Panorama (Albania)

SI NDAHET FONDI

Pagat dhe pensionet, rritje 28 milionë USD

-

Qeveria akordon 28 milionë USD për rritjen e pagave dhe pensioneve. Zbardhet shtesa për pensionist­ët dhe tri kategoritë e administra­tës

Qeveria do të shpenzojë 2.8 miliardë lekë, ose rreth 28 milionë USD për rritjen e pagave dhe pensioneve gjatë vitit 2018.

Shifra është shumë më e vogël se ajo e shpenzuar gjatë prillit të këtij vitit. Ajo që vihet re është se qeveria ka ulur shpenzimet për shtesën e pagave dhe pensioneve gjatë viteve kur nuk ka fushatë elektorale. Shqipëria zhvillon zgjedhje çdo dy vjet, njëherë ato të përgjithsh­me dhe një herë ato vendore. Këtë vit, që ishte vit zgjedhor, fondi për rritjen e pensioneve ishte 2.6 miliardë lekë, ose 26 milionë USD. Për vitin tjetër, që nuk ka zgjedhje, fondi ulet në 1,820 miliardë lekë, ose rreth 18 milionë USD. Por qeveria në vitin 2019, kur do të bëhen zgjedhjet vendore, do të shpërblejë gati dyfish pensionist­ët me rritje të pensionit. Fondi për 2019 bëhet 2,940 miliardë lekë, ose rreth 29 milionë USD. Qartësisht ky është një vit “ters” për pensionist­ët, por edhe për administra­tën. Ndryshe nga prilli i këtij vitit kur, në mënyrë të diferencua­r, nga rritja e pagave përfitoi e gjithë administra­ta, në vitin 2018 shtesa do të prekë vetëm dy sektorë. Këtë vit, fondi për rritjen e pagave që ndodhi para zgjedhjeve ishte 5.5 miliardë lekë, ose rreth 55 milionë USD. Vitin tjetër, që nuk është vit zgjedhor, fondi shkurtohet në vetëm 1 miliard lekë, pra mbi 5 herë më i vogël. SA DO TË RRITEN PAGAT

DHE PENSIONET “Në buxhet ne kemi menduar rritje sektoriale për arsimin dhe shëndetësi­në dhe po në këta sektorë do të kalojë indeksimi”. Kjo ishte përgjigjja që ministri i Financave dha në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e pagave gjatë vitit që vjen. Sipas të dhënave, pritet që nga shtesa e pagave të përfitojnë vetëm mësuesit, mjekët dhe infermierë­t. Shtesa parashikoh­et në rreth 5 për qind, por edhe brenda kësaj shifre pritet të ketë diferencim­e për mësuesit e dalluar, apo mjekët e infermierë­t më të mirë. Sh- MILIARDË lekë është shuma e parashikua­r në buxhet për rritjen e pagave dhe pensioneve. Nga kjo, 1 miliard lekë janë për rritjen e pagave dhe 1.8 miliardë lekë për rritjen e pensioneve qipëria ka 18415 mjekë dhe infermierë. Këto ndahen në 4650 mjekë dhe 13765 infermierë. Nga ana tjetër, vendi numëron 31370 mësues të arsimit parauniver­sitar. Pra, nga shtesa e re do të përfitojnë gjithsej 49785 punonjës të arsimit dhe shëndetësi­së. Të gjithë këta punonjës mendohet të marrin një shtesë page prej rreth 5 %. Për këtë, buxhetit mund t’i duhen edhe fonde shtesë, siç është fondi prej 500 milionë lekësh, “fondi i veçantë i pagave”.

PENSIONET Për pensionet, qeveria e ka pak më të vështirë llogaritje­n. Kjo pasi me ligj, pensionet nuk do të rriten asnjëherë. Qeveria do të garantojë vetëm mbulimin e kostos së inflacioni­t. Por këtë e ka pak të vështirë ta parashikoj­ë. Qeveria ka vendosur 18 milionë USD për të shpenzuar për indeksimin e pensioneve. Nga kjo shumë, mund të parashikoh­et se shtesa do të jetë nën 2 për qind. Indeksimi i pensioneve pritet të bëhet më 1 korrik, bashkë me shtesën e pagave të administra­tës. Shqipëria ka rreth 660 mijë pensionist­ë. Në relacionin e buxhetin nuk flitet për një politikë të re të qeverisë karshi kësaj shtrese, por i sigurt është vetëm fondi prej 1.8 miliardë lekësh në buxhet. Me një llogari të thjeshtë, shtesa mesatarish­t do të jetë rreth 450 lekë në muaj për çdo pensionist. Por duhet të shikohet vlera e pensionit, pasi shtesa do të jetë në përqindje sa rritja e inflacioni­t, dhe do të llogaritet mbi shumën mujore që merr secili pensionist në mënyrë të veçantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania