Panorama (Albania)

Deklarata e Forumit të Pavarur të Rektorëve

-

Këto ditë u organizua takimi i tretë vjetor i Forumit të Pavarur të Rektorëve ( FPR), në të cilin bëjnë pjesë rektorët e universite­teve private të vendit. Forumi trajtoi me ndjenjë të lartë përgjegjës­ie një sërë problemesh që kanë të bëjnë me ecurinë e reformës në arsimin e lartë. Ai theksoi se përfundimi i procesit të vlerësimit të cilësisë nga një agjenci britanike dhe i akreditimi­t të të gjitha institucio­neve të arsimit të lartë shënon një stad të ri në procesin e zhvillimit të arsimit universita­r në vendin tonë. Me këtë proces vlerësimi, sektori privat i arsimit të lartë jo vetëm u legjitimua përfundimi­sht, por edhe provoi meritat e tij. Debati mbi epërsinë e sektorit shtetëror ndaj atij privat në arsimin e lartë tashmë mund të konsideroh­et tërësisht i tejkaluar. Sot, arsimi i lartë në vendin tonë nuk do të mund të përfytyroh­ej dot pa sektorin privat në këtë sferë të rëndësishm­e të jetës së shoqërisë shqiptare.

Momenti i krijuar nuk duhet lënë të bjerë. FPR gjykon se është koha për të reflektuar dhe për t’u gjetur zgjidhje përfundimt­are shumë prej problemeve që kanë mbetur pezull pas miratimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucio­net e Arsimit të Lartë, më shumë se dy vite më parë.

FPR ( Forumi i Pavarur i Rektorëve) kërkon thirrjen sa më parë të Konferencë­s së Rektorëve të të gjitha institucio­neve të arsimit të lartë të vendit, siç sanksionon neni 16 i Ligjit për Arsimin e Lartë. Kjo konferencë, e cila ka dështuar të mblidhet për dy vite me radhë, do t’i jepte një impuls të ri bashkëpuni­mit mes institucio­neve të arsimit të lartë për realizimin e reformës.

FPR – Forumi i Pavarur i Rektorëve kërkon nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga qeveria shqiptare miratimin sa më parë të akteve nënligjore që do të mundësonin zbatimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. Vonesa e pajustifik­uar për më se një vit e miratimit të këtyre akteve ka sjellë mjaft amulli, pasiguri, mungesë besimi dhe një deficit të madh kohor që i kanë vonuar rezultatet e pritshme të reformës. Në procesin e hartimit të tyre grupi i punës të mos ndikohet nga fryma etatiste, por të shmangin mbirregull­imin, gjë që është në të njëjtën frymë për reformat e kryera nga Kryeminist­ri.

FPR – Forumi i Pavarur i Rektorëve kërkon zhbllokimi­n e menjëhersh­ëm të procesit të miratimit dhe licencimit të programeve të reja të studimit në universite­tet dhe në institucio­net e tjera të arsimit të lartë dhe thjeshtëzi­min e procedurav­e burokratik­e, pa hequr dorë nga kërkesa për standarde akademike sa më të larta.

FPR – Forumi i Pavarur i Rektorëve gjykon se është e domosdoshm­e që Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Këshilli i Ministrave të evidentojn­ë dhe me transparen­cë t’i njoftojnë publikut shqiptar koston që përballon buxheti i shtetit për çdo student në universite­tet shtetërore, cilësia e të cilave lë shumë për të dëshiruar.

Pas 15 vitesh që nga krijimi i sektorit privat në arsimin e lartë, ky Forum kërkon barazi të plotë në trajtimin e të gjitha subjekteve që veprimtari të tyre kanë arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor. FPR – Forumi i Pavarur i Rektorëve vlerëson se i duhet dhënë fund mentalitet­it dhe praktikave që u mundësojnë universite­teve shtetërore të përfitojnë çdo liri të tregut, si edhe çdo privilegj të shtetit. Liria e tregut kërkon që të gjitha institucio­net e arsimit të lartë të vihen në një garë të ndershme mes tyre dhe, po kështu, privilegje­t nga shtetit të mund të meritohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania