Panorama (Albania)

Kokainë e heroinë në makina, shoferi i ikën Policisë

I riu me patentë false italiane, braktis mjetin dhe largohet

-

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim gjatë një operacioni blic të forcave të Antidrogës në Tiranë.

Policia ka sekuestrua­r kokainë, heroinë, fara kanabisi dhe një sasi të konsiderue­shme parash, në valutë, franga zvicerane, euro, cent bolivian e leji rumun. Aksionet janë zhvilluar në dy zona të ndryshme në kryeqytet, i pari në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe i dyti në rrugën “Sami Frashëri”. Në aksionin e dytë, Policia ka hasur në rezistencë nga ana e të dyshuarve, pasi drejtuesi i mjetit që i është bërë shenjë për të ndaluar, ka vijuar rrugën edhe për disa metra, më pas ka zbritur duke lënë në makinë pasagjerin. Në makinë është gjetur një sasi heroinë dhe një patentë italiane e falsifikua­r, që i përkiste personit që “u arratis” e u shpall në kërkim nga Policia. Burime zyrtare të Policisë thanë se të arrestuari­t janë, Gentian Kalemi, 37 vjeç nga Tirana, Ahdi Zeqollari, 24 vjeç nga Pogradeci. Ndërsa është shpallur në kërkim sh- tetasi me iniciale J. B., 25 vjeç, nga Korça.

AKSIONI I PARË Policia tha dje se, në bazë të planit të masave për parandalim­in, identifiki­min dhe goditjen e shpërndarë­sve të lëndëve narkotike, është bërë i mundur identifiki­mi i dy shtetasve, të cilët merreshin GRAME farë kanabisi është sekuestrua­r nga Policia e Tiranës gjatë kontrollit të kryer në banesën e 37- vjeçarit Gentian Kalemi, i cili u arrestua pasi në makinën e tij u gjet një sasi kokaine me këtë aktivitet të kundraligj­shëm, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas i tretë. Aksioni i parë blic është zhcilluar në rrugën “Hoxha Tasim”, ku është ndaluar automjeti i markës “Audi”, me drejtues shtetasin Gentian Kalemi. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, është konstatuar dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kokainë. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës, i është gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 90.2 gramë fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa, si dhe shumat monetare 36.440 franga zviceriane, 170 euro, 100 cent bolivian, 5 leji rumun dhe 77 mijë lekë.

AKSIONI I DYTE Aksioni tjetër i Antidrogës së Tiranës është zhvilluar në rrugën “Sami Frashëri”, ku është ndaluar automjeti i markës “Renault”. Në drejtim të mjetit ka qenë shtetasi me iniciale J. B., 25 vjeç, nga Korça dhe pasagjer Ahdi Zeqollari. Drejtuesi i automjetit, sapo ka parë Policinë, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duk u bërë shpallja e tij në kërkim policor. Gjatë kontrollit të automjetit, është gjetur një leje drejtimi italiane e falsifikua­r me gjeneralit­etet M. Z., por me fotografin­ë e shtetasit J. B. Pas kontrollit fizik të shtetasit Ahdi Zeqollari, i janë gjetur me vete dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 22.4 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit heroinë.

 ??  ?? Droga dhe valuta e sekuestrua­r në rrugën “Hoxha Tahsim”
Droga dhe valuta e sekuestrua­r në rrugën “Hoxha Tahsim”
 ??  ?? Heroina e sekuestrua­r te rruga “Sami Frashëri”
Heroina e sekuestrua­r te rruga “Sami Frashëri”
 ??  ?? Sendet e sekuestrua­ra nga Policia e Shkodrës
Sendet e sekuestrua­ra nga Policia e Shkodrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania