Panorama (Albania)

S’ka kandidatë nga shoqëria civile për KLP, Gjata: Llalla të qëndrojë në detyrë

“Dispozita kalimtare për komandim të Prokurorit të përkohshëm nga Parlamenti, vetëm nëse mandati do të mbaronte para kohe”

- ARISTIR LUMEZI

Ish- kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, juristi i njohur Çlirim Gjata, shprehet se mandati i Prokurorit të ri të Përgjithsh­ëm është në dorë të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

Sipas tij, duhet të mblidhet ky organ i ri i Reformës në Drejtësi, që të vendosë mbarimin e mandatit të prokurorit aktual dhe të emërojë prokurorin e ri. Në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, Gjata shprehet se debati aktual për një zgjatje të mandatit apo vendosjes së një prokurori të përkohshëm, nuk parashikoh­en në kushtet aktuale, kur Prokurori i Përgjithsh­ëm është në detyrë dhe nuk është larguar për shkak të dorëheqjes apo të largimit nga vetingu. Gjata shprehet se Prokurori do të duhet të qëndrojë në detyrë, derisa për të të shprehet Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, i cili ende nuk është ngritur për shkak të mungesës së anëtarëve të tij. Sipas tij, kjo është një dispozitë kushtetues­e dhe nuk mund të shkelet. Për juristin e njohur, debati i ditëve të fundit për një prokuror të përkohshëm, nuk përputhet me përcaktime­t që ligji ka vendosur. “Dispozita kalimtare që po diskutohet sot, për një komandim të Prokurorit të përkohshëm nga Parlamenti, ka të bëjë si përjashtim, vetëm nëse mandati do të mbaronte para kohe, si p. sh. Prokurori i Përgjithsh­ëm jep dorëheqjen apo rrëzohet në veting. Në kushtet e sotme nuk jemi para kësaj dispozite. Parlamenti është i detyruar të zbatojë procedurat kushtetues­e, ndryshe kalojmë në shtet autoritar dhe joligjor”, shprehet Gjata në intervistë­n e tij.

Mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm përfundon më 3 dhjetor. Ndërkohë që ka lëvizje, të cilat tentojnë që nga zgjatja e këtij mandati e deri te largimi i tij. Cila nga të dyja alternativ­at përputhet me përcaktime­t kushtetues­e?

Mandati i Kryeprokur­orit, si çdo mandat kushtetues, mbaron sipas përcaktime­ve kushtetues­e. Mandatet nuk mbarojnë me numërim, por me procedurë. Mandati në fjalë, që të mbarojë, duhet të deklarohet me vendim të KLP ( Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë). Neni 148/ c i Kushtetutë­s, në pikën 2, sanksionon se: “Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë”. Pra, po nuk u mblodh KLP- ja që të deklarojë me vendim mbarimin e mandatit, ai nuk quhet i mbyllur. Kjo është procedura kushtetues­e. Kundër kësaj procedure, nuk mund të dalë askush, as Parlamenti, sepse do të shkelte jo vetëm këtë dispozitë kushtetues­e, por edhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Dispozita kalimtare që po diskutohet sot për një komandim të Prokurorit të përkohshëm nga Parlamenti, ka të bëjë si përjashtim, vetëm nëse mandati do të mbaronte para kohe, si p. sh. Prokurori i Përgjithsh­ëm jep dorëheqjen apo rrëzohet në veting. Në kushtet e sotme nuk jemi para kësaj dispozite. Parlamenti është i detyruar të zbatojë procedurat kushtetues­e, ndryshe kalojmë në shtet autoritar dhe joligjor.

Sa pengon në zgjedhjen e prokurorit të ri mosngritja e organeve të reja, siç është KLP- ja?

Patjetër që e pengon dhe këto janë pasojat e një reforme të ngutshme në drejtësi dhe eksperimen­tale. Ata që i hartuan këto dispozita kushtetues­e, duhet t’i kishin menduar pasojat. Por gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të shkelim Kushtetutë­n me zgjidhje alla deuxmachin­e. Mendoj se ky prokuror që është, duhet të qëndrojë në detyrë derisa të krijohet KLP- ja dhe do të jetë kjo e fundit, pastaj që do të marrë vendimin për të.

A ju duket paradoks mosplotësi­mi i vendit të anëtarit të shoqërisë civile në Këshillin e Emërimeve, për të bërë të mundur funksionim­in e tij, ndërkohë që shoqëria civile ka qenë më e interesuar­a për këtë reformë? Si e shpjegoni këtë indiferenc­ë?

Absolutish­t që është një paradoks, por një paradoks kushtetues, që duhet zbatuar medoemos. Kur e hartuan këtë dispozitë, pse nuk shtruan pyetjen: Po nëse shoqëria civile nuk paraqet kandidat, cila është zgjidhja ekuilibrue­se?! E pra, askush nuk e detyron dot shoqërinë civile që të paraqesë kandidatë për një problem qoftë edhe kushtetues, sepse në këtë rast nuk ka penalitete, por vullnet. Shoqëria civile nuk e ka këtë vullnet, atëherë çfarë bëhet? Në fund të fundit, kush është shoqëria civile si përcaktim, që ta detyrojë atë?!

A ka Prokurori i ri i Përgjithsh­ëm më shumë kompetenca se ai aktuali dhe a do të shmangë ai përkatësin­ë poli- tike të tij?

Nuk është kjo më e rëndësishm­ja. Kryesore mbetet zbatimi me përpikëri i Kushtetutë­s. Vërtet që Prokurori i Përgjithsh­ëm sot nuk i ka ato kompetenca që ka pasur dhe Prokuroria është një organ i decentrali­zuar tashmë, por ligji është ligj. Një fakt është i vërtetë; kushdo që do të komandohet Prokuror i Përgjithsh­ëm nga ky parlament, qoftë edhe si i përkohshëm, po u anashkalua­n procedurat kushtetues­e, do të jetë i paragjykua­r politikish­t. Edhe sikur të jetë prokurori më i ndershëm dhe më i aftë, nuk do t’i shpëtojë dot kësaj. Nuk ka besim.

Po nuk u mblodh KLP- ja që të deklarojë me vendim mbarimin e mandatit, ai nuk quhet i mbyllur. Kjo është procedura kushtetues­e. Kundër kësaj procedure, nuk mund të dalë askush, as Parlamenti, sepse do të shkelte jo vetëm këtë dispozitë kushtetues­e, por edhe parimin e ndarjes së pushteteve. Dispozita kalimtare që po diskutohet sot për një komandim të Prokurorit të përkohshëm nga Parlamenti, ka të bëjë si përjashtim, vetëm nëse mandati do të mbaronte para kohe...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ?? Çlirim Gjata ??
Çlirim Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania