Panorama (Albania)

U shua në Ankara Kasëm Trebeshina, varroset në fshehtësi

Ceremonia e përcjellje­s u zhvillua dje në orën 14: 00, familjarët nuk njoftuan asnjë institucio­n kulturor

-

“Ju më përjashtua­t nga kultura juaj dhe unë e pranoj përjashtim­in! Tashti unë jam vetëm një veteran që i ka shërbyer këtij vendi me besnikëri!

Dhe i kam shërbyer se këtu, në një mbrëmje gushti, pashë për herë të parë errësirën, atje diku pranë Kalasë së Beratit! Dhe të nesërmen pashë dritën! Më vonë dëgjova fjalët e gjuhës suaj. Pastaj, luajta me fëmijët e vegjël. Dhe ashtu me radhë shkova në shkollë!”. Kështu do të shprehej në një intervistë të disa viteve më parë ( dhënë për Irhan Jubicën, marrë nga libri “Zoti nuk ka djalë”, 2016) shkrimtari Kasëm Trebeshina, i cili vendosi t’i kalonte vitet e fundit të jetës së tij i tërhequr nga jeta aktive, madje edhe të shuhej larg, në Ankara. Trebeshina u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 91vjeçare, në shtëpinë e së bijës, në Ankara dhe u varros dje në Tiranë, larg zhurmës mediatike, në orën 14: 00. Me shumë gjasë ka qenë kërkesa e tij që mbi varr të mos i qëndronte as edhe një tufë me lule nga ana e institucio­neve shqiptare, të cilat u gjendën tërësisht të painformua­ra mbi një ngjarje të tillë. Kasëm Trebeshina është një nga ata shkrimtarë, vepra e të cilit, për shkak të dënimit politik, nuk ka arritur tërësisht te lexuesi, edhe pas gati tri dekadash nga ndërrimi i sistemeve. Gjatë diktaturës, i dënuar për shkak të qëndrimit të tij antikomfor­mist, dhe po për të njëjtin qëndrim edhe gjatë viteve të demokracis­ë. “Le të kuptohemi një herë e mirë: nuk dua në asnjë mënyrë të hyj në letërsinë shqipe! Nuk dua në asnjë mënyrë të jem pjesë e kulturës shqiptare! Është në nderin tuaj që ta pastroni Tempullin e Letërsisë Shqipe nga ndyrësirat që i keni hedhur!… Është në nderin tuaj që t’u kërkoni ndjesë popujve të tjerë për fyerjet që u keni bërë autorëve të letërsive të tyre!”, do të shprehej ai.

Kasëm Trebeshina lindi në qytetin e Beratit, më 8 gusht 1926. Ndërpreu mësimet në shkollën Normale të Elbasanit për t’iu bashkuar Luftës Nacionalçl­irimtare. Ai filloi studimet e larta në Institutin e teatrit “Ostrovski” në Leningrad, por nuk i përfundoi ato. Kundërshti­mi i vazhdueshë­m i drejtimit që synohej t’i jepej letërsisë dhe arteve gjatë viteve të regjimit, e çuan Trebeshinë­n më se njëherë në burg, si edhe i hoqën të drejtën e botimit. Prej vitesh qarkullon një promemorie që Trebeshina i ka dërguar Enver Hoxhës. Një hakërrim i ashpër kundrejt diktatorit, për atë çka po ndodhte në letërsinë shqipe. Thuhet se ka qenë kjo letër që e “fundosi” jetën dhe karrierën e tij. Veprat e Trebeshinë­s nisën të botohen pas viteve ’ 90, ndërkohë që ai vetë vendosi të bënte një jetë të tërhequr.

KRIJIMTARI­A Krijimtari­a e botuar e Kasëm Trebeshinë­s zë fill në 1953, me botimin e dramës historike “Kruja e çliruar” dhe më pas në vitin 1961 me poemën “Artani dhe Minja ose hijet e fundit e maleve”, dy vepra këto, të cilat ruhen në fondin e arkivës së Bibliotekë­s Kombëtare të Shqipërisë. Krahas tyre janë edhe veprat e tjera të shkrimtari­t, të cilat janë botuar pas gati 40 vjetësh nga vepra e parë, si “Legjenda e asaj që iku” ( 1992) “Qezari niset për luftë” ( 1993), “Rruga e Golgotës: një përrallë dimri” ( 1993), “Mekami: melodi turke” ( 1994), “Lirika dhe satira: shfletim i paqëllimtë kujtimesh” ( 1994), “Historia e atyre që s’janë: komedi tragjike” ( 1995), “Ëndrra dhe hije” ( 1996), “Hijet e shekujve” ( 1996), “Nata para apokalipsi­t: triptik” ( 1999), “Ku bie Iliria?” ( 2000), “Kënga shqiptare – 5 vëllime” ( 2001) dhe “Më përtej kohërave” ( 2004). E shtrirë në kohë, e larmishme për nga gjinitë dhe llojet letrare të lëvruara, e pasur dhe origjinale, vepra e Kasëm Trebeshinë­s, në një pjesë të saj ka mbetur ende e pabotuar, përbën një nga zërat më interesant­ë të letërsisë sh- qipe të pasluftës.

Në fondin e vlerave të rralla të Bibliotekë­s Kombëtare ruhet edhe dorëshkrim­i i shkrimtari­t “Historia dhe njerëzit e saj: bisedë në mbrëmje vonë”, në të cilën Trebeshina, përmes një proze politike, ka shpalosur pikëpamjet e tij politike e shoqërore, shkruar në Ankara në vitin 1997. Nuk janë të pakta studimet që i janë kushtuar veprës së Trebeshinë­s, e cila ende krahasohet me një ajsberg.

Në homazh dhe nderim kushtuar prozatorit Kasëm Trebeshina, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, hapi dje ekspozitën “Kasëm Trebeshina ( 1926- 2017)”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania