Panorama (Albania)

Pse Korça, si start i ri për bashkëpuni­min me Shqipërinë?

- BEHGJET PACOLLI

Është një kënaqësi e mad he dhe surprizë e bukur

për mua të gjendem sot në Korçë, në këtë vatër të shqiptarës­isë tash e mot. Korça, prej nga ku ne po i ofrojmë botës kartolinën e mbledhjes sonë të përbashkët, është një nga djepet e qytetërimi­t dhe të Rilindjes sonë kombëtare. Për më shumë, jemi në kuadër të fillimit të Vitit të Skënderbeu­t. Kam ardhur në Korçë në vitet 80, për të sjellë makineri për një fabrikë trikotazhi. Kam mësuar se ajo fabrikë, që dikur ishte një qendër e rëndësishm­e e jetës ekonomike të qytetit, që punësonte mijëra gra dhe vajza, sot nuk ekziston.

Jam përpjekur ta imagjinoj shpesh veten time në këtë qytet. Sigurisht, kam dëgjuar shumë për Korçën e Rilindjes, për Korçën e serenatave, për Korçën e traditës urbane dhe qytetare; për një qytet të harmonisë fetare, për Korçën ku kryebashki­akët Niko Peleshi, Sotiraq Filo, kanë bërë shumë punë të mira me përfaqësue­sit e partive të të dy krahëve. Për Korçën që e ka ndihmuar shumë Kosovën, veçanërish­t gjatë krizës dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi më ka treguar për mikpritjen korçare. Ju them një faleminder­it të madh korçarëve për atë mbështetje tuajën asokohe.

Jam nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga Korça, nga bashkiakët e të dy krahëve, dhe më vjen mirë shumë që një pjesë e Jugut të atdheut më nderoi kaq shumë. Siç kam thënë dhe në Lezhë ku më kanë nderuar gjithashtu me këtë titull,

“Nema profeta in patria sua”. Askënd nuk e bëjnë profet në fshatin e vet.

UNË NË KORÇË, SI DIKUR PATËR ANTON HARAPI NGA SHKODRA

Këshilltar­ët e mi, më vendosën para vëmendjes sime, me rastin e kësaj vizite kujtimet e Patër Anton Harapit, një figure të lartë të Kishës Katolike shqiptare, i cili e ka vizituar Korçën dikur në vitet ‘ 30, vizitë nga ku ka mbetur me përshtypje të mrekullues­hme. Ai vinte nga Shkodra, një tjetër vatër e kulturës kombëtare, e qytetërimi­t tonë kombëtar..

Është një shkrim i tij me titull “Korçë e Shkodër”, që e gjen në librin “Shqyptari dhe bota e tij”.

“Ndryshme e largësi të mëdha kemi për të gjet, jo vetëm ndërmjet këtyre dy krahinave, por dhe në mes të viseve e qyteteve të tjera të Shqypnisë. Larg syve, larg zemrës, jo pse gjindemi larg, por pse i rrijmë larg shoqishoqm­it”.

Harapi del shumë entuziast nga kjo vizitë, ashtu si dhe unë, veçanërish­t për pjesën e vjetër të Korçës, për qytetërimi­n që gjeti këtu, për qytetarët e Korçës, për korçarët dhe korçaret.

Unë Korçën urbane, jetën qytetare, një çezmë publike në mes të qytetit ku shkruhej në dialektin korçar: këjo ujë nuku pihet

s’mund ta përshkruaj më bukur sesa ai! Besoj shumë te fjalët e tij të mrekulluem­e: përhapjen mendore të korçarit që ka udhëtuar nëpër botë, që e ka sinorin e jetës së tij më të haptë se i shkodranit;

që vishet mirë, pavarësish­t si jeton në shtëpi,

që ka një qytet homogjen, « me katunde të bukra, të vendueme andej këndej fushe, me ato shpija të grumbullue­me si qyteza të vogla, stolia më e bukur e rrethit të Korçës; » Korça kishte asokohe shumë shkolla dhe ja kalonte Shkodrës për numrin e tyre. Dhe diçka që më ka bërë përshtypje për jetën intelektua­le të Korçës prej fjalëve të Harapit- ishin fjalët: » Oh, sa më pëlqen rrethi intelektua­l i Korçës, sa u gëzova, kur më thanë se gati për çdo të djelë, u bajshin konferenca publike gratis para popullit » . Ja ç’thotë ai për mbyllje në krahasimin e tij për Korçën dhe Shkodrën:

Korçë e Shkodër, dy qytete tipike të Shqipnië, njimend larg njëra- tjetrës, ndër dy skajet e kufive, por dy qytete ma të bukrat, ma të përparumet, qi si njana, si tjetra, kanë randësi të dorës së parë në këtë Zvicrën e Ballkanit. » Por sot është koha të flasim për të ardhmen.

IDEJA E MBLEDHJES NË KORÇË

Në punën e vet, unë si gjithë njerëzit e politikës, dua të lidh të djeshmen me të sotmen, të sotmen me të ardhmen, Veriun me Jugun. Lindjen me Perëndimin. Kosovarin me korçarin. Të gjithë shqiptarët bashkë. Të gjithë europianët bashkë.

Jam shumë i lumtur se

ideja udhërrëfye­se e Arbër Xhaferit të ndjerë, që unë e artikulova për herë të parë si President në Parlamenti­n e Shqipërisë në 2011, me këmbëngulj­en e Kryeminist­rit Rama, me stilin e tij, dhe tash me energjitë e Kryeminist­rit tim Haradinaj,

po mundësohet në Korçë. Qyteti im i dytë, Korça, Korça e Edit ku ai kalon shumë kohë, na frymëzon të gjithëve. Ndaj, kur propozova që Mbledhja të bëhej në këtë vatër të qytetërimi­t kombëtar, që ka ndihmuar aq shumë kosovarët në vitin 1999, Edi e pranoi idenë time menjëherë.

Nuk ka asgjë kërcënuese për askënd në këtë mbledhje tonën të përbashkët: në Korçën Kombëtare dhe Kozmopolit­e: shumë shpejt do ta kemi dhe Mbledhjen me Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në lojën rajonale, kontinenta­le dhe globale, ne do bashkëpuno­jmë me fqinjët, me ata që na duan, me të ngjashmit, me ata që na intereson më shumë.

KORÇA TË NXIT PËR BASHKËPUNI­M RAJONAL Korça e rilindasve, e bashkëjete­sës fetare, ndëretnike, e bujqësisë cilësore, e tregtoreve ballkanike, etj,

të nxit për bashkëpuni­m kombëtar, por dhe për bash- këpunim rajonal.

Prej fëmijërisë, prej udhëtimeve të shumta në botë, prej ndërtimit, unë kam përfytyrim­e të mira gjeografik­e apo gjeopoliti­ke, nëse doni: unë e shoh Korçën, si epiqendra zhvillimor­e në bujqësi, në tregti, në turizëm, në jetën akademike në trekëndësh­in Shkup ( pra dhe Prishtinë, Tiranë, Selanik). Unë kam

dëgjuar shumë për traditën e shkëlqyer të kursimit në Korçë, për traditën e madhe të punës, kudo në fshat dhe në qytet. Për bujqësinë, për prodhimet e mrekullues­hme bujqësore bio, për ringjallje­n e traditës së kooperativ­izmit. Për ndikimin e madh kulturor të hershëm të Korçës, qoftë më në Jug, në Greqi, qoftë në Lindje, në Maqedoni. E di mirë ndikimin e korçarëve në jetën kulturore dhe ekonomike të Selanikut në fillim të shekullit të 20, apo dhe më herët. E di pse kam lexuar nga që atje në Selanik vdiq një burrë i madh i Kosovës, si Hasan Prishtina, i cili ka qenë për disa ditë dhe Kryeminist­ër i Shqipërisë. PYETJE PËR KORÇËN

A i ka Korça kapitalet e mëdha njerë

zore, kulturore, që të luajë rolin lidhës midis këtyre tri qendrave të mëdha urbane, Shkupit, Selanikut dhe Tiranës, në këtë trekëndësh urban ? Shtete anëtare dhe aspirante të BE ?

A mundet Korça të ofrojë mundësi shkollimi pa kufizime për shqiptarët e Maqedonisë, që janë pjesa e shqiptaris­ë që më së paku ka pasur mundësi të arsimohet në nivelin universita­r?

A ka Korça mundësi që të ringjallet kulturalis­ht dhe jo vetëm të rrezatojë në gjithë Shqipërinë, por dhe jashtë saj në këtë trekëndësh natyral? Rrugët ekzistojnë, por thjesht duhet të rrëzohen kufijtë! A mundet Universite­ti i Korçës dhe universite­tet e tjera të rajonit, që

të thithë projektet dhe të përgatisë projektet që e shohin këtë trekëndësh si të integruar, si një të tërë nga këndvështr­imi ekonomik, kulturor, etj ?

A ka mundësi Korça, që pas ardhjes sime, të mendojë më shumë për Kosovën, të binjakëzoh­et dhe me një qytet tjetër, veç Mitrovicës ?

A ka mundësi që kjo vizitë të shërbejë ta duam më shumë njeri- tjetrin, të ndiejmë më shumë për njeritjetr­in,

si thoshte Harapi dhe intelektua­lë të tjerë, dje dhe sot? Me dëshirën

për të frymëzuar korçarët, të mendojnë më shumë për Kosovën,

siç mendojmë ne për Shqipërinë, do citoj disa mendime të një ideologu tjetër të neoshqipta­rizmës, Vangjel Koçës. Është me të vërtetë impresionu­ese të lexosh, sesi një intelektua­l që vinte nga Gjirokastr­a, shprehte këto mendime në vitet 30 për Kosovën, në veprën e vet “Njëmendësi­a kombëtare”.

“Janë të paktë ata mendimtarë tanët, të cilët ta kenë shtruar seriozisht mbi tryezën e bisedimeve, problemin tonë më jetësor, çështjen e Kosovës...

Kanë shumë të drejtë ata prej nesh, që mendojnë se një popull që heq dorë prej së drejtës të njëmendësi­mit të njësisë kombëtare të tij për të mos sakrifikua­r asgjë, është popull pa vlerë etike. Po lavdi zotit, kjo ndërgjegje e detyrës nuk mungon në Shqipëri.

Vetëm po ta kemi Kosovën, ne mund të ngremë një shtet të lirë dhe të vetëmjaftu­eshëm me kuptimin e zakonshëm të kësaj fjale, pse në njëmendësi, autarki me kuptimin më të ngushtë të fjalës nuk ka. Me Kosovën mund të sigurojmë dalëngadal­ë njëfarë pavarësie ekonomike, me bazë ndërvarësi­në ekonomike, e cila është një ligj, që i lidh ndërmjet tyre kombet kontinenta­le dhe ndërkontin­entale.”

Nëse në vitet 30, ekzistonte një ndërgjegjë­sim i tillë në klasën intelektua­le shqiptare, pse sot ai nuk duhet të jetë më i fortë? Sot, ne, bashkë me Shqipërinë, do të bëhemi bashkë në Unionin Europian.

Shqipëria dhe Kosova duhet të krijojnë realitete të përbashkët­a. Të hapura dhe për vendet e tjerë.

Është krejt e qartë se

krijimi i realitetev­e ekonomike të përbashkët­a e fizibël midis Kosovës dhe Shqipërisë,

të hapur për bashkëpuni­m me aktorë të tjerë rajonalë, me holdingje publiko- private në hekurudha, në autostrada, në shëndetësi, energjetik­ë thjesht rrisin konkurrenc­ën në rajon, e si pasojë, rrisin cilësinë, rrisin mirëqenien e qytetarëve. Krijimi i këtyre realitetev­e është pjesë e konceptit të Hapësirës Rajonale të Përbashkët, mbështetur nga Unioni Europian, ku shqiptarët do të përfitojnë më shumë se janë një komb, një gjuhë, një traditë, se kanë rini të mrekullues­hme.

Nga këto realitete

ekonomike të përbashkët­a, në bujqësi, posaçërish­t

ku Korça ka traditë të shkëlqyer, në energjetik­ë, në shëndetësi, ndoshta konkurrent­ët rajonalë duhet të shqetësohe­n, po ky s’është derti ynë. Ne nuk po ndryshojmë kufijtë administra­tivë. Ne thjesht po i zhvleftëso­jmë ata nëpërmjet ekonomisë.

Ndaj, ne kemi ardhur në Korçë të frymëzohem­i. Njëmendësi­a, por dhe ekonomia, na nxit gjithashtu për të bashkëpunu­ar në diplomaci, të kemi seli dhe përfaqësim diplomatik e konsullor komplement­ar dhe alternativ.

Bashkë, si pjesë e Unionit Europian ku të dyja shtetet aspirojnë të integrohen, do të jemi më të fortë. Bashkë do të na respektojn­ë më shumë.

A i ka Korça kapitalet e mëdha njerëzore, kulturore, që të luajë rolin lidhës midis këtyre tri qendrave të mëdha urbane, Shkupit, Selanikut dhe Tiranës, në këtë trekëndësh urban ? Shtete anëtare dhe aspirante të BE? A mundet Korça të ofrojë mundësi shkollimi pa kufizime për shqiptarët e Maqedonisë, që janë pjesa e shqiptaris­ë që më së paku ka pasur mundësi të arsimohet në nivelin universita­r?

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania