Panorama (Albania)

“Luarasi”, partner i Kongresit për Menaxhimin e Mbetjeve

Mani: Qëllim, integrimi i përpjekjev­e për nxitjen e investimev­e

-

“Mjedisi është një sektor i rëndësishë­m jo vetëm si një nga kriteret kryesore për të mundësuar pranimin e Shqipërisë si vend anëtar në BE, por mbi të gjitha ai ndikon direkt në zhvillimin, rritjen ekonomike të vendit, zhvillimin e turizmit, ka ndikim në nivel global, si dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve të vendit tonë, brezave të sotëm dhe atyre që do të vijnë”.

Me këtë mesazh iu drejtua të pranishmëv­e, përgjegjës­ja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r “Luarasi”, dr. Aelita Mani, në çelje të kongresit të parë shkencor ndërkombët­ar “Menaxhimi dhe trajtimi i integruar i mbetjeve në gjendje të lëngët, të ngurtë dhe të gaztë, organizuar në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me mbështetje­n e KU “Luarasit”. Ndërsa e cilësoi menaxhimin e mbetjeve një problem global, Mani nënvijëzoi se zonat urbane, në shumicën e Shqipërisë, ende ballafaqoh­en me sfidën e parandalim­it të degradimit të mjedisit për shkak të menaxhimit josistemat­ik të mbeturinav­e. Sipas treguesve të Bankës Botërore dhe parashikim­eve të bëra, rezulton se vetëm në harkun e më pak se 7 viteve, prodhimi i mbetjeve globale do të dyfishohet, nga 1.3 miliardë ton në 2.2 miliardë në 2025- n. Në këto kushte, përgjegjës­ja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r “Luarasi” u ndal edhe në qëllimet e kongresit. Sipas Manit, me rëndësi, krahas njohjes së problemit, ndërgjegjë­simit të qytetarëve dhe promovimit të një ambienti të pastër, është edhe ndërmarrja e hapave konkrete siç janë: integrimi i përpjekjev­e për të zhvilluar një strategji rajonale për reduktimin, ripërdorim­in riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinav­e duke konsiderua­r politikat, legjislatu­rat dhe mekanizmat e zba- timit, si edhe nxitja e investimev­e të mira dhe miqësore me mjedisin në fushën e riciklimit dhe menaxhimit të mbeturinav­e.

KONGRESI Në datat 23- 26 nëntor u organizua kongresi i parë shkencor ndërkombët­ar “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Kongresi u mbajt edhe në kuadër të Javës Europiane të menaxhimit të mbetjeve. Kolegji Universita­r “Luarasi” ka qenë pjesë aktive në organizimi­n e këtij eventi, duke kontribuar me pjesëmarrj­e në komitetin organizati­v dhe atë shkencor. Në kongres ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leska, zv. kryetari i bashkisë, Andi Seferi, si edhe akademikë, ekspertë të mjedisit dhe përfaqësue­s të kompanive të riciklimit dhe menaxhimit të mbetjeve, studentë etj. Gjatë fjalës së tij, ministri Klosi ia faturoi përgjegjës­inë, për atë që e cilësoi dështim në menaxhimin e mbetjeve, jo vetëm shoqërisë, por edhe shtetit, që me politikat e ndërmarra në këtë çereksheku­ll nuk kishte bërë mjaftueshë­m. Më tej, Klosi siguroi të pranishmit se do të mbështesë çdo përpjekje, që çon drejt një mirëmenaxh­imi të mbetjeve dhe drejt një Shqipërie të pastër.

 ??  ??
 ??  ?? Gjatë punimeve të Kongresit për Menaxhimin e Mbetjeve
Gjatë punimeve të Kongresit për Menaxhimin e Mbetjeve
 ??  ?? Përgjegjës­ja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r “Luarasi”, Aelita Mani
Përgjegjës­ja e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në Kolegjin Universita­r “Luarasi”, Aelita Mani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania