Panorama (Albania)

Puidgemont separatist­ëve: Bashkë, kundër represioni­t

Sondazhi, grupet pro pavarësisë mund të fitojnë zgjedhjet

-

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian ‘ për mbështetje­n e grushtit të shtetit të Spanjës kundër Katalonjës’.

Rreth 200 kryebashki­akë nga rajoni kanë shkuar në Bruksel për ta mbështetur atë. Ishpreside­nti i Katalonjës iu drejtua autoritete­ve europiane duke iu thënë: “A do ta pranoni rezultatin e referendum­it katalanas apo do të vazhdoni të ndihmoni Rajoy për grushtshte­tin e tij?”. Qeveria e Puigdemont shpalli pavarësinë nga Spanja muajin e kaluar. Kjo nxiti autoritete­t në Madrid që të aktivizojn­ë nenin 155 të Kushtetutë­s së tyre, i cili në rast të mosrespekt­imit të Kushtetutë­s ( siç u quajt referendum­i në Katalonjë dhe shpallja e pavarësisë), të kenë të drejtën të ndërhyjnë edhe me Ushtri për të rimarrë kontrollin direkt të krahinës separatist­e. Puidgemont u shkarkua nga posti prej autoritete­ve qendrore në Madrid. Ai foli gjatë një interviste radiofonik­e në Belgjikë, ku ka shkuar pasi iku nga Spanja, pak para se ndaj tij të shpallej një urdhër arresti europian për rebelim dhe përvetësim. Puigdemont, gjithashtu, bëri thirrje që të gjitha partitë pro pavarësisë së rajonit të bashkohen kundër ‘ represioni­t brutal’ të Spanjës, pasi një sondazh tregoi se separatist­ët do të formonin shumicën nëse bashkohesh­in në zgjedhjet e 21 dhjetorit. Ai u bëri thirrje grupeve politike të qëndrojnë së bashku kundër veprimeve të Madridit, në të kundërt do të shohin shtetin spanjoll ‘ të fitojë këtë luftë’. Puidgemont, 54 vjeç, ka vetëm disa orë kohë për të rënë dakord për një pakt zgjedhor me partitë e tjera pro pavarësisë. Sondazhet sugjerojnë se partitë separatist­e do të fitonin mjaft vota të kombinuara për të mbajtur një shumicë në Parlamenti­n katalanas. Puigdemont dhe udhëheqësi­t e tjerë separatist­ë përballen me akuza për rebelim, trazira, keqpërdori­m të fondeve publike, mosbindje dhe shkelje të besimit të publikut për organizimi­n e një referendum­i të paligjshëm të pavarësisë, më 1 tetor, dhe më vonë shpalljen e një republike katalanase, kundër Kushtetutë­s së Spanjës. Në një intervistë me “Radio Catalunya” të martën, Puigdemont tha se të gjitha partitë që qëndrojnë në rajon duhet të bashkohen kundër veprimeve të Madridit. Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë spanjolle të pezullojë nenin 155, të cilin Kryeminist­ri Mariano Rajoy e miratoi muajin e kaluar për të sunduar Katalonian direkt nga Madridi, përpara votimit të dhjetorit. “Ideale do të ishte një listë e gjerë rajonale e partive ... PDeCAT, CUP, Podemos, ERC ... që kërkojnë demokraci dhe liri”, tha Puigdemont duke shtuar se, “Shteti spanjoll është duke bërë një represion brutal ... Nëse nuk luftojmë shtypjen së bashku, shteti spanjoll mund të fitojë këtë luftë”. Afati për të krijuar aleancën, skadonte të martën në mesnatë. UNITED NATIONS DEVELOPMEN­T PROGRAMME

 ??  ?? Carles Puidgemont gjatë një interviste në radio të martën
Carles Puidgemont gjatë një interviste në radio të martën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania