Panorama (Albania)

Trump zbut gjuhën: Koreja e Veriut duhet të arrijë marrëveshj­e

-

Presidenti amerikan, Donald Trump, të martën tha se administra­ta e tij po bën shumë përparime në lidhje me Korenë e Veriut dhe i kërkoi diktatorit Kim Jong- un, të bëjë një marrëveshj­e në tryezën e negociatav­e për armët bërthamore dhe programet e raketave balistike të vendit. “Besoj se Koreja e Veriut duhet të bëjë gjënë e duhur, jo vetëm për veten, por për njerëzimin në të gjithë botën”, tha Trump, gjatë një konference të përbashkët me presidenti­n e Koresë së Jugut, Moon Jae- in, pas një takimi dypalësh në Shtëpinë Blu, pallati presidenci­al në Seul. “Unë shoh lëvizje, por do të shohim se çfarë ndodh”, shtoi ai pa dhënë de- Trump vizitoi Kampin Humphreys, bazën e tretë ushtarake që ai ka vizituar që kur po largohej nga Uashington­i në një udhëtim 12- ditor në rajonin e Azi- Paqësorit, që filloi të premten e kaluar. Trump u ul në bazën “Humphreys” dhe pasi përshëndet­i disa oficerë komandues, shkoi në sallën e mensës për të ngrënë drekë me trupat. Ai u ul në një stol, në një tryezë të gjatë në mes të ushtarëve. Trump shoqërohej nga Moon, si dhe Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, Shefi i Shtabit, John F. Kelly dhe Këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare, H. R. McMaster. taje. Të mërkurën, Trump do të flasë në Asamblenë Kombëtare të Koresë së Jugut. Pritet që ai të bëjë thirrje që vendet të mblidhen kundër kërcënimit në rritje nga Peniani. Trump ka vlerësuar Kinën dhe Rusinë për përpjekjet e tyre që t’i japin zgjidhje kësaj krize. Trump do të takohet me Presidenti­n kinez, Xi Jinping, për një samit treditor duke filluar të mërkurën. Ai tha se kreu i Kinës ishte shumë i dobishëm në lidhje me përpjekjet për të zgjidhur konfliktin. Trump parashikoi se edhe Rusia do të jetë e dobishme. Presidenti amerikan pohoi se pret të takohet me udhëheqësi­n rus, Vladimir Putin, në një samit rajonal gjatë javës në Vietnam ose Filipine. Trump u ankua edhe për administra­tat e mëparshme amerikane. “Ky është një problem, për të cilin duhej të ishin kujdesur shumë kohë më parë”, tha ai duke iu referuar përpjekjev­e nukleare të Koresë së Veriut. Edhe pse nuk foli me një gjuhë të ashpër siç ka bërë më parë kur është diskutuar për Korenë e veriut, Trump ka theksuar se Shtetet e Bashkuara po tregojnë forcë të madhe. “Koreja e Veriut e di se ne kemi një forcë të pakrahasue­shme”, tha Trump.

 ??  ?? Trump në bazën amerikane pranë Seulit
Trump në bazën amerikane pranë Seulit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania