Panorama (Albania)

Ku ta çojmë Leninin?

- MIODRAG SORIC* * D. W.

Debatin këtë herë e nxitën dy politikanë shumë të ndryshëm: Xenia Sobçak, moderatore e njohur televizive dhe prej pak kohësh kandidate për zgjedhjet presidenci­ale në marsin e ardhshëm, si dhe Presidenti i Çeçenisë, Ramsan Kadirov. Ky i fundit bëri të ditur se është e gabuar që në "zemër të Rusisë, në Sheshin e Kuq, ndodhet një arkivol me një njeri të vdekur". Sobçak, e bija e ish- kryetarit popullor të bashkisë së Shën Petersburg­ut, Anatoli Sobçak, deklaroi në një intervistë se po t'i fitojë ajo zgjedhjet, do të kujdeset që Lenini të varroset.

Por, pikërisht kjo nuk është aktualisht në rend të ditës, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë, Dmitri Peskov. Në të njëjtën vrimë i ra fyellit edhe Valentina Matvijenko, zëdhënëse e Këshillit Federativ dhe ish- guvernator­e e Shën Petersburg­ut. Edhe ajo do të fitojë kohë dhe shpreson për një rrugë "pa konflikt" për t'i dhënë përgjigje çështjes së varrosjes së Leninit. Aktualisht jetojnë ende shumë njerëz, për të cilët Lenini është shumë i rëndësishë­m. Këta njerëz kanë të drejtë që të kërkojnë res- pekt për bindjet e tyre, tha ajo. Rusisë nuk i duhen konflikte të tjera, shtoi më tej Matvijenko. Matvijenko, e cila bën pjesë në mbështetës­et më besnike të Presidenti­t Putin, beson se një ditë do të ketë një referendum për faktin nëse do të varroset Lenini. "Por kjo nuk do të ndodhë sot ose nesër", tha ajo në një bisedë e revistën "Argumenty i Fakty". PUTINI TREGOHET I PAINTERESU­AR

Vetëm fakti që diskutohet për kufomën e Leninit e zemëron shefin e komunistëv­e të Rusisë, Gennadi Sjuganov. Kërkesa është e paturpshme. Ai tërhoqi vëmendjen për vende të tjera, të cilat gjithashtu i ruajnë në mauzole të vdekurit e tyre. Shefi 73- vjeçar i PK do të drejtojë më 7 nëntor, në përvjetori­n e të ash- tuquajturi­t Revolucion i Tetorit, një paradë komunistës­h dhe admiruesis­h të Leninit.

Aktivitete zyrtare ose edhe festa me Vladimir Putinin në kryeqyteti­n rus nuk do të ketë. Presidenti, tha Sjuganovi para pak kohësh, i kishte premtuar që Lenini nuk do të largohet nga Sheshi i Kuq, të paktën jo sa të jetë Putini president.

Shefi i Kremlinit vetë nuk tregon ndonjë interes të veçantë për çështjen se çfarë do të ndodhë me Leninin. I ngarkuari i tij për të Drejtat e Njeriut, Michail Fedotov, e krahasoi në një bisedë me DW themeluesi­n e balsamosur të Bashkimit Sovjetik me mumiet në "British Museum" në Londër. Edhe atje ndodhen mumie të faraonëve ose të sundimtarë­ve të mëparshëm, pa shkuar njeri atje që të vërë lule. Shkurt, për çështjen e varrimit të Leninit ai nuk mund të shqetësohe­t. LENINI E KUNDËRSHTO­NTE KULTIN E PERSONIT

Vendimi për ta balsamosur Leninin, ka të bëjë me pasardhësi­n e tij, Stalinin. Më parë, kufoma e udhëheqësi­t të revolucion­it dhe e vrasësit masiv, prej vitit 1924 ruhej në një ambient provizor prej druri. Vite më vonë u ngrit një mauzole prej betoni dhe graniti. Që atëherë, duzina shkencëtar­ësh e retushojnë kufomën - ose atë që ka mbetur prej saj.

Në të gjallë, Lenini u shpreh kundër çdo lloj kulti personi. Bashkëpunë­tori i tij më i ngushtë gjatë të ashtuquajt­urit Revolucion i Tetorit, Trocki, si dhe vejusha e Leninit, Nadjezhda Krupskaja, u shprehën kundër ekspozimit të të vdekurit. Pas fundit të Bashkimit Sovjetik, nën ish- Presidenti­n Boris Jelcin, ka pasur disa përpjekje për t'i dhënë fund kultit të të vdekurit. Edhe Kisha Ortodokse Ruse është për varrosjen e Leninit. Por as Jelcini, as Kisha nuk qenë në gjendje që ta impononin vendimin e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania