Panorama (Albania)

Grupi shiste heroinë, mes tyre edhe ish- futbollist­ja

-

SHKODER - Një grup prej 6 personash, mes të cilëve dy vajza, që merrej me shpërndarj­en e heroinës dhe kanabisit, është kapur nga policia pasi u mbajtën për një periudhë 1- mujore në përgjim. Fillimisht u arrestuan kreu i grupit bashkë me partneren e tij dhe më pas u prangosën dhe katër shpërndarë­sit e tjerë. Nga përgjimet rezultoi se grupi furnizohej me drogë jashtë Shkodrës dhe ua shiste përdoruesv­e në qytet, kryesisht të rinjve. Gjatë operacioni­t “Bahçallëk” u sekuestrua një sasi prej 26.4 gramësh heroinë, si dhe 3.8 gramë kanabis sativa, si dhe dy automjete dhe 6 telefona celularë. Kreu i këtij grupi, Denis Shema, 34 vjeç, dhe partnerja e tij Romina M., 26 vjeçe, u kapën në flagrancë pasi në automjetin e tyre gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të Shkodrës, në mjetin tip “Audi”, me targë AA 811 ED, në pronësi të 34vjeçarit, u gjetën dhe sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 25.4 gramë lëndë narkotike e dy- shuar si heroinë. Burime policore bëjnë me dije se çifti i arrestuar ishin “shefat” e heroinës, të cilët pasi furnizohes­hin jashtë Shkodrës, e shisnin në doza të vogla te shpërndarë­sit dhe këta të fundit te përdoruesi­t. Në vijim të operacioni­t u arrestuan në flagrancë edhe katër persona të tjerë. Të arrestuar janë: Anri Papaligori, 35 vjeç, banues në Lezhë, i cili në momentin e arrestimit kishte sasi heroine në portofol; Albert Lokal, 30 vjeç, banues në Shkodër, kishte blerë sasi të konsiderue­shme lënde narkotike te Denis Shema në dy muajt e fundit. Në pranga ka rënë edhe Loreta Paço, 36 vjeçe, ish- futbollist­e, e cila ka rezultuar se ka ndihmuar Denis Shemën në shitjen e heroinës në dy muajt e fundit. I katërti që u arrestua është Pjetër Kokaj, 23 vjeç, banues në fshatin Ivanaj në Malësi të Madhe. Gjatë kontrollit personal, në xhep i është gjetur një qese plastike me lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, me peshë 3.8 gramë. s. n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania