Panorama (Albania)

Prokuroria: Ligji s'lejon lirimin me kusht për veprën penale të Tafilit

-

Prokuroria e Krujës do ta apelojë vendimin e dhënë nga Gjykata e Krujës. Kjo e fundit vendosi lirinë me kusht të Genc Tafilit, ndonëse Prokuroria ka argumentua­r se nuk mund të jepet "lirimi me kusht", për një të dënuar, i cili akuzohet për veprën penale të Tafilit. Sipas Prokuroris­ë, vendimi i dhënë nga gjyqtarja e kësaj çështjeje është në kundërshti­m flagrant me ligjin. "Gjyqtarja Enkeleda Hoxha ka pranuar kërkesën e të dënuarit Genci Tafili, i cili vuante dënimin në IEVP Fushë- Krujë për lirim para kohe me kusht dhe ka urdhëruar lirimin e tij të menjëhersh­ëm nga vendi i vuajtjes së dënimit, duke e urdhëruar atë që të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës Krujë.

Prokuroria e Krujës vlerëson se vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë është marrë në kundërshti­m të hapur me ligjin dhe se përbën shkak që nëse çmohet si i tillë, të informohet Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të verifikuar veprimtari­në në kundërshti­m me ligjin të gjyqtares për këtë rast. I dënuari Genci Tafili, që është liruar me kusht, ka qenë duke vuajtur dënimin për veprën penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", parashikua­r nga neni 79/ c të K. Penal, konkretish­t bëhet fjalë për vrasjen e drejtorit të Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari, dhe i kishin mbetur për të vuajtur më shume se tri vite burgim.

Megjithëse ai rezulton të jetë një person me rrezikshmë­ri të lartë, as kjo rrethanë dhe as rrethanat e tjera të parashikua­ra në ligj, nuk janë marrë në konsiderat­e nga gjyqtarja në fjalë", thuhej në reagimin e Prokuroris­ë së Krujës. Akuza argumenton më tej, se në nenin 64 të K. Penal, "Lirimi me kusht", parashikon shprehimis­ht se, "nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikua­ra nga nenet 78/ a, 79/ a, 79/ b, 79/ c apo paragrafi i tretë i nenit 100 të K. Penal". "Në rastin konkret, megjithëse dispozita ndaluese për nenin 79/ c është një dispozitë urdhëruese dhe për këtë shkak prokurori në seancë ka kërkuar që të rrëzohej kërkesa e të dënuarit, në mënyrë flagrante, Gjykata e ka injoruar këtë pengese ligjore dhe në shkelje të plotë të ligjit, ka urdhëruar lirimin e tij. Vendimi i Gjykatës është ankimuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë që të nesërmen e dhënies së tij dhe ne do të vazhdojmë të ndjekim në vazhdimësi ecurinë e procesit", thuhej më tej në reagimin e Prokuroris­ë së Krujës.

 ??  ?? Prokuroria e Krujës
Prokuroria e Krujës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania