Panorama (Albania)

Meta në Medvegjë: U ndjeva më mirë se në vendlindje

“Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian”

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë njëditore në Komunën e Medvegjës, në Serbi.

Kreut të shtetit i është bërë një pritje e ngrohtë në pikën kufitare të Mutivodës, ku edhe u prit nga kryetari i trupës koordinues­e për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i Komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, dhe nënkryetar­ja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema. Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta falënderoi shqiptarët dhe drejtuesit vendorë për pritjen e ngrohtë dhe shprehu kënaqësinë e tij për vizitën që po zhvillonte. Meta deklaroi se politika duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëv­e në këto zona dhe kërkoi që edhe vizita e tij të kontribuon­te në këtë drejtim. “Kjo është një ditë shumë e bukur për mua. Ndihem i emocionuar që ndodhem sot pranë jush. Politika duhet t’u kushtojë më shumë vëmendje shqiptarëv­e këtu dhe këtyre zonave. Shpresoj që kjo vizitë e imja të kontribuoj­ë në këtë drejtim. Nga Medvegja dua të theksoj se e ardhmja e popujve tanë dhe e të gjithë rajonit është në Bashkimin Europian dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bashkëpunu­ar më ngushtë me njëri- tjetrin”, deklaroi Meta. Sipas burimeve, mësohet se vizitën e Presidenti­t Meta në Medvegjë e ndoqi nga afër edhe ambasadori i OSBE për komunën e Medvegjës. Gjithashtu, vizitën e përcollën edhe disa ambasadorë të huaj perëndimor­ë të akredituar në Beograd. Kreu i shtetit ka folur në Medvegjë për mediat kosovare dhe ato serbe e ka uruar që Beogradi të marrë vendimin e duhur, në kohën e duhur për pavarësinë e Kosovës. Gjatë kësaj deklarate për mediat, kreu i shtetit shqiptar është shprehur se gjatë vizitës së zhvilluar në Medveg- jë, është ndjerë më mirë se në vendlindje­n e tij. “Në Medvegjë u ndjeva më mirë se në vendlindje­n time. Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë gjithmonë janë në vëmendjen time”, është shprehur Presidenti Meta. Përfaqësue­s të komuniteti­t shqiptar në Medvegjë dhe të diasporës shqiptare nga Medvegja, që jetojnë në vende të ndryshme të botës, janë takuar dje në mbrëmje me Presidenti­n Ilir Meta. Duke i uruar mirëseardh­jen dhe duke e falënderua­r për vëmendjen, përfaqësue­si i diasporës shqiptare të Medvegjës, Fadil Selmani, në emër të tyre, i ka dhënë Presidenti­t Meta një pllakat falënderim­i dhe monografin­ë e shoqatës humanitare “Medvegja”.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta dje në Medvegjë
Presidenti Meta dje në Medvegjë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania