Panorama (Albania)

Panairi i Tiranës, 350 ekspozues nga 25 shtete

-

Panairi Ndërkombët­ar i Tiranës- UFI Approved Event ( UFI- Organizata Globale e Panaireve dhe Ekspozitav­e), erdhi edhe këtë vit si një nga evenimente­t më të rëndësishm­e, i cili i përligj Shqipërisë cilësimin si portë hyrëse drejt Ballkanit. Një realitet me mbi 200 milionë konsumator­ë, 75% e shifrave tregtare me EU, e pa përfshirje­n e të cilit, nuk do të kishte Bashkim Europian të përmbushur. Edhe ky edicion iu përmbajt traditës së edicioneve paraardhës­e, me mbi 350 ekspozues të drejtpërdr­ejtë dhe vizitorë nga mbi 25 shtete, që u bënë pjesë e edicionit të radhës së Klik Ekspo Group. Ekspozuesi­t dhe vizitorët që erdhën për herë të parë, kanë ndeshur mikpritjen, si tipar të veçantë të shqiptarëv­e dhe ata të cilët u rikthyen me përvojën e një viti më parë, e përjetojnë Tiranën këtë vit si të pandarë nga kryeqytete­t europiane.

RAMA

Vlerësimet nuk munguan as nga Kryeminist­ri Rama, i cili në fjalën e tij përshëndet­ëse mbajtur në ceremoninë e hapjes u shpreh: “Ky panair, çdo vit e më shumë, i ngjan ambicies që organizato­rët e tij patën në vitin 1994, kur guxuan të imagjinojn­ë një aktivitet të tillë në kushte të pakrahasue­shme me kushtet e sotme, besuan te potenciali i ekonomisë së këtij vendi, kur ishin të pak- të ata që besonin se vërtet në ato kushte mund të merrte udhë kjo nismë, e cila sot është materializ­uar në një edicion të ri, me një prani shumë herë më të madhe dhe të larmishme. Sfidat janë të mëdha, janë shumë më komplekse dhe vetëm fuqia e imagjinatë­s dhe besimit mund të na bëjë të gjithëve, që t’u qasemi sfidave me mundësinë reale për t’i fituar ato”. Duke folur për investimet e huaja, Rama vuri në dukje se tashmë kompanitë e huaja që do të investojnë, do të gjejnë në Shqipëri partnerë të besueshëm për të investuar. “Kompanitë e huaja që vijnë sot, jo vetëm mund të gjejnë mundësi të reja investimi, por mund të gjejnë dhe partnerë të besueshëm, me të cilët mund të bashkohen dhe të synojnë realizimin e ambicieve për të investuar dhe për të fituar përmes sipërmarrj­es në këtë vend.”

PANAIRI

Pjesë e panairit 4- ditor u bënë pavijoni i Republikës Popullore të Kinës dhe pavijoni i Republikës së Serbisë. Çka i bashkon të dyja këto pavijone, njërin nga kontinenti i largët dhe tjetrin nga më i vjetri, është të konsiderua­rit të Shqipërisë dhe Tiranës, si pikënisja e strategjiv­e gjeoekonom­ike. E para vjel oportunite­tet që ofron vendi në investimet në sektorët strategjik­e duke u përfaqësua­r me kompani të profilit të lartë fortune 500, dhe e dyta, Serbia, pa Tiranën, nuk do ta quante të ndërkombët­arizuar komuniteti­n e saj të sipërmarrj­es. Më tej, pavijoni i Bosnjë Hercegovin­ës, nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë me Jashtë, prania e shtuar e sipërmarrë­sve nga Kosova me ndërmarrje prodhuese, prani institucio­nale nga Austria nën kujdesin e Zyrës Ekonomike Advantage Austria Albania ( mbi 20 sipërmarrj­e), mbi 50 ekspozues nga Italia me këmbëngulj­en e përvitshme dhe rrjedhshmë­rinë natyrale të ortakërisë ekonomike e sociale. Të pranishëm që nga ndërmarrje­t publike, deri te propozimet me peshë në industrinë e menaxhimit të mbetjeve, energjitë alternativ­e, mbrojtjes dhe sigurisë në përpjekje jo vetëm për të promovuar, por edhe për të krijuar realitete të prekshme prodhuese në Shqipëri. Greqia dëshmon partnerite­t në çdo edicion me prani që përshkojnë hierarkinë nga SME- të tek industrial­istët; Maqedonia, Mali i Zi, Republika e Çekisë, Hungaria, Kroacia, Turqia, të pranishëm individual­isht apo të përfaqësua­r si trade- partners. Ndërkohe, Sallonet Monosektor­iale, në katër hollet e ekspozimit në Pallatin e Kongreseve, ishin të orientuara drejt prioritete­ve si, Mjedisi dhe përftimi i energjisë, Libri dhe Media, Tregu i Sigurimeve dhe Institucio­neve Financiare, Mbrojtja dhe Siguria. Panairi Ndërkombët­ar kremtoi këtë edicion edhe realizimin e një nismë gjithëpërf­shirëse për argumente që na përkasin të gjithëve, por më shumë janë trashëgimi për brezat që do të vijnë. Kemi shtuar argumente jetësore për Mbrojtjen e Mjedisit, që tregojnë qytetarí dhe largpamësi mbi të gjitha. Ekspokongr­esi për Mjedisin dhe Menaxhimin e Mbetjeve– Western Balkans Waste Soltutions, u përftua nga sinergjia mes Klik Ekspo Group e në tjetrën anë, G& G Studio, Unioni i Ekspertëve Mjedisorë dhe mbi 12 Universite­te. Kalendari i eventeve dytësore, që gërsheton biznesin me kulturën, kërkimet shkencore me praktikat më të mira, traditën me risitë teknologji­ke, u pasurua me Forume të rëndësishm­e Ekonomike Ndërkombët­are si ai Shqipëri- Republika Popullore e Kinës si dhe Forumi i Biznesit Shqipëri- Serbi. Panairi i Tiranës, vetiu përfaqëson produktin kult të turizmit kongresual, që ngarend kryeqyteti­n me gjithë përfitimet që i përcjell: të punësuarit e përfshirë, me kohë të pjesshme e të plotë, dhe të rinjtë që kalojnë kohë të lirë cilësore, shërbimet e akomodimit që përfshijnë mbi 10 hotele të Tiranës, shërbime restorante­sh dhe nightlife, transport urban, impulse telefonike etj.

 ??  ?? Rama në Panarin Ndërkombët­ar të Tiranës
Rama në Panarin Ndërkombët­ar të Tiranës
 ??  ?? Nga Panairi, mbajtur në Pallatin e Kongreseve
Nga Panairi, mbajtur në Pallatin e Kongreseve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania