Panorama (Albania)

Bllokimi, nuk ka kandidatë nga shoqëria civile për KLP

Dështon edhe thirrja e pestë e Kuvendit për kandidatur­at

- ARISTIR LUMEZI

Mungesa e kandidatëv­e nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë ka paralizuar funksionim­in e këtij institucio­ni. Edhe pas thirrjes së pestë të Kuvendit, për shoqërinë civile që të kandidojë për një vend në KLP, përsëri institucio­ni i ri i Reformës në Drejtësi mbetet i bllokuar.

Ky bllokim çon automatiki­sht me moszgjedhj­en e Prokurorit të ri të Përgjithsh­ëm, pasi më 3 dhjetor, mandati i Adriatik Llallës përfundon. Sipas ndryshimev­e të fundit kushtetues­e, është vetëm Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, i cili vendos përfundimi­n e mandatit të Adriatik Llallës dhe zgjedh prokurorin e ri. Asnjë institucio­n tjetër nuk e ka këtë kompetencë. Procesi Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj, iu drejtua më 15 nëntor për herë të pestë shoqërisë civile që të paraqesë pranë Avokatit të Popullit kandidatur­at për një vend në KLP. Sipas tij, afati i paraqitjes së kandidatur­ave përfundon më 30 nëntor. Madje, ai ka zhvilluar në ambientet e Kuvendit një takim me shoqata të shoqërisë civile për të mësuar prej tyre arsyet e ngurrimit të tyre për të pasur anëtar në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Në takim, përfaqësue­s të shoqërisë civile janë ankuar për kritere aspak fleksibël për kandidatët që duhet të shkojnë në KLP, disa prej të cilave janë të vështira për t’u përmbushur. Një tjetër arsye, sipas tyre, është dhe anatemimi i tyre si kandidatë nga politika. Në raundin e katërt të thirrjes për kandidatur­a nga shoqëria civile, ishte paraqitur vetëm një jurist, i cili ishte skualifiku­ar për shkak të mosplotësi­mit të kritereve. Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit, i cili bën vlerësim formal të kritereve, më 31 tetor administro­i vetëm një kandidatur­ë për në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Kandidati Vladimir Vladaj, sipas këtij komisioni, nuk plotësonte kriterin e vjetërsisë prej 15 vitesh punë si jurist dhe se në momentin e kandidimit ai nuk duhet të ushtronte profesioni­n e avokatit. Këto dy kritere e rrëzuan atë si kandidatur­ë dhe pse formalisht duhet të ishin të paktën tre kandidatë për ta cilësuar të rregullt këtë procedurë. Pas këtij dështimi të radhës, Komisioni i Shoqërisë Civile pranë Avokatit të Popullit përmes një shkrese i kërkoi Kuvendit ribotimin e njoftimit për të ftuar shoqërinë civile që të bëhet pjesë e garës për të plotësuar vendin e saj në Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Por edhe sikur të ishte mbyllur ky proces, KLP nuk do mund të ngrihej dot dhe shkak është vetingu. Këto organe përbëhen nga njëmbëdhje­të anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë gjyqtarë/ prokurorë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë të përzgjedhu­r nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të Fakultetev­e të Drejtësisë, të Shkollës së Magjistrat­urës dhe të përfaqësue­sve të shoqërisë civile. Pra, edhe sikur të ishin gjendur anëtarët e shoqërisë civile, pa iu nënshtruar vetingut kandidatët nga gjykata e prokuroria, KLGJ e KLP nuk mund të ngrihen.

 ??  ?? Shpallja e raundit të pestë për kandidatët e shoqërisë civile
Shpallja e raundit të pestë për kandidatët e shoqërisë civile
 ??  ?? Faksimile e vendimit të përzgjedhj­es së kandidatëv­e
Faksimile e vendimit të përzgjedhj­es së kandidatëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania