borxhin kryesor e zë ARMO dhe se kompania është në proces gjyqësor. Ministri Ahmetaj tha se borxhet e ARMO- s erdhën për shkak të privatizim­it të dështuar. “Kryesori në atë borxh është ARMO për shkak të trashëgimi­së dhe një pjesë janë në proces gjyqësor, të cilët ne jemi duke i ndjekur. Asnjë nga kompanitë nuk janë jashtë radarit doganor e tatimor, janë në proces gjyqësor. Në administri­min fiskal ka shumë punë për të bërë, por situata e modelit ekonomik nuk është monopolist­e. Asetet e ARMO- s janë të amortizuar­a për shkak të një privatizim­i aspak të duhur, që pasojat po i vuajmë edhe sot. Borxh të ri të krijuar, në dijeni time, nuk ka, detyrime të prapambetu­ra në ndjekje ka”, shpjegoi Ahmetaj. Ndërsa deputetët e opozitës ngritën si shqetësim dje në Komisio- nin e Ekonomisë, tatimin mbi të ardhurat. “Tatimi i lartë për pagat ka sjellë evazion dhe shtresa e mesme është varfëruar. Nuk mund të rriten taksat për të vegjlit dhe të mos luftohet evazioni te kompanitë e mëdha”, u shpreh deputetja e PD- së, Jorida Tabaku. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se tatimi progresiv nuk ka rritur taksat për rrogat e ulëta. “Tatimi progresiv mbi të ardhurat liroi 97 për qind të punësuarve dhe janë 650 mijë të punësuar. Dhe nëse doni të dini për politikë sociale, 62 për qind e të punësuarve nuk paguajnë taksë të të ardhurave personale, sepse e kanë pagën nën

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania