Panorama (Albania)

Nis operacioni “Forca e Ligjit” me agjentët e FBI dhe BE, Lu: Në janar do kapen peshqit e mëdhenj

PREZANTOHE­T TASK- FORCA ME NE KRYE XHAFAJN. GODITJE GRUPEVE KRIMINALE NEPERMJET PASURISE. SKEMA E PLOTE

-

Ambasadori Lu foli dje për një erë të re të Drejtësisë me njerëzit e paprekshëm dhe të pushtetshë­m. Duke folur në nisjen e fushatës kundër krimit të organizuar dhe operacioni­t “Forca e Ligjit”, ambasadori i SHBA- ve në Tiranë tha se ka ardhur koha që para drejtësisë të përfundojn­ë peshqit e mëdhenj. Për Donald Lu, Amerika dhe Bashkimi Europian do të vendosin në këtë betejë burimet e tyre dhe për këtë presin rezultate konkrete, jo fjalë. “Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK- un dhe BKHnë”, tha ambasadori Lu. Duke e parë problemin më të madh me Drejtësinë shqiptare, lidhjen e politikës me krimin, ambasadori Lu nuk la pa përmendur emrat e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit, duke shtuar se ky nuk është problem i vetëm një partie; ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Ambasadori shpjegoi saktësisht se cili do të ishte roli i SHBA- ve në këtë luftë, përmes një këshilltar­i ndërkombët­ar, që do të punojë brenda kësaj task- force ndërinstit­ucionale, por edhe një agjent të ri special të FBI- së, i specializu­ar në krimin e organizuar transkombë­tar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjej­e.

Ne në Amerikë kemi një shprehje, kur me të vërtetë besojmë në diçka, – kur me të vërtetë e mbështesim atë – ne kemi një shprehje në gjuhën angleze, “put your money ëhere the mouth is” ose në gjuhën shqipe, “veprat flasin më shumë se fjalët”.

Kolegët e mi të ICITAP- it, që ndihmojnë Policinë, OPDAT- it që ndihmojnë Prokurorin­ë dhe FBI- ja amerikane janë këtu për t’u angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihmën ndaj Policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombët­ar, që do të punojë brenda kësaj task- force ndërinstit­ucionale. Ndihma jonë për Prokurorin­ë dhe Policinë do të mbështesë zhvillimin e institucio­neve të reja në luftën kundër krimit të organizuar – SPAK- un dhe BKH- në. Gjithashtu, kemi edhe një agjent të ri special të FBI- së, i specializu­ar në krimin e organizuar transkombë­tar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjej­e.

Po flasim me vepra, dhe jo me fjalë.

Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër – “dreka falas nuk ekziston”. Nëse Amerika dhe vendet e BE- së do të vendosin burimet tona dhe besueshmër­inë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate.

Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëd- henj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK- un dhe BKH- në.

Partnerët ndërkombët­arë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në shqip: “Dielli duket që në mëngjes”. Na pëlqen që ky planveprim­i e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanë­ve. Nëse e mohoni këtë, ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie; ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se Shtetet e Bashkuara do të an- gazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar, pavarësish­t lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë politikanë, gjykatës, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në shqip ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh.

 ??  ?? AGJENTET E FBI DJE GJATE PREZANTIMI­T TE OPERACIONI­T “FORCA E LIGJIT”
AGJENTET E FBI DJE GJATE PREZANTIMI­T TE OPERACIONI­T “FORCA E LIGJIT”
 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dje gjatë prezantimi­t “Forca e Ligjit”
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, dje gjatë prezantimi­t “Forca e Ligjit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania