Goditja e krimit, Çako takim me përfaqësuesit e FBI- së
Këtë vit, disa bashkëpunime kundër terrorizmit e kanabisit
Një ditë pas prezantimit të Task- Forcës Speciale që do të drejtojë operacioni “Forca e Ligjit”, përfaqësuesit e FBI- së, që do të asistojnë në këtë plan operacional, u pritën nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako.
Gjatë këtij takimi u vlerësuan si një histori suksesi disa bashkëpunime të Policisë shqiptare me agjentët e FBI, për goditjen e terrorizmit dhe kultivimit të kanabisit. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thanë se bëhet fjalë për operacione që janë kryer gjatë këtij viti, për të cilat është rënë dakord që të mos bëhen publike, duke qenë se çështjet janë ende në hetim. Drejtori i Përgjithshëm, Haki Çako, falënderoi zyrtarët e FBI- së dhe u shpreh se eksperienca e tyre do të shërbejë për orientim drejt rrugëve më të mira për të goditur dhe vënë përpara përgjegjësisë grupet e strukturuara kriminale.
TAKIMI Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, priti përfaqësuesit e FBI- së që do të asistojnë Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe terrorizmit. Gjatë takimit me dy përfaqësuesit e FBI- së, Atasheun e FBI/ LEGAT Jack Liao dhe Mark Newhouse, agjent Special i FBI- së, i specializuar për hetimin e krimit të organi- zuar, u vlerësua me nota shumë pozitive bashkëpunimi mes FBI- së dhe Policisë së Shtetit në luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu, edhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit e bërë nga Policia e Shtetit këtë vit, duke e cilësuar si histori suksesi. Në takim u konfirmua vullneti i zyrtarëve amerikanë për të ndihmuar Policinë shqiptare kundër krimit të organizuar dhe në mënyrë specifike kundër krimit financiar, transfertave të paligjshme dhe aseteve të ardhura nga aktivitete kriminale. KRIMI I ORGANIZUAR
Pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, 2 zyrtarët e FBI- së janë takuar me drejtorin e Departamentit për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, Idajet Faskaj. Ditën e prezantimit të planit operacional, Faskaj tha se një njësi tjetër e rëndësishme e këtij projekti, është ajo e bashkëpunimit ndërkombëtar, pasi 40% e grupeve kriminale janë të shtrirë dhe jashtë vendit. Policia e Shtetit, në betejën kundër krimit të organizuar, do të ketë në krah edhe disa prej ekspertëve të huaj më të mirë në këtë fushë. Një mbështetje e vazhdueshme e specializuar do të ofrohet nga agjenti Special i FBI- së, Mark Newhouse, i cili ka një përvojë të spikatur në drejtim të hetimit të krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. I pranishëm përkohësisht do të jetë edhe drejtuesi i FBI për Europën Juglindore, Jack Liao. Takimet e delegacionit amerikan do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme edhe me zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar. cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksesshme”, deklaroi zv. ministrja Kuko.